0-4 (kafe)

118 31 114
                                    

Degjonte trokitjet mbi deren e drunjte kafe qe i dukeshin si iluzion i asaj gjysem endrre te pergjumur qe po shihte. Murmerinte me vete nen ze mallkime te shumta duke vene mbi dhimbje paaftesine per tu ngritur. Bertiti me zerin e ngjirur nga te qarat dhe fshiu me mengen e bluzes shenjat e loteve mbi faqe.

"Eshte e hapur." Arriti te belbezonte teksa shikimin e mbante te ngulur ne kafene e drunjte qe po hapej ngadale duke krijuar nje zhurme bezdise. I njohu ata kepuce kafe me ate kercitjen karakteristike te takes se shkurter te ngjyer me gome te zeze.

"Jusuf ?" Shetiste syte ne cdo cep te asaj dhome te ndyre moteli. Hasi ne tavolinen ne mes te dhomes e lyer ne spraj ngjyre kafe ngjitur me hekurin e krevatit te mbuluar me carcafe te bardhe te ndyre me pisllek. Syte i mbeten mbi nje pikture te varur ne murin perballe ku nje kale dukej sikur po vraponte ne mes te kerkundit. Ecja e tij do e sillte serish ne te njejten pike.

"Jusuf ku je?"

Degjoi dicka te levizte pas tij , ktheu koken me nxitim me nje ndjeje frike, parashikim i tmerrit qe do perjetonte syri i tij.

"Dreqin!" Bertiti me ze te larte duke marre nje dridhje tjeter te trupit te Jusufit qe qendronte shtrire shume afer deres se banjos, duke lare me vemendje ngjyren e ndezur kafe te asaj dere te panjohur si te donte te nxirrte shpirt prej atij druri te vdekur.

"Cfare dreqin?" Nuk dinte cte thonte. Mbeti i ngrire per nje moment e me pas vrapoi drejt tij. I mori fytyren ne duar e largoi disa lote te thare ne faqet e tij. Pa syte e shuar qe shihnin ne te njejtin drejtim e me pas shenjat ne balle , buze e me pas pantallonat e pikuara me gjak.

Nuk pyeti por qau nga pergjigjia qe iu servir. Loti i tij iu bashkua dhimbjes qe kishte rrembyer shpirtin e Jusufit per ta bere rob te shpirtrave te vuajtur qe pafajshmerisht burgoseshin ne fatkeqesi te erreta. I futi duart nen shpatull per ta terhequr per ne banjon e veshur me myshk.

"Ki besim tek une Jusuf. Gjithcka do behet mire. " mos valle po i premtonte pamundesi? Mos valle po premtonte sepse e dinte qe ne kete bote ku edhe e verteta ndryshon trajte, premtimet gjithmone do thyheshin? Mos valle po premtonte sepse kishte nevoje qe te besonte qe gjithcka do ishte normale tanime per jeten e tij?

"Ed faleminderit qe erdhe. "

"Shh, une jam ketu per ty miku im. "

I hoqi xhupin, jelekun me kuadrate kafe dhe kemishen nen te, me friken se mos do e lendonte a mos i kishin thyer ndonje brinje. Kerkoi te zberthente rripin e shtrenguar fort tanime ne trupin e Jusufit ama duart e tij u larguan me force nga vete Jusufi.

Kishte marre nje pamje pergjeruese me lotet e thare ne syte e shkrete qe kishin kthyer shikimin mbi syte e vete Edmondit.

"Nuk do te te lendoj Jusuf. Duhet te pastrohesh e te qetesohesh. Do flas une me xhaxha Mustafane e ti them qe do qendrosh nga shtepia ime sonte. Ki besim te une vella."
Po sforcohej duke mbajtur trupin e Jusufit te mbeshtetur anash trupit te tij teksa e terhoqi lart per ta vendosur ne mur.

"Mund ta besh vete. Une sdo te te lendoj Jusuf. Qetesohu." Mbeshteti doren ne shpatullen e tij si per ta siguruar qe ai do ishte gjithmone aty per te .

Mbushi vasken pasi i dha nje te fshire me kemishen e Jusufit , me uje te nxehte dhe i mbertheu krahun duke e ndihmuar per ta futur brenda ne te, pasi ai kishte hequr vete pantallonat. Shenjat e gjakut ne trupin e tij i lenduan kraharorin , aty ku dicka shtrengohej ne kafaze gjembash duke shkaktuar dhimbje . Filloi te fajsonte veten per cka i kishte ndodhur Jusufit. E dinte mire qe ai dhunohej nga Merti dhe dy shoket e tij , ama kercenimet e tij per ta lene te qete Jusufin nuk kishin funksionuar. Ndihej sikur te ishte munduar te bente dicka me teper kjo gje sdo i ndodhte atij sonte. Po mbante mbi supe nje faj qe nuk ishin bere aspak per permasat e shpatullave te tij.

Doli nga banjo duke lene deren gjysem te mbyllur, u ul ne cepin e krevatit duke shtrenguar carcafet e piste ne kafe me duar duke qare pa ze.

