Nje plan per hakmarrje me nje te mete te madhe ne te. Nje lufte qe e priste me nje fushe te panjohur me beteja te paditura per te lene pas qetesine e vetme qe i kishte mbetur e tija ne kete bote. Do merrte pjese ne luftera te verteta per te mesuar si te perdore arme ne menyre te paligjshme per te kryer nje krim makaber ne shenje hakmarrje.
Kishte shpenzuar dite te tera perpara kompjuterit per te mesuar nepermjet tij lloje te ndryshme armesh , luftera te ndryshmeqe ndodhnin rreth botes per shkaqe te panjohura nga pjesmarresit e tyre me pretekst vetembrojtje. Hasi rastesisht ne nje faqe me logo te zeze qe perfaqeson terrorizem.
"Doni te ndihmoni njerez te pafundem qe kane nevoje per ndihmen tuaj, doni ti bashkoheni jetes se vertete nen mbrojtjen e plote te meshires se All-llah, ejani lufoni lerkrah vellezerve tuaj ne xhihad. Eja bashkohu me ne, ose vdis."
Ne sfondin gri degjoheshin te qara femijesh, perplasje trupash neper mure shtepish te shkaterruara, te shtena armesh e te bertitura si vajtime grash.
Klikoi ne website-n e faqes per te zbuluar sa me shume detaje. Lufta kishte qene gjithmone si nje background per te ku anormaliteti i tij kromozonal merrte tere vemendjen. E habitshme sesi njeriu mendon se eshte qendra e universit kur rreth tij jeta nderthuret me 7 miliarde qenie te te njejtes specie. E habitshme fakti sesi kutia e jetes sone eshte aq e izoluar ndaj ndodhive qe ndikojne kaq shume ne mireqenien dhe ekzistencen e po ketyre 7 miliarde jeteve te nderthurura.
Te premten ndenji me gjate ne xhamine e qytetit duke shtruar muhabetin me myftiun e xhamise. E dinte te sigurte qe do kishte mbeshtetjen e tij ama thjesht i duhej te germonte paska ne ate murin e indiferentizmit te frikes se tij. I tha mirupafshim te atit i cili nxitoi te arrinte urbanin per ne punen e tij dhe filloi ti kerkonte informacion burrit ne moshe te mesme me mjeker te gjate paska te thinjur per fene e vertete. E pyeti dhe per luften qe behej ne Siri duke marre nga myftiu nje trokitje supi dhe nje mini buzeqeshje ftuese.
"Nese do te bashkohesh me besimin e vertete eja te premten tjeter ne 4 te mengjesit ketu. Bota ka nevoje per djeme serioze dhe te guximshem si ti."
E ngjeshi ne genjeshtra gri te erreta si te donte te perfitonte karamele nga nje femije i cili po ia jepte me deshire. I dha ne nje pjate te ndyre nje lufte qe do shkaterronte jete ne perpjekje per te ndrequr ndjenja te mbytura ne inat.
Rrugen per ne shtepi e beri ne kembe si per te dashur te rradhiste mendimet dhe genjeshtrat teksa thithte ajrin gri te atij qyteti makinash. Eci ne trotuarin e mbushur me akull te ndyer ne balte kepucesh duke numeruar me gishta ditet qe i kishin mbetur prane te atit.
"Me pak se 7 dite per te sajuar genjeshtren e dyte me te madhe te jetes sime pas asaj 'jam mire' qe i thashe babit , me pak se 7 dite per te krijuar nje Jusuf te ri te gatshem per ti dale zot dashurise qe me dhuruan pa kufi."
Hapi deren e shtepise dhe me nxitim ngjiti shkallet per ne dhomen e tij. Kerkoi te shkruante ne ditar por sdeshi tu ndynte fletet me te zhgarravitura sepse mendimet te tilla i kishte. Nje konfuzion i vertete ne forme lemshi qe vertitej ne cdo cep te mendjes duke bllokuar idete dhe fjalet, qe te vrisnin me brishtesine e tyre pambukun e fletes.
E zuri gjumi duke shtrenguar bllokun me kapak blu qiellor qe i kishte vene emrin ditar duke enderruar per shndrrimin e tij qe do ishte aq larg realitetit qe e priste.
