1-13 (roze)

51 19 77
                                    

⚠Pjesa ashtu si e gjithe historia permbajne fragmente dhune, perdhunimi ose vrasjeje te cilesuara si te maturuara. Read at ur own risk...ose beni skip⚠


Ate dite perendimi i diellit kishte shperthyer nje mori ngjyrash mbi kryet e personave qe vraponin per te gjetur nje strehe larg atyre plumbave qe drejtoheshin drejt trupave te tyre e njelloj si nje situate te cilen Jusufi e kishte perjetuar, vazhdonte te qendronte i shtrire ne toke duke ndjere gjakun ti lage nje pjese te krahut.

Vazhdonte te veshtronte qiellin qe kishte humbur monotonine dhe kishte marre nje roze te embel hyjnore mu permbi tij. Nje roze qe vallezonte me ngjyra te tjera diellore lehtshem duke rrembyer nje harkim te qeshure nga ai.

Sndjente me asgje, as deshiren per tu ngritur nga ai vend i bute rere te shkrete, as deshiren per tu hakmarre per nje shpirt qe kurre sdo kthehej pas ne boten kalimtare.
Vazhdonte te veshtronte ate bukuri madheshyore te larget per duart e tij duke u dorezuar pa luftuar.

"Po na sulmojne ushtaraket ejj! Mos i mbani armet ngrohte nen sqetull. E dua ate ndertese perdhe. Gjuani!"

E ata gjuanin me syrin ne arme, trupat e ushtarakeve te fshehur pas rrjeshtit te makinave te tyre qe iu pergjigjeshin plumbave me bomba.

"A jane vene minat ne pozicion?"

Teksa makinat e tyre ngjiteshin drejt kodres hidheshin ne ere sapo shkelnin ndonje bombe te qellimshme vendosur aneve te rruges.

"Mos u terhiqni ndryshe do vdesim te gjithe. Perdorni armet! Jepini!"

Jusufi po vriste mendjen se ku e gjenin ate force per te qendruar ne kembe, nga buronte ajo urrejtje per tu shtene ne arme, nga lindte ajo peshtirosje per jeten sa te detyronin veten te shkaterrohej ne mijera copeza per te bombarduar te tjere.

2 ore te gjata krisjesh qiellore duke veshtruar sesi fustanella roze largohej drejt perendimit. Ore te kaluara nen qiell qe veshtronte syte e Jusufit qe lexonin mjaft ne shkronja lotesh.

"U larguan, u larguan. I trembem, madje vrame dhe disa prej tyre. Mlidhini shoket qe jane te plagosur lehte dhe i coni ne cadren e mjekimit te tjeret i fusni ne grope."

Zeri i anglezit vinte i dobet dhe fjalet hidheshin me veshtiresi njera pas tjetres nderkohe qe mundohej te mbushej me fryme.

Ne qiellin dikur roze po dilnin pikeza dritash te fshehura pas ndonje rèje madhoshe blu te erret. Qielli ndryshonte ngjyre ama ne syte e Jusufit qe vazhdonte te ishte i shtrire nuk ndryshonte. Ishte thjesht qiell i larget per duart e tij.

Nje kembe po tundte trupin e tij duke e zgjuar nga endrra hutuese per te vallezuar me dritezat atje larg, mbi te.

"Je mire?" Dikush kerkonte te sigurohej nese ai ishte i gatshem te luftonte me tej apo ishte plagosur rende ne menyre qe ti gjendej vendndodhja e tij. Gropa e madhe me trupa te pashpirt qe zinin poshte disa trupa me jete qe ulerinin ne dhimbje derisa zeri i tyre te shuhej, apo cadra e zeze qe gelonte nga zhurzhuritjet mallkuese ndaj ushtarakeve perendimore.

"Hidheni ne grope se bashku me te tjeret!"
Dy pale krahe po e terhiqnin zvarre trupin e tij me sy te fiksuar larg.

Vrapuan me peshen e tij te terhequr zvarre per ta hedhur mbi nje grumbull trupash qe duhej varrosur per te mos u dekompozuar ne fusha stervitjeje. Vetem kur trupi i tij ra rendshem mbi kockat e dikujt tjeter qe leshoi nje fryme te fundit subkoshienca e tij u zgjua nga ai enderrim syhapur.

U zvarrit per te dale nga ajo grope teksa bertiste qe ti zgjasnin duart.

"Jam gjalle po ju them, me ndihmoni!"

Duart i ngjeshi ne pjesen e siperme te tokes e kembet mbi grumbullin e njerzve qe srridhnin me gjak. E ngjiti veten lart dhe hodhi nje shikim te shpejte pas per te pare tmerr te atyre thirrjeve ne zera te percelluar.

"Me nxirrni qe ketu!"

Lutja qe po perndiqte Jusufin nga pas , nje lutje jo ne unison nga zera me melodi te ndryshme qe po perndiqnin hapat e Jusufit edhe pse ai tashme ishte larguar. Nje thirrje per ndihme qe do jehonte ne mendjen e tij aq gjate sa mendja te vazhdonte te jehonte.

Nxitoi per ne cadren e zeze aty ku shtreterit ishin te zene nga moshataret e tij qe vajtonin per pjeset e trupit te humbura a dhimbjet shpuese te kockave te thyera.

"Je plagosur." Konstatoi nje ze familiar per te , qe e urdheroi ne heshtje me ane te duarve te zinte nje cep te nje krevati ku dikush shtrihej i pergjumur.

Drita e erret qe krijohej nga llambat e vajit se bashku me eren e gjakut dhe mendimet e grumbullit te thirrjeve jehonuese po krijonin nje gjendje psikologjike te re qe nuk ishte aspak burreri.

Frika i kishte mberthyer kockat dhe neveria qe kishte krijuar ai muaj ne ato cadra e fusha te pergjakura po e benin te humbiste mendjen.

"Djale gjej nje rruge e ik qe ketu!"

Nje rrugedalje nga ferri per ta cuar si nje ferr ne shtepi.




I sa mdhem koka bre

E di qe si lexon njeri kto AN po kush i lexon tna thoj naj barsalet ...po deshet eee

Autoportret |✔|Where stories live. Discover now