Sme besohet qe terhoqa kembezen e armes mbi ta. Vendi...u mbush me gjak. Syte me tregonin vetem kuq edhe kur hodha nje shikim te shpejte nga dritarja teksa po villja, gjithcka shihja ishte kuq. Per nje moment mu duk sikur volla gjak.
U trema nga duart e mia. Shprehja i ke te lara duart ne gjak mori kuptim pikerisht kur zbraza automatikun ne trupin e tyre. Duart e mia nuk rridhnin gjak , kishin vetem disa pikeza tek tuk qe ishin perhapur fuqishem ne te gjithe trupin tim. Me frikesoi nje rrjedhe gjaku mbi faqen time. Mendova se isha vrare diku por kishte qene thjesht nje nga ato pikezat e gjakut te kushedi kujt qe ishte perlyer me lotet e mi e po rridhte poshte per tu perplasur kushedi ne ç'grumbull gjaku tjeter .Po. Qava si dreqi e akoma po qaj. Sme intereson se jam burre e se burrat nuk qajne. Un po qaj , po dridhem , dua te bertas ashtu sic ulerinin ata per ti kursyer jeten, por smundem sepse kam frike se dikush do me degjoje dhe plani im do deshtoje.
E din ditar...eshte paksa ironike qe mbaj ditar akoma por kur nuk ke nje mik per ti treguar skutat e erreta qe te pushtojne shpirtin detyrohesh te gjesh dicka per te zbrazur te keqen, diku, ashtu sic bera me ta, zbraza armen me duart qe me dridheshin... po thoja qe sot ditar eshte edhe fundi im. Por une sdo te te le pas as ty . Smund te le te tjeret te studiojne skutat e erreta te trurit tim.
Perpara se te vras veten do te te djeg ty, do te te vras edhe ty ne flaket e kuqe ditar e te shoh sa gjak mbajne fjalet e mia.
Lamtumire ditar...
Mbylli kapakun e tij me gishtat qe i dridheshin teksa mundohej te fshinte duart ne rrobat e tij me idene qe ato sterkalat e gjakut nuk ishin larguar ende. I ferkonte duart e i ndizte flake teksa dridhja i kaloi ne te gjithe trupin. I levizte syte shpejt per te gjetur nje shkrepse ne ate kuzhinen e vogel te tij me shume te boshatisur sesa te mobiluar .
Zhurma e karriges se drunjte teksa perplasej me dysheme i gervishti mendimet dhe e beri te leshonte nje te share. Tani do i duhej te ulej serish ne karrige ne menyre qe te gjente vargun e mendimeve, te mund te arrinte qe te kuptonte arsyen pse ishte ngritur nga aty.
E terhoqi karrigen prane tavolines dhe nxitoi te hapte fleten e fundit te shkruar te atij blloku me karton blu qiellor qe ai e urrente aq shume. Kendoi me ze te ulet vajtueshem fjalet qe kishte shkruar dhe mbylli serish kapakun e tij.
U drejtua per tek rafti ku mbante gjerat e tij te vyera si kafeja dhe sheqeri te cilat kishin qene shoqeruset e tij qe kur ishte kthyer nga ai vend i flliqur ne te cilin kishte dashur te kerkonte nje rreze shprese , nje rreze qe ishte fikur me te kuqen e perflakur te gjakut te personave qe kishin vdekur nga arma qe ai mbante te shtrire ne dyshekun matane dhomes.
Rremoi mes gjerave te pakta derisa duart i gjeten nje kuti shkrepseje te verdhe te cilen e mbante shtrenguar si te ishte shpetimi i tij.
E vendosi bllokun ne lavaman dhe nxitoi ti hidhte pak vaj siper duke qene se ai alkoolin nuk e kishte konsumuar kurre. Ndezi shkrepesen me syte qe i mbante te fokusuara te kapaku dhe do betohej qe tashme edhe ngjyra e qiellit per te do kishte ngjyre te kuqe.
I shkeputi syte nga kapaku kur flaka u shua pasi kishte arritur te digjte fijen e shkrepses dhe nje cope te lekures se atij gishti te cilin ai se ndjente me qe nga tronditja e armes teksa lironte fisheket si bishe e terbuar.
Nxitoi te ndezte nje fije tjeter te cilen e hodhi menjehere ne lavaman dhe nuk qendroi te veshtronte sesi fletet moren flake. Sesi cdo fjale e tij, cdo sekret , cdo arsye pas qellimit po digjej ne perskuqjen e flakeve. Tanime ai ditar ishte asgje, nuk kishte ekzistuar kurre.
Ashtu i heshtur ngre koken lart pasi arrin ne dhomen ku kishte lene armen. Veshtron ambazhurin ne formen e yllit qe kishte lene ndezur , i pelqente shume drita qe ajo bente kur kerkonte te vinte gjume ne sy ditet qe nuk planifikonte si te vriste.
Po te mos ishte per sirenen e policise qe po i afrohej pallatit te braktisur ku ai banonte do shtrihej ne dysheme e do veshtronte driten e bardhe. Te vetmen drite te bardhe qe nuk i kujtonte fajin qe kishte bere.
U ul ne mesin e dyshemes e rrembeu armen prane tij.
E mbante tyten shtrenguar me dy duar teksa kemben e vendosi ne kembezen e armes."Jusuf Balla e dime qe jeni brenda. Hapeni deren ne jemi policia. Po ju paralajmerojme , nese nuk e hapni kete dreq dere atehere do jete detyra jone ta bejme."
Trokitjet tek dera nuk i benin pershtypje. Kishte planifikuar gjithcka. Shtyu fort kembezen e armes dhe ndjeu nje te nxehte ti pershkronte tej per tej fytin, teksa koka iu perplas fuqishem ne dysheme.
Zerat e policeve dhe dera qe shqyhej ishin asgje per te. Skishte me frike, dhimbje, lote. Vazhdonte te shihte driten e bardhe te ambazhurit e cila ishte pikuar tek tuk me gjakun e tij por ai nuk e shihte. Vazhdonte ti ngulte syte tek ajo drita e bardhe qe nuk ishte aspak drita e bardhe e ambazhurit.
An: Peepssss erdha un prap. Kjo histori shpresoj te jet ma pak suckish se tjerat 😂
Oh se harrova me than sa durimin e ka Gabroo9 qe merret me editiminnnn hallall edhe shm flm nderkoh
AnalisaElami dedicated to u ...pres me padurim historin tane tashi xp
Welcome ne Autoportret 😊
YOU ARE READING
Autoportret |✔|
General FictionNentitulli- Ngjyrat e Jetes ~Nje ditar i nje djaloshi te keqtrajtuar nga jeta qe do digjet per tu mos u lexuar kurre diten qe ai vendos ti jape fund jetes se tij. Ndiqeni historine per te ditur se cndodh midis atyre rreshtave te shkruar ...~ ©pyrigh...