Trokitje e lapsit mbi tavolinen e vogel te zeze te kallcukut.
Nje ritem i pakuptushem qe krijohet nga perplasja e kepuceve te zeza me kembezen e hekurt te karriges ku ishte ulur.
Nje dore qe rreshqet mbi floket e rralle te zinj duke krijuar nje zhurme ferkimi te humbur.
Gervishtja e shkumesit mbi tabelen e zeze ne menyre te perseritshme.
Dridhjet e ziles qe lajmeruan fundin e mesimit per sot .
Te gjitha te perziera ne menyre kaq rastesore per te krijuar nje ritem muzikor i cili e mbeshtolli ne ethe dhe e dergoi ne kujtimet e hershme. Kujtime ne te cilat banonte nje femije i lumtur dhe familja e tij normale.
"Ma kam uri. " zeri i tij i embel feminor permbytej nga te bertiturat e te emes qe po mundohej ti shpjegonte dicka dikujt nepermjet telefonit.
"Te thash qe do marre fund. Ki besim te une. Se shpejti do i jap fund gjithe kesaj , gjithe ketij tmerri ku ndodhem e do jetoj endrren. Do kem mundesi te bej dicka per veten time. Vetem me prit!"
Zeri pergjerues i te emes shoqerohej me levizje dore qe hera heres pushpuriste floket e verdhe per te zbritur me pas ne faqe ku fshinte lotet e me pas rregullonte syzet me skelet te zi te cilat i hoqi kur vuri re silueten e Jusufit.
"C'kerkon?" E sheh ne sy vaket teksa i biri i afrohet dhe i rrethon belin me duart e tij te trasha.
"Mos u merzit per asnje gje ne bote mami. Lotet e tu shpojne zemren time pastaj edhe babi eshte i merzitur. Ti nuk e meriton ate merzi ne fytyren tende. Je mami me e mire ne bote."
Fjale ngushellimi nga nje qenie qe sdi ceshte mekati ama arrin ta ndjeje dhimbjen qe krijohet nga situata te atij lloji , me shpresen se dhimbja do zhdukej e normalja do ishte lumturia. Predikime te shumta mbi nje realitet te zgjebosur.
"Shko ne dhomen tende bir. Mami ka ca pune per te zgjidhur me babain tend."
E mbuloi me jorganin deri ne gryke, i fiku driten dhe e la ne erresire me shume pyetje qe do vertiteshin rreth e perqark per tu perplasur me njera tjetren si pazell qe kurre sdo plotesohet prej pjeseve te munguara. Me pas zbriti shkallet me vrull dhe iu versul te shoqit duke i gjuajtur me grushte ne kraharor.
Zhurmat e goditjeve degjoheshin nga Jusufii qe mundohej te bllokonte zhurmat e goditjeve dhe ulerimave me ane te duarve qe i mbante shtrenguar anash kokes duke mbuluar veshet e harkuar.
Kur u zgjua te nesermen ishte i ati qe bertiste e hidhte mobilie ngado duke thyer murin e xhamte te cilin Jusufi e adhuronte sidomos gjate diteve me shi. I pelqente te shihte piklat te perplaseshin ne xham e te rridhnin poshte per tu perpire nga toka e etur.
E ema ishte larguar nga shtepia pasi i kishte uleritur te shoqit qe e kishte tradhetuar qe kur Jusufi ishte nje bebe.
Menyrat e cuditshme ku njeriu kerkon dashuri me dredheri e tradheti ndonjehere edhe ndaj vetes na bejne dinake, te pashpirt, mizore e njerezor ne te njejtin cast .
U ngrit me nxitim duke hedhur hapa te shpejte ne korridor mes permes studenteve dhe shikimeve te tyre te mbushur me meshire per anormalitetin e tij, urrejtje per ngathtesine e buzeqeshjen qe mbante mbi fytyre edhe kur ishte i friksuar. Nxitoi per te evituar te perditshmen e tij te pashmmangshme. Ecte me hapa galopante duke djersitur librat qe i mbante nen krahe per ti shfletuar me pas ne biblioteke.
"Po nxiton per diku?" Hapat ia ndalen dhe trupin ia perplasen me murin e ftohte. Librat qe mbante shtrenguar i pikuan mbi dysheme teksa krahet puthiteshin me murin tere force nga dy djem te qeshur ne marrezi.
"Cfare kerkon nga une Mert?" Zeri iu drodh e trupi gjithashtu lekundej nga frika.
