1-17 (epilog)

98 23 50
                                    

Duartrokitjen pushtuan sallen e vogel ndersa Arlo e kishte te pamundur te degjonte pergezimet e Grejs qe mbante veshur nje buzeqeshje rrezellitese.

Ishte promovimi i librit te dyte nje pjese e cila ishte marre si ofendim dhe keqinterpretim duke perfshire  edhe aftesite e tij qe nga kritiket u cilesuan si te dobeta, ama per te e rendesishme ishte se sot bota ishte ne duart e tij dhe duart e tij kishin shkruar masaker sepse vetem nje e tille arrinte te zbuste egoizmin e pashoq te hundeperpjeteve.

"Jam shume krenare per ty."

I dhuroi nje buzeqeshje neper puthje e nxorri nga palltoja e kuqe me kuadrata nje kopje te atij libri te holle me mbishkrimin "Ngjyrat e Jetes" per ti kerkuar nje autograf.

E puthi fort duke shkrire buzeqeshjen ne dashuri dhe e rrembeu me pas ne perqafim falenderimi.

E dinte qe historia e tij sdo ndryshonte dot asgje ne ate bote sa te madhe po aq te vogel ama kerkonte qe njerezit qe arrinin me te vertete te lexonin te mund te shihnin boten ne syte e tij te mendjes dhe mrekullite qe  mund ti bejme reale shpesh refuzohen e shihen si te veshtira nga mjegulla e dendur e egoizmit.

Ndonjehere nuk mjafton te jesh mire ne guacken tende. Ndonjehere duhet te nxjerresh duart jashte asaj guacke te parehatshme per te provuar ftohtesine qe ka filluar ti rrije ngushte botes.

Arlo me historite e tij kete bente, zgjaste duart jo te verberve per te ndihmuar vullnetaret qe sduan erresiren dhe veshjet e ftohta.

Sa bote do ndryshonin ato fjale ishte thjesht nje ceshtje verbimi dhe force.

-Nuk ekziston asnje Jusuf ne jeten reale?

I buzeqeshi motres se Grejs e cila ndihej e lehtesuar per faktin qe asnje njeri skishte vuajtur ne ate menyre deri diku makaber e te pabesueshme.

E ajo buzeqeshi duke harruar per sulmet qe ndodhin thuajse cdo jave ne nje nga qytetet e shteteve te ndryshme te egoistes bote. Buzeqeshi duke harruar se egoizmi i botes arrin deri ne tualetet e krijuara nga ar dhe femi qe thajne trupin pa deshire duke enderruar per formen dhe aromen e ushqimit.

"Nuk ka nje Jusuf sepse ka shume te tille per te cilet une e ti spo bejme dot asgje per ti ndihmuar sepse sistemi i botes tone eshte ndertuar me themele uni dhe egoizmi."

Nje tjetee histori qe ndoshta sdo kishte sukses e do lexoj shume pak. Nje tjeter histori qe do lexohej e nga gjysma do keqkuptohej e keqinterpretohej. Ama nje histori e shkruar  per ti vene vulen e egoizmit botes do mbetej gjithmone sepse realizmin se mbyt dot asnje pesimizem a optimizem.

Nderthuren gishterinjte me njeri tjetrin duke sfiduar te ftohtin e atij dhjetori te acarte dhe dolen nga ajo salle e ngushte e mbushur me rafte  librash per te festuar realizmin duke lene pas Jusufin pa e harruar ate.


There is no real ending its just the place you stop the story

AN: Ket histori e kam shkru per te gjitha arsyet e thena me larte...per ata qe se dine kush asht Arlo dhe Grejsi...jan dy personazhe nga nje tjeter histori e imja dhe Arlo asht shkrimtar. Pra nuk ka Jusuf ose me sakt e gjitha eshte nje histori qe e ka shkru Arlo.

Nese keni pyetje me thoni (:

Faleminderit te gjithve qe harxhuat kohen per te lexu Autoportret ❤


Autoportret |✔|Where stories live. Discover now