Po qendroja brenda nje dhome te madhe e cila dukej si pjesa e jashtme e nje lokali,prane deti,ku nga ana perballe meje ndodheshin parmaket dhe dritaret te pa mbyllura e gjigande nga ku mund te shijoje detin.
Qendroja e veçuar pa folur me njeri,duke injoruar kedo qe hynte apo dilte qe aty. Atehere vura re ate ,qe ngadale me afrohej nga pas shpines.
-O Zot ! Dukesh e mrekullueshme Sofia. Ke fituar ca kilograme ekstra,ama dukesh per mrekulli.Je e persosur.
Me pas ai u largua vajti ne cepin tjeter te dhomes se madhe,atje ku mund te shihje detin. I vetmi i persosur ne ate dhome ishte ai,me syte e zinj e floket e erreta qe binin ne kontrast me lekuren e tij te bardhe.Une perfitova nga rasti dhe u nderrova. Vesha nje fustan te gjate veror ngjyre blu,me lulka shume ngjyreshe dhe qe lidhej tek qafa. Me pas vajta ne anen tjeter, ku po qendronte ai dhe e pyeta me medyshje :
-Vertet mendon ashtu? Ne lidhje me ate qe the me pare?
-Po e kisha me tere mend.
Nga gezimi fillova te hidhesha,e bashke me mua hidheshin dhe tulat e barkut tim. Per here te pare arrita ta shihja veten nga larg. Isha nje vajze bufalaqe me lekure te erret,ama e lezetshme siç kishte pohuar edhe ai. Nga gezimi,iu afrova tavolines dhe morra qe aty nje kavanoz me Nutella,te cillin fillova ta haja gjithe neps. Ai mu afrua serisht,ne nje menyre flirtuese largoi kavanozin e Nutelles nga dora ime dhe ne menyren me te sjellshme te mundshme me tha :
-Ma jep mua bufalaqe ! Ke ngrene mjaftushem !
YOU ARE READING
Kurthi i Ëndërrave
FantasyNjë ëndërrimtare,ja çfare ishte ajo. Ju ftoj të njiheni me subkoshiencën e Sofisë nëpërmjet ëndërrave te saj. Bota e ëndërrave mund te jete nje kurth i rrezikshëm,sa imagjinar aq edhe real. A kanë fuqi ëndërrat te kalojnë nga njëri shpirt njeriu tek...