Pas shume perplasjeve te kembes ne dyshemene e drunjte, pas shume ecejakeve neper dhomen e vogel te tij dhe pas shume goditjeve te topit te tenisit ne murin perballe vendosi te bente zgjedhen me te shemtuar te mundshme.
Do te vidhte armen e punes te te atit ne naten e fejeses te se motres per te shenuar nje mekat qe sdo lehtesonte aspak askend.
Nderkohe Merti kishte mbledhur veten e tij duke nuhatur rrezikun qe i kanosej. E dinin qe Edmondi e kishte marre vesh dhe e dinin qe zemerimi i tij se bashku me sekretin duhej te shuhej."Pra sot fejohet motra jote?" Thyen heshtjen Jusufi teksa mbyll deren e shtepise pasi ka pershendetur te atin.
"Po." Nje pergjigje e shkurter per te vendosur serish heshtje midis trupave te tyre nervoze te cilet shkundeshin nga ndjenjat e frikes per perballjen me fatin e tyre te truposur e te quajtur Mert.
"Hej djema!"
Kishte nje buzeqeshje ndryshe ne fytyre ate mengjes Flora. Jusufi do betohej qe shkelqimi i flokeve te saj ishte me i madh, ngjyra e syve me e celet, aroma e trupit te saj me epshndjellese dhe e qeshura me energjike se heren e fundit qe e kishte pare.
"C'mi keni keto fytyra keshtu? Mos jeni zene me njeri tjetrin more?" Edhe teksa perpiqej te ishte serioze ngerdheshja ne fytyre ia bente te pamundur.
"Asgje." Nxiton te pergjigjet Edmondi me nervoz se Jusufi qe kishte humbur ne harkimin e buzeve te Flores.
"Dukesh shume e bukur sot!"
I tha fjalet pa menduar dhe menjehere ftyra i mori nje perskuqje te lehte feminore teksa kujtimet e trishta iu zhduken pas buzeqeshjes se saj qe nuk pranonte kurrsesi te largohej nga buzet e saj.
"Pse here te tjera kam qene e shemtuar?"
"Hmm ... po... jo...dua te them qe sot dukesh me rrezellitese."
Sa te veshtire e kishte te gjente fjalet teksa zemra rrihte ne menyre te crregullt dhe buzet harkoheshin ne buzeqeshjet me te bukura perpara njeriut qe te ben te harrosh gjithcka. Ferkonte gishtat me njeri tjetrin nderkohe qe duart e djersitura ne xhepin e xhupit refuzonte ti nxirrte ne acarin e asaj dite te zymte qe premtonte shi e kokrra bresheri.
"Ja dhe arsyeja e asaj buzeqeshje." Iu drejtua Jusufit teksa vazhdonte te shihte skenen perballe.
Flora qe i hidhej ne qafe Mertit duke u lekundur teksa duart e bardha pushonin ne qafen e trashe e te shkurter te Mertit. Duart e tij te ashpra qe shetisnin ne belin e saj qe dridhej nga emocionet e te qenurit prane me te. I gjithe vezullimi i florinjte i meparshem tanime i mori hijen e Mertit dhe te asaj nate te kuqe.
Nje mallkim qe do e ndiqte nga pas per sa kohe ai kujtim te parazitonte shemtuar ne mendimet e tij."Sa shemtuar kjo ndjenje Ed. Sa peshe e shemtuar iu vu rrezellitjes dhe lumturise qe vete ajo me fali me ate buzeqeshje."
Dora e Edmondit rreshkiti ne pavetedije mbi supin e Jusufit si nje shenje ngushellimi. Nje dore qe i dridhej nga nervozizmi dhe deshira per hakmarrje. E pa me sy lotues duke i premtuar qe ajo peshe sdo jete me e shemtuar sepse ai do te luftonte. Ai do perpiqej qe nje i pafajshem te kete drejtesine e merituar. Por sa drejtesi mund te vendoset me ane te vetgjykimit? Sa peshe nga jeta e Jusufit mund te lehtesonin duart e tij?
"Eja ikim Ed. Vetem nje vit e ca muaj na kane mbetur ne kete hale. Te shpresojme te mos biem shume ne sy nderkohe."
