Ishte shtrire ne barin e gjelber me te cilin ajo qender tregtare krenohej. Ishte nje bar qe i kishte mbijetuar acarit te tmerrshem te asaj qyteze , i kositur shume pak larg tokes e dukej si nje fushe e vogel sportive golfi.
Shtrengonte xhupin e tij te cilin e terhiqte me doren e lagur nga pikat e para te asaj stuhie te furishme acari per ta vendosur mbi armen qe e mbante nen sqetull. Kishte shenjestruar me veshtiresi nga pozicioni ku ishte shtrire Merti dhe dy shoket e tij qe e shoqeronin ngado. I kishte hasur nja dy here ne ate qender tregtare kur kishte dale per te shetitur me te dashuren e tij dhe prania e Mertit ishte vene re menjehere. Heren e dyte kishte kaluar nga ajo qender tregtare ne te njejten ore me qellim per te pare ne ata do ishin serish aty. Ishte rutina e tyre te qendronin ne kafenete e qendres tregtare e te ngacmonin vajzat qe vinin aty e te talleshin hera heres me to.
Ngriti pak koken lart ne terri e qiellit dhe dy pika shiu udhetuan ne fytyren e tij qe djersitej nga nervozizmi edhe pse bente ftohte si dreqi.
Priti duke u dridhur duke veshtruar akrepin e gjelber te ores . Priti duke shoqeruar me sy njerzit qe vraponin nga pikat e shiut pasi dilnin nga qendra tregtare. Priti nen qiellin e hapur teksa goditej nga pikat e medha te shiut qe depertuan nen xhupin e tij sintetik dhe lagen armen.
Priti derisa rrahjet e zemres iu shtuan dhe fryma i mbeti ne gryke .Pa siluetat e tri djemve te dilnin nga dera kryesore duke qeshur dhe syte menjehere i shkuan tek ora. Ishte 10 e nates dhe mendja i fluturoi ne shtepi. Aty ku darka do ishte shtruar , gotat do ishin takezuar dhe unazat e florinjta te marteses do ishin shkembyer. Nje ore 10 qe do sillte fundin e nje tjeter jete nga vetegjyqsi e eger e panevojshme.
Vrapoi lehte pas tyre ne sfond me shiun e rrembyeshem qe perplaste lotet e qiellit mbi toke. Shikimi i tij dukej sikur hapte perden e shiun qe vizioni te ishte mbi trupin e Mertit. Paramendonte plumbin qe shpetonte tejpertej trupin e mishte te tij teksa e fshihte armen nen xhupin e lagur.
"Shihemi neser ne shkolle." Degjoi zerin e trashe te Mertit duke u pershendetur me shoket e tij per ta vazhduar rrugen e mbetur vetem pa qene nen dijeni per shoqerine e hapave te fshehte te Edmondit qe ishte betuar te shenderrohej ne nje vrases ate nate.
Pas njefare kohe ndaloi hapat dhe nxitoi te fshihte trupin pas cepit te nje ndertese te ngjyer ne jeshile kur Merti ktheu koken ne dyshim. Nxorri vetem nje pjese te fytyres per te pare ne Merti po e shihte . Doli duke mallkuar nga ai cep kur vuri re qe Merti ishte zhdukur. Leshoi trupin disa hapa para duke u rrotulluar per te kerkuar me sy silueten e Mertit. Shiu po ia bente me te veshtire shikimin teksa era ia perplaste disa pika ne fytyre.
"Dreqin Mert." Zeri arriti te mbyste zhurmen e pikave te ujit qiellor qe perplaseshin me pellgjet ne ato gropa anash ndertesave te ngjyrosura ne ylbere.
"Po na kerkoje?" Ktheu koken per tu perballur tanime jo vetem me Mertin por edhe konet e tij. Beri disa hapa te medhenj pas per tu perplasur ne murin jeshil.
"Qendroni pas!" U kujtua qe nen xhup mbante nje arme te cilen nxitoi tua drejtonte duke i kercenuar seriozisht. Truri i tij ishte zbrazuar nga ndjenjat e tjera dhe brenda tij mbizoteronte vetem inati.
"Beni pas ose do tju qelloj!" Mori nje qendrim serioz duke mbeshtetur te dyja duart ne armen e policise te te atit qe e kishte rrembyer pa lejen e tij.
