Zbriti shkallet e ngushta te kafenjta te hotelit te vjeter duke lene pas dhomen e dekoruar pa shije. Me hapa te medhenj zvarritej neper cepin e trotuarit qe kishte filluar te lagej nga shiu i lehte pranveror.
"Baba hape deren te lutem! Jam une , Jusufi."
Pas 10 minutave goditje ne deren e ngjyer ne te verdhe u dorezua. Futi koken mes gjunjeve dhe vazhdoi te largonte fijet e barit qe uleshin mbi kepuce me fryme. Nje tjeter lot i shpetoi nga syte duke menduar qe i ati nuk deshironte ta shihte me. Mendonte se fija e tij e shpreses se vetme ishte larguar dhe era qe e kishte percjelle kishte qene po ai.
"Flora?!"
U ngrit shpejt ne kembe kur pa floket e saj te arte te vallezonin me eren edhe pse fytyra e saj ishte fshehur nen cader.
"Flora me prit!"
E rrembeu nga krahu duke i ndalur hapat mosperfillese dhe e ktheu me fytyre nga vetja. U hutua nga syte e saj qe i falnin ngrohtesi diellore dhe per nje moment harroi c'kishte per ti thene.
"Shoh qe qenke kthyer."
Ftohtesia ne zerin e saj e solli ne vete dhe i copetoi nje pjesez te shpirtit te thyer.
"Je mire?"
E pyeti me zerin qe i dridhej me nje deshire per te vene doren ne faqen e saj per ta perkedhelur lehte lekuren e zbehte.
"Je nje idiot Jusuf. Gjithcka per fajin tend."
Vazhdoi te ecte me hapa te rende duke shperfillur totalisht Jusufin qe e ndiqte nga pas i hutuar.
"Ndalo Flora te lutem!"
Era e dergonte shiun ne cdo cep te trupit duke e nxjerre cadren jashte funksionit. Arriti ta kapte nga krahu duke e kthyer serish me fytyre.
"Boll Jusuf! Merti eshte ne burg. Eshte i gjithi faji jot. Gjasme te paskan perdhunuar. Surratin tend te perdhunojne."
Pikave te shiut iu bashkuan edhe pikelat e peshtymes qe ngjiteshin ngado ne fytyren e tij qe kishte humbur cdo ndjenje.
"Gjasme me paskan perdhunuar?"
Perseriste pavetedije duke vrare mendjen se si ishte zbuluar e verteta dhe kush e dinte.
"Jam shtatezene Jusuf. Jam shtatezene dhe babai i femise tim ndodhet ne burg per fajin tend. E di ti se cdo ndodhe me mua kur ta marre vesh familja ime se jam shtatzane? Nje mut din ti, ja se ca din. Ben mire ta rregullosh kete lemsh Jusuf!"
Nje vale te nxehti ja dogji zemren e nje lemsh ne gryke i udhetoi shpejt ne lote. Qielli blu i shkriu e i ra mbi koke si llave vullkani e i dogji cdo cope dashurie qe sbehej hi e pluhur.
"Besoj se e ke marre vesh qe dhe babane e ke me spital. Mori vesh genjeshtren qe ke shperndare ore idiot. Ben mire te ndalosh keto budallalleqet e tua."
"Cfare?"
Dashurine qe ndjenin personat si ai ishte e atille qe skishte kushte e as emer. Dashuria qe ndjente per te atin ishte ylberi qe kishte mbushur vitet e jetes se tij. Te degjonte se i ati ishte ne spital dhe faji ishte i tij mjaftonte per ta rrenuar.
"Ku eshte? Ne cilin spital?"
"Idiot." Iu hakerrye nje te fundit here me nje fytyre me maske neverie per ta lene te vetem personin qe dhuronte dashuri ashtu si asnje i dashuruar normal smund ta jape. Dashuronte aq fort ne fshehtesi me syte qe flisnin gjithcka.
