Kapitulli 1

350 29 21
                                    

Guximi, nuk mund t'a numëroj dot sesa herë mund t'a përmendim këtë fjalë gjatë një dite normale. E mendojmë veten tonë shum të guximshëm, që s'kemi frikë apo se mund të bëjmë gjithçka. E di që jeni duke menduar me veten tuaj që kjo është një gënjeshtër. Një nga këto gënjeshtrat e bukura që i themi vetes, guximi jonë më i madh është pranimi i ndjenjave tona. Mund të jetë edhe qarja vetëm në dhomë, pa zë që askush mos të dëgjoj që je duke qarë. Guxim është edhe të buzëqesh në mëngjes kur gjithë natën e ke gdhirë duke qarë. Por guxim është gjithashtu të hidhesh nga një lartësi e të përjetosh adrenalinën që të gjithë e përshkruajnë aq bukur.
Por guxim është gjithashtu ti shkruash letrat personit që ke dashuruar gjatë gjithë jetës, duke i treguar anën negative të lidhjes që ke patur me të, të tregosh gjithcka pa asnjë gënjeshtër. Edhe pse tashmë je e martuar me dikë tjetër që të do shumë.

Unë, bëj pjesë tek kjo e fundit, një shkrimtare që po merr guximin të shkruaj një libër për lidhjen time, për të shkuarën time. Por para se të marri formën e një librit, po shkruaj disa letra për personin që kam dashur më shumë në këtë jetë. Personi që kisha një të kaluar të bukur, jetuam të tashmen duke planifikuar për të ardhmen : për familjen tonë të bukur, për fëmijët tanë. Dhe tani që e ardhmja erdhi, ne të dy s'jemi më bashk, shkatërruam cdo gjë. Jemi dy të panjohur.

Kam shkruajtur shumë libra, disa prej tyre kanë marr famën që meritojnë. Disa prej tjera janë thjesht 100 persona që mund t'a dinë ekzistencën e tyre. Të shkruash të vërteta e tua të errëta në një libër, që lexuesit e mij do t'i lexojnë, kjo për mua është vërtetë një guxim.
...

"𝑈𝑛𝑒̈..." Kjo është e vetmja fjalë që kam arritur të shkruaj deri tani tek faqja e bardhë e Wordit. Kam dashur t'a vazhdoj fjalinë. Sa herë që shkruaja por aq herë e fshija sërisht, përfundova sërisht tek e vetmja fjalë që kisha shkruajtur. Sa e vështirë është të shkruash për veten. Duhet të mendoj për teknikë, si dreqin t'a shkruaj këtë histori, si fillim po krijoj personazhin që do më përfaqësoj mua, po mendoj se kjo është mënyra e duhur. Por e gjitha çfarë bëra ishte të mbyllja laptopin, i cili bëri shumë zhurmë sa mendova se e theva ose e prisha. Laptop ti vlen më shumë se unë, sepse ke gjithcka që ky truri im ka krijuar. Ngrihem nga karrigia që kisha 2 orë që qëndroja ulur, dal pak në ballkon për të marr pak ajër të pastër. Si për dreq, ky ajër i pastër gjithmon na zhyt në mendime, sapo filloi my overthinking. Sot nuk do kemi gjumë natën mesa shoh.

- Zemër, ja ku qenke - bashkëshorti im më përqafon nga mbrapa - për çfarë po mendon?

Arrinë që me një shikim, të lexoj mendimet e mija ose kupton se si ndihem, kjo gjë më ka pëlqyer që në fillim tek Kleon.

-Po mendoj për librin e ri qe dua të shkruaj - mbështes kokën tek krahrori i tij, ndjenjë buzët e tij që më puthin lehtë tek koka.

- Më thuaj nëse mund të ndihmoj me diçka - gjatë këtyre 7 vite, Kleon më ka mbështetur gjithmonë.

- Kam ngecur, s'po di as si t'a filloj historinë time dhe si t'a vazhdoj

-Qetesohu Nori, do shkruash, kam besim tek ti. Le të ham drekën- shkojmë tek kuzhina për të gatuar njëher drekën e më pas të ham.

Siç ju thashë kam 7 vite që jetoj me Kleon, historia jonë e dashurisë filloi në një mënyrë të çuditshme ashtu siç ne të dy jemi. Po, besoj se jeni duke e menduar tani, Kleon nuk është i vetmi djal që kam dashuruar. Është dikush tjetër, që zemrën time e ka marrë shumë kohë më para por do ju flas një ditë tjetër për atë histori që i përket së shkuarës. Do ju tregoj për takimin e parë me Kleonit.

Që nga adoleshenca, kam ndjekur shpesh seanca këshillimi me psikologë të ndryshëm. Që nga fëmijëria kam disa probleme që akoma e kësaj ditë nuk i kam rregulluar. Ose mbase më pëlqen të qëndroj me to, ngaqë më frymëzojnë për të shkruajtur. Jam e çuditshme, pra më pëlqen overthinking ose të mbyllem në vetvete, e më pas të shkëputem nga kjo botë që shpesh herë them përse jetoj këtu. Më duket sikur nuk i përkas këtij vendit. Kështu largohem për në botën time imagjinare, ndonëse jo perfekte por aty e gjejë veten sepse atë botë e kam krijuar unë.