Te jetuarit si fantazem duke refuzuar te buzeqeshesh edhe ne rastet e pakte qe do mundesh te buzeqeshesh me shpirt. Te mundohesh ti numerosh ditet brenda pak castesh per ti ngjeshur ato ne harrese. Jusufi po perpiqej tia dilte mbane, po perpiqej si dreqi te mos kujtonte ate nate duke evituar perplasjet me Mertin apo perplasjet e herepashershme te mendimeve ne ate mur te erret.
Ditar muti...prap une.
As nuk di pse te te quaj ditar nderkohe qe gjithcka qe bej ktu eshte te shtyj kohen. Dreqin ka ca dite qe mesimi nuk po ecen fare .
E din? Sot Flora serish na shoqeroi per ne shkolle. E kam shume te veshtir te qendroj aq prane saj e te mos perhumbem ne aromen qe e karakterizon. Nje arome e lehte lulesh qe me ndjell deshiren per ta marre ate ne perqafim e per te mos e leshuar me kurre. Kishte nje buzeqeshje sot qe do doja ta shihja gjithmone ne fytyren e saj. Sa keq qe ate buzeqeshje ia fal Merti , sa keq qe prane saj qendronte ai duke e perqafuar dhe dhuruar ngrohtesine qe une enderroj. Edhe endrrat na paskan limite dhe ne endrra paska rrembime.
Ore ditar, cme ka bere pershtypje Edi sot. Qendrimi i tij i ftohte dhe duart qe i dridheshin. Cdreqin kishte? Edhe fytyra i ishte zverdhur e faqet i ishin bere grope. Dukej si i vdekur
"Jusuf? Po me degjon?"
"Hmm po Ed. Cfare ka?" Nxitoi te mbyllte bllokun per ta futur ne canten se bashku me stilolapsin e tij te verdhe floriri.
"Po thoja qe me duhet te iki te blej nje dhurate per time moter sot. A mund te shkosh vetem ne shtepi?"
Ishte hera e pare qe e genjente ama nuk ndihej aspak ne faj. Ishte i ngazellyer dhe kjo dallohej ne kercitjen e kembes mbi dysheme. Kishte frike per deshtimin e planit te tij , frike qe mundohej ta mbulonte me buzeqeshjen fallco nen djerset e ftohta qe i krijoheshin nga sikleti i genjeshtres.
"Mund te te shoqeroj nese do..."
"Oh jo. Mund te me marri shume kohe. Ti e din si jane femrat, gjithmone kerkojne dicka edhe 5 sekonda me vone nderrojne mendim. Me duhet te sigurohem qe eshte dhurata e duhur . Sdua te vonohesh sepse...sepse neser kemi dhe detyra te rendesishme per te paraqitur."
Po mallkonte justifikimet e kota qe po i dilnin pa kuptim nga goja ne tentative per ta lene Jusufin jashte mekatit qe ishte gati per te kryer duke shpresuar qe ai te mos kembengulte.
"Ok ok qetesohu Ed. Nese ke takim serish me Elifin mjafton te me thuash. "
"Ehe sidoqofte. Pafshim!"
E perqafoi si per te dashur te thithte tere energjine negative qe rrinte fshehur ne shpirtin e jusufit. Do i nevojitej ajo energji nese plani i tij do vihej ne jete. Do i duhej shume ligesi shpirtit te tij per te bere gjene me te shemtuar qe nje human mund te beje. Ti jape fund ne kuptimin e plote te fjales jetes se dikujt.
Mizori qe fshihet ne nje cep te cdokujt.
Fate te paracaktuara viktima te vendimeve te mjehershme.
Lote e erresire ne jeten me ngjyra qe do ndikonin mbi unazen e florinjte te se motres, mbi stilolapsin e florinjte te Jusufit. Lote te arte qe do shembin me tej rrenojat e perdhosura te nje shpirti te keqtrajtuar.Besoj e shifni qe vec mizori ka kjo historia ee...ju thash ka me qen suckish qe nfillim xp
. . .
YOU ARE READING
Autoportret |✔|
General FictionNentitulli- Ngjyrat e Jetes ~Nje ditar i nje djaloshi te keqtrajtuar nga jeta qe do digjet per tu mos u lexuar kurre diten qe ai vendos ti jape fund jetes se tij. Ndiqeni historine per te ditur se cndodh midis atyre rreshtave te shkruar ...~ ©pyrigh...