I kishin vene rresht per te mesuar sesi te montonin e cmontonin armet per ti vene me pas nje nga nje perballe nje rreshti pemesh te prera me ovalet e mbuluara nga shishe portokalli.
"Merr fryme thelle dhe kur te gjuash mbaje ose te iku shenjestra per lesh."
Nje mjekrosh plak me nje kembe te cale po i bertiste ne vesh duke leshuar nje klithme inatcore pas cdo plumbi qe humbiste ne hapsiren e pafundme.
"Rri drejt dhe syte mbaji mbi shenjester. Nese as me kete arme sgjuan dot si do ja besh me vone? Jepi bir! Gjuaj shishet!"
Duart e vogla te tulta kishin filluar ti djersiteshin duke bere te pamundur mbajtjen e armes per te shtene ne portokalline diellore perendimi te atyre shisheve mbi drru te thyer.
Fshiu pellembat e duarve me rradhe ne bluzen qe kishte veshur mori pozicion, veshtroi me syte e zvogeluar si per ti hapur sfide atyre shisheve dhe gjuajti.
Nje plumb qe ngulej ne nje tjeter trup peme.
Nje tjeter qe humbet drejtimin teksa udheton ne ate pluhur te kokrrizuar nga ererat e ngrohta.
Nje tjeter qe shoqerohet me zhurmen e qelqte te shishes qe u thye.
"Te lumte Jusuf! Nese ia arrin te mbash kete nivel shume shpejt do te te japim nje detyre te rendesishme. Kemi besim tek ty."
I ferkoi floket duke mbajtur nje buzeqeshje te embel genjeshtare per te nderruar menjehere rol duke u kthyer keshtu ne rolin e meparshem, ate te trajnerit te eger qe sdi te beje asgje tjeter vecse te bertase.
"Jepi mutin! Gjuaj ne shenjester! Cdreqin ben? Jepi jepi! Imagjinoje ate shishe si njeri te portokallte gjuaji mu ne koke e hidhe perdhe!"
Te klithurat e tij si benin pershtypje Jusufit qe shtrengonte armen me butesi dhe buzeqeshte ndryshe me syte e fikur. Po ecte me hapa te lehte gati te pandjeshem per token gri te mbuluar copeza dielli te qelqta.
"Nje hap me afer qellimit."
Edhe zerin e kishte ndryshuar. Nje cjerrje e lehte qe e bente timbrin te dukej me i trashe e Jusufin me burreror. Nje ftohje e lehte te atyre neteve te kaluara jashte cadres per te veshtruar yjesite e vdekura, qe do i falte vetebesimin e te qenurit tanime jo nje djalosh.
Veshtronte perreth dhe mundohej te ishte i vemendshem per te mesuar detajet ne gjerat kryesore qe ata u mesonin gjate trajnimit. E kishte te veshtire te vendoste plumbat ne karikator per shkakt te gishtave te vegjel dhe duarve te trasha ama mundohej me gjithe forcen e tij ta bente punen qe i ngarkohej edhe pse dite me vonese.
Ditet iu bene monotone dhe aftesia e tij per te mbajtur armen me e zhdervjellte. Qielli iu be pa ngjyra ndersa toka merrte hijeshine e diellit.
Dite te tera i kalonte duke menduar per shishet , qe kur binin ne toke te copezuara s'ishin asgje tjeter vecse qelq i thyer me forma te cuditshme qe merrnin bukurine qiellore te portokallte per ta sjelle ne kokrriza mbytese qe skishin pare ngjyre tjeter vecse te kuqe gjaku.
Nje tjeter nate me yje nen te cilat qendronte Jusufi duke mos ndjere te ftohtin por vec kenaqesi krenarie me armen nen krahe qe mundohej ta rregullonte duke sjelle ndermend me veshtiresi gjerat qe kishte mesuar.
Nje boshllek iu ngjesh asaj ndjenje , nje boshllek qe e beri ta leshonte armen perdhe e te nxitonte per ne cader aty ku kishte fshehur bllokun me kapakun qiellor.
