Banori i ri

76 17 12
                                    

Ne ndertesen ku banoja  e cila dukej ekzaktesisht si shtepia ime por me me shume kate,  kishte ardhur nje banor i ri shume i pashem.

Rastesisht e takova dhe arrita ta njoh. Ishte Maksi,shoku im virtual te cilin nuk kisha pasur rastin ta takoja ndonjehere,deri me sot.

Meqenese ishte hera e pare qe po takoheshim,u pershendetem me ndrojtje e siklet,siç mund te jet çdo takim i pare mes dy njerezish. Me dha nje perqafim te vaket dhe ashtu e pranova si te mireqene. Mjaftonte.

U largova nga ai duke i premtuar qe do  takoheshim me vone gjate dites.
U bashkova me vellane tim dhe djalin e xhaxhait. Se bashku beme nje udhetim me makine drejt kryeqytetit. Ndaluam ne nje qender tregtare ku takova Miren,nusen e dajes ,ajo me tha qe goca e dajes Sindi ,do arrinte se shpejti e do bashkohej me ne.

Sapo kusherira ime arriti,u ngazellyem aq shume sa te dyja kercyem nga gezimi qe po takonim njera tjetren. Na kishte marre malli. U be kohe qe nuk takoheshim. U bashkuam me nje perqafim shume te ngrohte e familjar.

Se shpejti do shkonim te drekonim ne shtepine e dajes. Por mua ma ngecen ne fyt dhe dreken. Me duhej te rikthehesha ne shtepi pasi nje pacient me kerkonte ti shpjegoja rezultatin e nje analize.

Keshtu u largova pa pershendetur njeri,me idene qe do rikthehesha se shpejti,ne kohe per dreken.

Pasi mbarova punen qe me priste,vura re qe drejt meje po vinte Maksi. Ai mu afrua i qeshur dhe kete here ne u pershendetem me me shume ngrohtesi,duke shkembyer edhe nje puthje ne faqe. E kishim thyer akullin heren e pare qe u takuam. Tani ishim me miqesore,njelloj si neper bisedat tona virtuale.

Kete here ndodheshim ne tarracen e nderteses ,e cila kishte nje ballkon te madh druri dhe ashtu te perqafuar ecem ne drejtim te tij. Donin te arrinim pragun qe te kishim pamje me te bukur.

-Nuk te kam pershendetur akoma siç duhet.-me tha Maksi.
Me kete me la te kuptonte qe ai kishte deshire te me puthte mu aty.

Une ndodhesha ne buze te ballkonit dhe arrija te shihja çfare kishte poshte. Ne oborr gjendej babai ,i cili po lagte oborrin me zorre uji dhe po merrej edhe me qente e shtepise ,te ciliet i silleshin rrotull. Per nje çast babai ngreu koken lart,duke me pikasur mua qe po rrija ngjitur me Maksin. U acarua shume nga kjo pamje,dhe pse ne nuk po benim asgje te keqe apo kompromentuese.

-Ja e sheh grua? Shikoje mire vajzen tende,ja çfare ben ajo ! -i tha mamase.

U largova me shpejtesi nga pragu i ballkonit. Zemra me rrihte fort. E dija se çfare me priste. Nuk vonoi shume dhe mamaja u ngjit ne tarrace ku ndodheshim ne. Por nuk erdhi e vetme. Pas saj ishin mbledhur disa fqinj kureshtar,te gatshem per te me kryqezuar.

Arrita ta qetesoja mamane duke i thene qe Maksi ishte banori i ri ,ne ndertesen tone dhe une po i tregoja vendin rreth e rrotull. Pasi degjoi fjalet e mia ,mamaja u qetesua duke me besuar. Te gjithe fqinjet e tjere qe i kishin ardhur nga pas, pasi e kuptuan se çpo ndodhte,humben kuriozitetin dhe u larguan,duke na lene me ne fund ne privatesine tone.

Ne krahun tim qendronte nje djale i ri,i cili tha se ishte shoku i Maksit. Ai u entuziasmua shume duke me luajtur syrin. Mendonte se ia hodha shume bukur situates ku kisha rene. Ne krah te tij erdhi Maksi,i veshur me kostum,si nje djale serioz. Me buzeqeshi.

Zbrita shkallet me shpejtesi,per tu larguar nga tarraca. Nderkohe qe zbrisja,goja mu mbush me peshtyme. Sapo u ula ne oborr ,u detyrova te peshtyja ne toke pasi smund ta mbaja me brenda. Mendova me vete se sikur Maksi ta shihte kete skene do i largohej totalisht deshira qe kishte pasur per te me puthur.

Por gabohesha. Jo vetem qe nuk i ishte larguar deshira,por nderkohe qe zbrisja shkallet e nderteses,kisha hyre ne rrezen e interesit te nje komfshie qe po kalonte aty pari. U largova fare nga oborri. Nuk kisha kohe te ktheja koken pas per te marre gjithe vemendjen qe po me kushtonin djemte.

Nxitoja se kisha lene nje dreke pergjysme me kusheriren time. E telefonova.

-Do jem aty per 30 minuta.-i thashe.

-Mos u lodh kot,ne kemi ngrene.-me tha ajo.

Keshtu vendosa te vete ne palester me mire. Fillova programin tim stervitor dhe diku nga gjysma vura re qe ne dhome ndodhej edhe Maksi.

-Hey,mos rri aty kot ,eja te me ndihmosh te stervitem.-i thashe.

Maksi ishte nje tip muskuloz ,shume simpatik. Nje djale qe fitness-in e hante per mengjes,ndaj edhe kerkova ndihmen e tij.

Ai pranoi me shume kenaqesi,u tregua mese i gatshem te me vinte ne ndihme. Mund te them se u lumturua qe i erdhi rasti te behej i dobishem per mua.

Jo shume larg nga aty ndodhej nje salle basketbolli dhe me tha qe eshte me mire te vemi aty te ushtrohemi. E kisha problem se mos salla ishte e zene dhe rruga na vente bosh,por ai me tha te mos shqetesohesha,pasi maksimumi do gjenim tre apo kater persona ta frekuentonin sallen,qe sdo bente aspak problem per ne...

Kurthi i Ëndërrave Donde viven las historias. Descúbrelo ahora