0-10 (lejla)

78 18 137
                                    

Super dedicated to happychild99 😂 ke nje surpriz nfun 😂😂

"Si quhet ky vendi?"

"Halebi."

Makina vazhdonte te tundej sa here haste ne gropat e shpeshta nderkohe qe personat qe ndodheshin brenda kerkonin te leviznin sadopak per te ndjere trupin e mpire.

"Edhe sa kohe do na duhet te ecim me kete rrangallen?"

"Si shume pyetje ben ti djale."

Nje moshatar i Jusufit i hakerrehet duke i ngritur zerin teksa i afrohej frikshem fytyres se tij. Lodhja dhe frika per te panjohuren iu ishte veshur  ne mimike, ama ne sy kishin vendosmeri qe uleriste jemi gati per dicka qe nuk eshte video-loje e versionit Siri.

"Ora 10." Konstatoi me vete duke menduar per takimin qe kishte lene me te atin e Edit.

"Cka patur per te me thene valle?"

Mermeritjet e tij nuk u  mirepriten mire nga  djaloshi qe kishte ngjitur qe vazhdonte ta shikonte venger a thua se ishte faji i Jusufit per nervozizmin qe e kishte kapluar.

****

"Alo! Mustafa? E kisha lene te takohesha me Jusufin sot, a di gje se ku ndodhet?"

"Eshte larguar. Ka vajtur ne Siri ne lufte. C'baba jam une qe nuk di me cfare eshte marre im bir? Si mynd te quhem baba kur nuk dija qe ai ishte nje fans i Isis ?"

Leshon trupin e ftohte mbi kolltuk teksa shtrengon pa vetedije fleten qe i biri kishte hartuar me kujdes per ti thyer zemren ne menyren me te shemtuar .

"Cdreqin thua Mustafa?"

Zeri i ngritur i babit te Edmondit beri qe Mustafai ta largonte paksa telefonin nga veshi i tij. Vazhdonte te mbante ne duar letren e shkurter te Jusufit me ate shpjegimin e vaket se ku ndodhej duke genjyer per pelqimin ndaj Isis te cilen ai e kishte kerkuar per jave te tera vetem per te ditur me shume .

"Me ka lene nje leter. Thote qe xhihadi eshte rruga e Zotit dhe ai duhet ta beje kete per te ndihmuar vellezerit e tij meqe vellain e vetem se mbrojti dot. As vete spo di c'kuptim ti jap."

"Me prit ! Po vi ne shtepi tani."

Vendime te lidhura zinxhir per te ndryshuar jete te njerezve ne bote te ndryshme. E bardha e qete per ata qe mbi supe mbajne luksin e te pasurit vetem halle psikologjike dhe sfondi i zi me njerez qe shtrengojne barkun dhe ushqehen me reren e pergjakur te trupave me shpirt te pafajshme. Te  lindur te pafate per nje bote te ndyre ne faje.

****

"Mberritem." Bertiti nje mjekrosh mezo burre teksa mbante deren e furgonit hapur qe te tjeret te mund te zbrisnin.

"Mund ti lini dokumentat tuaj ketu." Bertiti nje tjeter qe kishte zgjatur duart per te rrembyer mjetet e tyre te identifikimit.

"Pse duhet ti leme ketu dokumentat?"

"Ti djale me te vertete ben shume pyetje." Nje tjeter moshatar iJusufit  me sy te fikur konstaton nje tjeter te vertete teksa dorezon i pari pasaporten.

"Pa merak , mund ti merrni dokumentat kur te doni, ne thjesht do i ruajme ne nje vend te sigurte ."

Me kete do te thonte qe pasaportat e tyre digjeshin per te mos u marre me kurre edhe nese ata arrijne te shpetojne nga plumba qorre ose bombardime te qellimshme.

Ecen ne rresht  per te dorezuar mjetet e tyre te identifikimit pa kundershtuar genjeshtren qe qendronte shtruar para syve te tyre te mbuluar ne entuziazem te pakuptimte per nje eskursion vdekjesh.

I prezantuan me krevatet e tyre nen ate cadren  blu te erret ku qendronin shtrire qindra te tjere ne moshen e Jusufit qe pershendesnin me ulje koke sa here dikush kalonte prane tyre ndersaJusufi ecte pas te tjereve me koken poshte duke veshtruar  majen e kepuceve.

Krevati i tij kishte nje carcaf gri nen te dhe nje jorgan lejla te zbehur nga perdorimi permbi. Hekurat e krevatit te tij ishin ngjitur me ato te djaloshit me sy te vegjel qe  e veshtronin cuditshem duke i sjelle nepermend Mertit. Duke kujtuar edhe nje tjeter here arsyet pse qendronte shtrire ne ate hekurushte me mbulese lejla.

"Neser do fillojme zyrtarisht stervitjen, sot hidhni nje sy rrotull!"

Prane personit qe fliste ishte nje djale me syze qe fliste anglisht rrjedhshem duke perkthyer fjalet e tij ne menyre qe te gjithe te kuptonin.

"Beni mire te ndiqni rregullat dhe kur te bjere  alarmi te jeni gati. Ketu falen 5 vaktet , rroga mujore eshte 30 dollare dhe per te ngrene shtrohet mensa dy here ne dite tek cadra matane. Qarte?"

"Po zoteri." Pergjigjia ne unison e gjeti te papergatitur Jusufin qe u tremb nga oshetima e fjaleve te personave qe brofen ne kembe.

"Je gati?" E pyeti nje djalosh nga ana tjeter e krevatit.

Te ishte gati per cfare? Ai ishte aty vetem si te mesonte te gjuante me arme njeriun qe i mori buzeqeshjen . Nuk mendonte se duhej ndonje pergatitje e vecante per kete.

"Neser do na ndajne ne te rriturve. E ke vendosur se ku do marresh pjese?"

"Ehe." U pergjigj shkurt teksa futi valixhen e tij poshte krevatit duke u shtrire me pas ne te.
Genjeu duke menduar qe ajo pergjigje do i mbyllte gojen atij personi per te ndenjur ne qetesine zhurzhuritese te asaj cadre.

Kamikaz nuk behej dot sepse e dashuronte jeten edhe pse jeta e tij ishte copetuar nga erera te forta fatkeqeish qe hungerine brenda tij rresht duke e lene te zhveshur e ne pamundesi per tu mbrojtur.

Do bashkoj me te tjeret  per te mesuar vetem armen sepse vetem aq i duhej per te rikthyer jeten e tij te meparshme. Vetem kjo genjeshter e lige i ushqente mendjen per ti marre perfundimisht shpirtin.

Ju kerkoj ndjes per vonesat po jam ba pertace madhe 😢 edhe ju lutem me thoni nje ngjyr se kam met pa titull te pjesa tjeter 😂

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Ju kerkoj ndjes per vonesat po jam ba pertace madhe 😢 edhe ju lutem me thoni nje ngjyr se kam met pa titull te pjesa tjeter 😂

Autoportret |✔|Where stories live. Discover now