Vrapoi fort me hapa te ngaterrueshem me ritem jo te njejte duke sfiduar pikezat e shiut te shtyra nga era. Kerkoi per ndihme ne recepsion sepse nuk mundi dot te shpjegohej kur gjithcka qe dinte ishte pak. Pak per kete bote, nje pak qe gelltitej nga e liga sepse pak gjithmone eshte e pamjaftueshme per te qene e konsiderueshme.
Eci i hutuar sipas udhezimeve te recepsionistes duke ferkuar muret e hollit me gishtin tregues per te pare ne bluja e bojes do i ngelej ne gisht.
Vendosi lehtshem doren ne dorezen gri dhe mori fryme thelle.
Priti per fjalet qe te udhetonin brenda tij, per nje menyre si te kerkonte falje, por asgje.E shtyu deren me inat , nje inat qe i la vendin mallit kur pa te atin.
Eci ngadale prane tij dhe kur iu afrua te koka vuri re syte e tij qe qendronin te hapur ne habi.Sy te mbushur me lote qe ngaterronin ndjenjat me njera tjetren e linin dy zemrat e plagosura ne vuajtje.
"Me fal babi!"
Priti nje buzeqeshje nga i ati. Priti perqafimin e ngrohte dhe plot dashuri qe kishte nevoje por gjeti vec lote pa ze.
"Me bertit babi, me shaj sic bejne te gjithe. Me urre sic urrej veten, me thuaj te largohem. Me thuaj cte duash, vec mos hesht. Te lutem!"
Lotet i pushuan dhe zeri iu be me i holle. Frika qe e kishte pushtuar dhe pamja e te atit e la te shtangur. Mosveprimet e Mustafait po vrisnin cdo ndjenje te mbetur ne Jusufin dhe ngasherimat iu rikthyen ne ulerima qe i perngjanin krismave te te cmendureve.
"Babi, cou!"
I kishte rrembyer doren dhe ia mbante shtrenguar me te tijat ne perpjekje per ta ngritur lart. I levizte buzet per te degjuar ndonje tingull e shmangte shikim me syte e perlotur qe i digjnin shpirtin.
Filloi te perplaste dy karriget me tavolinen e vogel qe ndodhej ne fundin e lrevatit ku shtrihej i ati. Krisma xhamash te thyer e ilace dhe letra qe perziheshin se bashku mbi dysheme. Nje ajer qe goditej nga britmat e cmendurise se Jusufit dhe dy pale duar qe rrembenin krahet e tij per ta terhequr ne nje dhome tjeter.
***
Kur u zgjua pas atij serumi nuk ishte me i njejte. Jusufi i pafajshem ishte vrare nga ligesite dhe egoizmi i njerezimit lakmitar qe thith e thith gjinjte e botes e kurre nuk ngopet.
Pafajsia e tij ishte shnderruar ne marrezi, e marrezite merrnin flake nga mesazhe qe bota gjente kohen e gabuar per ti derguar.
Tani eshte koha.
U ngrit ne kembe pas atij mesazhi ne telefon duke terhequr prej vetes gjilperen e serumit qe ia kishin vendosur per tu qetesuar.
I dha nje puthje ne balle te atit duke mallkuar veten per lotet e tij dhe pa dijeni ecte me figuren e shkaterruar te te atit, Edit te mbyllur ne shtepizen e fundit, Flores qe e urrente dhe nenes qe e percmonte. Eci per ne dhomen e zbrazet te atij hoteli per te shtrenguar nen krahe armen qe do vriste Jusufin me ndenjat e vdekura.
KAMU SEDANG MEMBACA
Autoportret |✔|
Fiksi UmumNentitulli- Ngjyrat e Jetes ~Nje ditar i nje djaloshi te keqtrajtuar nga jeta qe do digjet per tu mos u lexuar kurre diten qe ai vendos ti jape fund jetes se tij. Ndiqeni historine per te ditur se cndodh midis atyre rreshtave te shkruar ...~ ©pyrigh...