"Je po aq idiot sa ai shoku yt . Po mban ne dore nje Makarov-9mm . Tyta e armes po kullon uje Edush." Shoqeronte cdo fjale me nje nenqeshje fitimtare duke hedhur para disa hapa te vegjel per tiu afruar trupit te Edmondit.
"Nese tyta e armes laget, vijaska qe i jep force plumbit, do jete cakorduar. Nese je me fat ai plum del nga ajo arme por drejtimi i atij plumbi nuk eshte nga ke drejtuar armen. Dhe ne rastin me te rendomte thjesht do te degjosh zhurmen e te shtenes por sdo dale asnje plumb."
Syte e Edmondit u zmadhuan dhe shetisnin sa te arma e tij ne duart qe sdinin me te shtrengonte armen me sigurine e meparshme , sa ne trupat e tre djemve qe po afroheshin drejt tij duke u zgerdhire.
"E dinim qe ate dite qe na kercenove se sindroma down kishte treguar. Te kemi ndjekur qe prej asaj dite dhe e dinim qe ti do perpiqeshe te hakmerreshe per ate copen e mishit te shemtuar. Epo ja ku jemi. Gati per hakmarrje Edmond."
Shtypi fort kembezen e armes por asgje . E provoi serish me trupin qe i dridhej nga pasiguria dhe frika qe ia kishin perpire shpirtin. Mallkoi nen ze teksa hodhi armen ne nje cep te ndertese hoqi xhupin e jeshilte dhe mori nje pozicion luftetari. Nuk dinte asgje nga dyluftimet ama nuk hoqi dore nga te menduarit se ishte i tille per te qene nje i tille.
Nje luftetar nga ata tipiket qe ndeshen rendom neper televizione apo libra te ndryshem. Nje luftetar i deshtuar me deshiren per te vrare nje njeri te keq te historise se njeriut qe donte me shpirt per pafajsine qe e rrethonte. Nje luftetar qe po luftonte duke pritur disa nga grushtat dhe shkelmat qe po i vinin ngado nga tre djemte qe i ishin sulur trupit te tij per ta shklyer.
"Po te pelqen kjo hakmarrja Ed?"
Ndjeu nje shkelmim te forte ne brinje , nje grusht ne fytyre dhe nje therje te forte anash barkut. I uli duart qe mbante lart per mbrojte duke dashur te mbushej me fryme ama tri djemte perfituan nga rasti per te shfryre forcen e tyre mbi trupin tanime te pafuqishem te tij.
Dy grushta ne fytyre.
Nje shkelm mbi plage.
Nje e therur ne mish.
Kishin filluar tia benin trupin shoshe me thiken qe e mbante Bensi ne duar. Gjaku po lahej nga shiu ndersa dhimbja po fashitej nga qetesia. U leshua pertoke duke humbur ndjenjat nderkohe trupi i tij vazhdoi te lekundej edhe disa here te tjera perpara se dritat e nje pallati te tere te ndizeshin .
"Duhet te ikim perpara se dikush te na shohe."
Nje trup mbi trotuarin e erret te asaj nate janari te fohte. Nje trup shpirti i te cilit duhej te ishte nen krahet e se motres ne nje perqafim te ngrohte. Nje trup mbi trotuar qe nuk linte shiun te prekte token e etur qe ushqehej me te. Nje trup qe te nesermen do gjendej serish aty pa levizur duke tronditur shpirtrat e shume trupave te tjere.
Te qenurit i pafajshem ne nje kuti ligesish te ben nje shenjester te lehte qe mund te goditet ne menyrat me te shemtuara per te te lene si nje kujtim te harrueshem brenda asaj kutie ndoshta te harruar nga krijuesi.
Gabroo9 😂 i bejm thirrje tfilloje tlexoje naj gje ne watt se la nam xp
Harrova ca do thoja tjeter (👆 ) 😂
YOU ARE READING
Autoportret |✔|
General FictionNentitulli- Ngjyrat e Jetes ~Nje ditar i nje djaloshi te keqtrajtuar nga jeta qe do digjet per tu mos u lexuar kurre diten qe ai vendos ti jape fund jetes se tij. Ndiqeni historine per te ditur se cndodh midis atyre rreshtave te shkruar ...~ ©pyrigh...