***
Ditet i kalonte duke veshtruar njerzit, pa pipetire , jo se skishte cte thonte por donte ti studionte e te dinte me shume per menyrat e ndryshme dhe aq te ngjashme te jeteses qe benin. Veshtronte te atin qe perpiqej ti qendronte prane ne shenje ngushellimi per humbjen e mikut me te mire. Veshtronte Mertin dhe te nenqeshuren e tij djallezore dhe te ecuren tere krekosje te paturp. Perhumbte ne levizjen e buzeve te Flores qe donte medoemos ta bente te buzeqeshte njelloj si me pare duke mos fshehur trishtimin qe ndiente per largimin e Edmondit.Veshtronte veten ne pasqyre duke dashur te gjeje force pas frikes qe i shkruhej ngado ne trup.
Qenie frikacake pa qellime, shpirt i vdekur ne trup ngordhuralaq.
Mallkonte veten duke lenduar shpirtin per ti dhene force per te perballuar ate cfare mendonte se do te shihte pas dy ditesh.
Diten e fundit mori guximin te perqafonte Floren duke u mahnitur nga aroma e flokeve te saj prej ari. Ate dite theu heshtjen duke i thene Flores qe ajo kishte nje rendesi te madhe per te dhe se zemra e tij do te rrihte per te sado larg te ishin.
"Nese njeriu kalon kete situaten ku duhet te besh deklaraten e ndjenjave atehere mund te kaloje cdo lufte."
Nje siguri e frikshme i ishte veshur syve te tij te zinj qe ishin vocerruar qellimisht per ti bere balle pashpirtesise se Mertit qe i ishte dashur ta shihte me sy cdo dite.
Qendroi gjate i fshehur nen krahun e te atit teksa shihnin nje film duke ngrene kokoshka. Qetesine e tyre ua prishi zilja e ashper e telefonit qe nuk ndryshonte aspak nga zilja hidheruese e kohes kur telefononte dashnori i te emes. Mendoi per te emen per nje cast dhe nje deshire per ta perqafuar i rrenqethi trupin.
"Eshte babai i Edit."
U zgjua nga mendimet duke rrembyer telefonin ne duart e tij per te nxituar per ne dhome, larg syve te te atit kurioz qe nuhaste dicka ndryshe ne veprimet e te birit.
"Jusuf me duhet te flas me ty ne lidhje me Edin. A mund te takohemi ndonje dite, ndoshta neser?"
"Hmm...mmm, po patjeter qe po. A mund ta di per cfare do flasim saktesisht?"
"Te pres neser ne 10 te kafeneja poshte rrugices se shtepise sime."
"Te jete marre vesh e verteta?" Shfryu nderkohe qe perplasi trupin ne dyshekun e bute te krevatit te tij.
"Te jete marre vesh cfare?" I ati hyri brenda duke mbajtur ne dore telekomanden.
"Asgje me rendesi baba."
E vriste fakti qe duhej ti mbante sekrete njeriut me te rendesishem ne jeten e tij, por ishte i vendosur te bente ate hap aq te rendesishem. Shtrengonte duart grusht duke sjelle ndermend letren qe kishte hartuar per te atin, valixhen me disa nderresa qe mbante fshehur nen krevat dhe ditarin qe e mbante nen jastek sepse kishte ate deshiren e lakuptueshme te hidhte gjithcka ndjente ne flete.
Edhe ajo nate e fundit nuk e miqesoi me gjumin por e perplasi ne koshin e mendimeve aspak realiste per nje bote te eger qe do grabellonte popuj te tere e jo me nje shpirt te pafajshem.
Lufta funksionon mire, vetem per te zhdukur pafajsite me justifikimet e mbijeteses.
E ai, nisej pas 4 oresh per ne betejen e te mesuarit si per te qene nje burre , nje beteje qe do i mesonte sesi te fortet kthehen ne friken e vetvetes dhe shkaterrimin e jeteve nen ato mure te hedhura ne ere.
O sa idet i kam po spo mbahet me shkru breh njerz .
_ _
' -
YOU ARE READING
Autoportret |✔|
General FictionNentitulli- Ngjyrat e Jetes ~Nje ditar i nje djaloshi te keqtrajtuar nga jeta qe do digjet per tu mos u lexuar kurre diten qe ai vendos ti jape fund jetes se tij. Ndiqeni historine per te ditur se cndodh midis atyre rreshtave te shkruar ...~ ©pyrigh...