Kujtonte cdo shenje ne trupin e tij dhe percillte peshtymen me dhimbje duke imagjinauar dhimbjen e mikut te tij. I kishte qendruar prane gjithmone. I kishte shpjeguar pse nena e tij ishte larguar dhe e kishte lene te qante ne perqafimin e tij. E kishte vuajtur dhe ai largimin dhe tradhetine e nenes se Jusufit bashke me te. Qendronte perkrah tij dhe ia shpejgonte gjerat pa u merzitur nga pyetjet e tij. Ishte si nje vella per te e me vellezerit nuk lodhesh, nuk turperohesh por ndan shpirtin , brengat , dhimbjet e cdo ndjenje sekret ne te.

"Cte kane bere keshtu Jusuf? Cte bene vella?" Bertiste ne nje ze te cjerret , pamundur te bertiste , smund te rrezikonte ndenjat e Jusufit me teper. Gjithmone kishte thene qe jeta eshte nje rruge me gropa te erreta por kurre se kishte menduar qe jeta e Jusufit do ishte vete nje e tille. Nje grope e madhe e mbushur me erresire ne te cilen duhet nje mrekulli inekzistente per ta sjelle ne normalitet.

"Jusuf? Po dal te te blej disa rroba do ndonje gje?" Bertet nga dhoma tjeter per tu degjuar teksa ajri perplasej furishem mbi xhamin ne te cilin kishte mbeshtur koken duke e mjegulluar ate.

"Ed a mund tme blesh nje bllok dhe nje stilolaps?"

U gezua kur degjoi zerin e tij, edhe pse te pajete e pa ngjyra ne te. Vrapoi te zbriste shkallet duke numeruar gjerat qe do blinte teksa trupi i dridhej ne inat e shpirti i lengonte ne acarin e fajsise qe i kishte veshur ne padijeni vetes. Shpejt, ashtu sic i zbriti ato shkalle u ngjit. Duke numeruar gjerat qe kishte blere per te mbajtur trurin me pune qe te shmangte te verteten .

Shtyu deren kafe per te gjetur Jusufin te ulur ne karrigen perballe tavolines se drunjte ne po ate ngjyre qe zbuste te kuqen e meparshme te jetes se tij te erret dikur e perlyer ne ngjyra.

"Te solla disa rroba dhe pak ushqim. Hajde hiqe ate peshqir e vish rrobat Jusuf." Beri ta ngrinte duke i vene doren ne shpatull ama ai e shtyu tutje me inat, sikur te ishte faji i atij personi qe po i gjendej afer per gropat e jetes se tij. Rrembeu rrobat nga dora e tij fuqishem dhe u ngrit nga karrigia duke psheretire ne dhimbje.

"E solle ate cfare te kerkova?" Nuk kishte fuqi te bertiste edhe pse do donte qe zeri i tij te shembte male e te mbushte tere gropat e jeteve te te pafajshmeve.

"Po Jusuf." U pergjigj vaket teksa priste ta shihte ne sy. Priste te perplasej me ndjenjat e tij, priste ta ngushellonte e te qante se bashku me te ama mori vec heshtje e kokefortesi.

"E din Ed? Nuk mundesh kurre te arrish te kuptosh dhimbjen e dikujt tjeter derisa te ecesh ne ato gjurme e te ndjesh ate poshtersi brenda teje.

"Une jam ketu per ty Jusuf. " nuk guxonte ta shihte ne sy. Shihte kepucet te lyera ne kafe me ate aromen e athet te bojes .

"Faleminderit." Ishte e vetmja fjale qe lundroi ne ajer ate nate .

Sot kam deshire te shkruaj ditar. Te telentrasportoj fatin tim ne dimension tjeter. Aty ku do kuptoja gjithcka e pyetje sdo kishte. Aty ku vuajtja do ishte dimensione te paarritshme larg. Po shkruaj sot per te qene i qete, i forte, per te mos lenduar njeri ditar. Po shqyej fletet e tua me bojen blu qe te mos shqyej njerzit dhe ndihmen qe me rrin perqark duke qare tani.

Sa shume kam qare sonte ditar. Sa lote jan derdhur per fatin tim qe mori nje grusht ne fytyre. Sa shume fjale po me rrjedhin brenda shpirti me kaq shume frike per ti veshur ndjenja te tjera pervec urrejtjes.

Dua qe dhimbja ime te jete e tyrja, ata te ndihen nje dite si une. Plot frike per te ardhmen. Pa deshire per te jetuar.

Boll ndjenja te keqija, dilni nga ky trup para se te ndyheni!

Mbyll kapakun e asaj fletorje te rendomte dhe e shtrengon ne krahet e tij ne te cilat ve me pas koken. Dhimbja fillon ti ngadalesohet teksa gjumi e merr ne makthe.




Hinjerezjamsadmosmfolnibaj . 🚽

Autoportret |✔|Where stories live. Discover now