"O asgje down i vogel. Me beso Jusuf sot do jete nje dite qe gjithcka mes nesh merr fund. Sdo te merremi me me ty ama vetem nese nuk e hap ate gojen tende te shemtuar e te thuash se cka ndodhur mes nesh. Me beso Jusuf jam i afte te shkaterroj ty , babin tend dhe ate Edmondin nese nxjerr qofte edhe nje gjysem fjale. More vesh down ?"
Kercenimit te tij i shtoi nje grusht mbi stomakun e Jusufit i cili ra perdhe kur konet e Mertit i leshuan krahet. U kerrus ne cepin e murit te ftohte teksa po mbushej me fryme per te marre vesh se cpo ndodhte. U habit qe sot perfundoi me aq tortura e tij shkollore. Priste uje tualeti, ngritje breckash, carje buze e vetulle , djegie me cigare e tortura te tjera si keto ama ai grusht qe e la pa fryme i solli nje buzeqeshje, nje buzeqeshje qe rritej teksa shihte silueten e Mertit dhe 2 shokeve te tij te lekundeshin per tu larguar nga ai.
Mendoi per fjalet e tij 'fundi' dhe mendoi ne vertete te ishte ai grusht fundi i diteve te erreta qe ka kaluar ne ate shkolle. E nga ta dinte ai qe ai grusht do ishte fillimi i fundit te tij te erret. Nga ta dinte qe ngjyrat e jetes se tij do perlyheshin me erresiren per tu perpire nga ajo.
E urrente dimrin ne ate periferi . Ishte nje dimer i erret , pa debore dhe me nje nate qe hidhte shpejt krahet e zinj mbi horizont. Ishte nje dimer i acarte qe ste lejonte te vrapoje per tu strehuar ne ngrohtesine e shtepise apo te vrapoje larg fatkeqesive te te zezes.
I friksuar me trupin qe i dridhej kerkonte te shpejtonte hapat me paranojen qe dikush i ishte vene pas. Mallkoi veten qe kishte qendruar deri vone ne biblioteke dhe nuk ishte larguar me Edin dhe shoqeruesen e tij. Me mire te ishte nje rrote e trete sesa te dridhej nga frika ne pamundesi per te shuar ate ndjenje paranoje.
Kthen koken i frikesuar dhe sheh vetem driten e zbehte te depertonte nga perdet e bardha te dy shtepive ngjitur ne ate rrugice te erret. Sheh frymen e tij te kthehet ne avull teksa shfryn ne lehtesim kur nuk gjen askend pas tij.
Ngadaleson hapat teksa ferkon koken me dy duart dhe vazhdon te ece normalisht.Nje e zeze e nates qe do lere njolle te erret ne jeten e tij anormale sikur anomalia e tij te mos i mjaftonte grumbullit te shemtirave qe ai kishte ne kete bote. Nje tjeter e perplasur ne mur e me pas duart qe i kyceshin nga te njejtet persona. E njejta situate si dite te tjera ne shkolle ama sot e mbuluar nga pafajesia e nates.
"Mert dreqin, cfare ben?" Nuk ia shihte dot fytyren ama ishte mesuar me aromen e tij .
"Te thash qe sot do jete fundi Jusuf dhe po mbaj fjalen." Degjonte frymen e tij te perplasej ne pjesen e pasme te kokes duke i valevitur disa fije floku . Dritherima i kalonin ne te gjithe trupin ne pamundesi per te levizur nga ai shtrengim. Perpelitej duke qare me shpresen qe asgje nuk do i ndodhte.
Fundi nuk na qenka ajo 'asgjeja' mendoi.
Fundi qenka gjithcka. Se me fundin na lindka erresira, e cila fillon te ushqehet me ngjyra.
Fundi per te do shenohej ate nate te frikshme.
Fundi i tij do rridhte ne tjeter shtrat fati.Pjesa tjeter asht bobmmmmm
Nderkoh po munohem tgjej personazhet ne net xpRead , laugh and love bitqis ✌
YOU ARE READING
Autoportret |✔|
General FictionNentitulli- Ngjyrat e Jetes ~Nje ditar i nje djaloshi te keqtrajtuar nga jeta qe do digjet per tu mos u lexuar kurre diten qe ai vendos ti jape fund jetes se tij. Ndiqeni historine per te ditur se cndodh midis atyre rreshtave te shkruar ...~ ©pyrigh...