Një ditë psikologia më dërgon për një vlerësim psikologjik tek një psikiatër, ndodhesha përpara derës së tij duke menduar që edhe ky të njëjta fjalë si psikologia do thoshte. E kisha humbur besimin tek ata, mbase nuk ishte faji i tyre por faji im. Faji im që s'doja të bëj përpara, të perballesha me ato që kisha më shumë frikë. Trokas që të tregoja se isha e qytetruar, hap derën pa e menduar që pas kësaj derë qëndronte një djal super hot për të qenë një psikiatër. Mendoja një plakush por jo. S'më interesonte shumë se për çfarë kisha ardhur aty, format e trupit të tij  m'i verboi sytë.

- Përshëndetje, si jeni ? - prezantohet ashtu siç i kishte hije, dukesh qe ishte një gentleman ose ashtu donte të linte përshtypje

- Mir- i kthejë përgjigje shkurt, që mos të vinte re çfarë efekti pati ai tek unë

-Ti duhet të jesh, Nori. Unë jam Kleon, psikiatri që...

- Që do më bësh vlerësimin psikologjik, se psikologia donte një vlerësim nga një specialist më i mirë se ajo vetë. Imagjino kur nuk e gjen dot ajo se çfarë kam, kur vetë une e di, pfff ca janë këta kështu kot - doja që fjalët e mija t'a acaroni atë

- As tani, s'do që të jesh këtu? - më afrohet aq afër sa thashë për një moment se më pushoi zemra.

- Mos harro që jam këtu për një vlerësim- largoj pak kokën sepse nëse do qëndronim e pak sekonda më shumë aq afër, s'do e kisha mbajtur veten për t'i puthur ato buzët.

- Do lëm një tjetër takim pas një jave - thotë duke shkruajtur në atë bllokun e tij, ngre shikimin nga blloku i tij e më shikon mua. Shikimi i tij fliste më shumë sesa fjalët e tij.

Pas takimit tonë të parë, u takuam e disa herë të tjera deri ditën e fundit që do më thoshte diagnozën e saktë, pra çfarë kisha. Shkoj në zyrën e tij, hyjë brenda pa e ditur që Kleoni ndodhesh pas derës, më kap prej beli.

- Erdhe për të marrë përgjigjen- më thotë ndërsa luan me flokët e mija

- Po, hë më thuaj jam skizofrene- i them në një mënyrë tallëse.

- Dua të them diçka tjetër tani- pas këtyre fjalëve nuk foli më sepse buzët tona u takuan. Më kishte munguar të puthja dikë me aq pasion, buzët e tij ishin aq të buta dhe të ngrohta sa nuk doja vetëm t'i puthja por edhe t'i kafshoja fortë. Përveç diagnozës që Kleon vendosi për mua, në atë zyrë gjithashtu vendosi dashurinë.

- Mos të pret ndonjë pacientë tjetër jasht tek dera- them pasi shkëputem për një moment nga buzët e tij.

- Ti je pacientja e fundit që lash për takimin sot - përgjigjjet duke e ditur që do e bëja këtë pyetje

- Mirëmëngjes- Kleoni më puth lehtë tek balli, këtë mund t'a përshkruaj si ato puthjet e lezetshmet që të ngrohin zemrën që në mëngjes

- Mirëmëngjes- e puth lehtë ato buzët e tij që dije në darkë puthën çdo pjesë të trupit tim. Mbase për ju kjo që bëra ishte një gabim, një gabim i nxituar por s'më intereson.
E di që ky ishte vendimi më i mirë që kam zgjedhur gjatë gjithë jetës sime, ky krevat që ishim shtrirë të dy do ishte krevati që do ngriheshim së bashku mëngjes për mëngjes, do bënim dashuri sikur të ishte hera jonë e parë. Kjo shtëpi, do kthehesh vërtet një shtëpi për mua, shtëpia që më fali mua një familje.

- A të ka marr uria?- pyet ndërsa luante me flokët e mija dhe sytë e tij ishin tek buzët e mija

- Do gatuash ti? Nëse gatuan ti, po më ka marr uria - sa mirë ndihem nën krahët e tij

- Dhe mua më ka marr shumë uria- sytë e tij vazhdonin të shikoni buzët e mija, po i hante me sytë

-Le të cohemi- bëj që të largohem prej tij, por ai më afron ndaj vetes e më përqafon fortë

-Le të qëndrojmë dhe pak kështu. - Nuk e di edhe sa do priste Kleoni për të puthur buzët e mija, bëj lëvizjen e para, puth buzët e tij -Pse po prisje aq shumë? Mund t'i puthësh kur të duash këtë buzë.

-E di, ato janë buzët e mija, më përkasin mua

Kjo është historia ime e re, shpresoj t'ju pëlqejë ❤️ Lini mendimin tuaj për pjesën e parë.

𝚃𝚎̈ 𝚅𝚎̈𝚛𝚝𝚎𝚝𝚊 𝚝𝚎̈ 𝙿𝚊𝚝𝚑𝚎̈𝚗𝚊 ✓Where stories live. Discover now