E mori ne duar dhe nxitoi te zhgarraviste emrin e Edmondit para se zinte mire vend ne krevatin e tij te crregullt.
Ditar,
Kane ndodhur shume gjera qe nga hera fundit qe te kam shkruar. Po e nis me nje bombe qe me beri qe oer te oaren here te ngrija zerin e te them te verteten me pelqeu vetja autoritar. E ndersa sot, patem mundesi te trajnoheshim tamam ne nje fushe ku peme skishte, ama shishet iluzionare me hije portokalli ishin te ulura mbi trungje te tilla.
Sot mbajta arme per te paren here ne duar dhe ia dola ditar. Ia dola! Qellova ne shenjester.
C'dreqin po bej ditar? Qellova nje shishe dhe une ndihem i qeshur. Qellova nje shishe dhe te qeshurave te mia iu ngjesh trishtimi i atyre copezave te leshuara vrullshem mbi toke. A kam guxim aq sa duhet per te bere ate per te cilen jam ketu?
Sa dua te di si eshte babai im...e di i copetuar do jete. Do jete derrmuar nga pritja duke shpresuar qe une do kthehem. Po babai i Edit a thua ka marre vesh cka ndodhur ditar?
Sa do doja qe jeta ime te ishte ndryshe. Sa do doja qe Zoti te kish caktuar nje tjeter jete per mua.
"C'e ke ate?"
U ul ngadale prane tij duke mos hequr syte nga blloku qe Jusufi mbante shtrenguar. I buzeqeshi embel dhe me sy zgurdullues perpiqej te gjente pergjigje ne syte e plogesht te djaloshit sonte te menduar.
"Faleminderit qe me shpetove ate dite nga bomba!"
Nje bombe qe skishte dite sepse ishte rregjistruar ne mendjen e tij si nje ngjarje e vecante. Nje bombe qe ne gjume i sillte vdekje e ai ne pamundesi per te shpjeguar vuante dyfish ate pagjumesi.
"Cfare kerkon nje djale si ty ketu ne lufte?
Shikimi i tij mbante meshire veshur , nje lloj meshire humane qe ne fytyrat e njerezve te tjere shihej si perbuzje per nje zgjedhje te dhene nga natyra.
"Kam ardhur per te njejtin qellim si te gjithe te tjeret." Kerkoi te ngjante serioz dhe i prere. Kishte mesuar te pergjigjej shkurt dhe mistershem gjate ketyre javeve ne toke te shkrete bombarduese.
"Shumica ketu vijne nga injoranca. Mendojne se feja e vertete eshte nen fjalet e talibaneve apo armeve te kurdeve. Kujtojne se vrasja eshte zgjidhja e xhihadi edhe te hedhesh katolike e te pafajshem ne ere. "
Ndaloi se foluri kur kuptoi qe e kishte tepruar dhe nxitoi ti veshe fytyres nje te qeshur plot mundim.
"Po ti pse je ketu? Se marr vesh as pse mban aparat fotografik nen jastek e ben foto fshehtazi."
"Ashtu sic mban ditar ti nen jastek ashtu bej dhe une. Ti shkruan fjale un burgos veprime , vetem e vetem qe tu tregojme botes qe rehatia e tyre duhet te trazohet nga ushqyrja e ketyre kokrrizave rere me ngjyren e bardhe te supozuar."
Harrova ca do thoja 😂
O smaj men kush mka kerku me iu ba tag 😢 sorry peepsss
YOU ARE READING
Autoportret |✔|
General FictionNentitulli- Ngjyrat e Jetes ~Nje ditar i nje djaloshi te keqtrajtuar nga jeta qe do digjet per tu mos u lexuar kurre diten qe ai vendos ti jape fund jetes se tij. Ndiqeni historine per te ditur se cndodh midis atyre rreshtave te shkruar ...~ ©pyrigh...