Ndonjehere mendoj, po jetoj apo jam pjesë e një ëndrre dhe iluzioni i cili me vertit furishëm nëpër skuta të errta ?Ndoshta De Karti, do të na jepte një përcaktim më rigoroz të pozicionit të njeriut në lidhje me ëndrrën dhe realitetin...Unë nuk mund të mendoj një realitet pa ngjyrat dhe nuancat e ëndrrës e cila shërben si indicator i brenges personale të çdo individi. Realiteti pa ëndrrën do të ishte si një krijesë e vdekur që dekompozohet nga krimbat “kohë”. Pa ëndrra do të ishim si kafshët apo siç thotë dhe vetë Stefan Cvajg: Në këtë botë vetëm budallenjve nuk ju ecën në jetë, e kundërta ndodh me të zgjuarit që Zoti nuk i ndihmon më shumë sesa ata ndihmojnë veten e tyre...
Shumë njerëz e shohin jetën bardhe-zi sepse kanë frikë nga realiteti dhe nga gjërat e jetës,kane frike edhe te enderrojne...me sy hapur apo me sy mbyllur.. Por mankthet jane nje labirint i thelle, ato të sjellin huti dhe një ditë mund të humbësh në ndonjë mjegullim të pafund nga i cili nuk do mundesh të lirohesh kurrë....
Çdo gjë e mirë dhe e keqe jeton në ndjenjë dhe vdekja është zhdukja e plotë e çdo ndjenje, pra nëse prania e diçkaje nuk na shkakton dhimbje atëhere frika me ardhjen e kësaj gjëje mund të quhet absurde.
Kësaj jete që rrjedh në gjithë gjerësinë dhe gjatësinë e saj i nevojitet një shpirt i thellë. Tani, ka ardhur koha që shpirti ynë të shprehë madhështinë, fuqia jonë duhet të na drejtojë. Shpirti i njeriut është i fuqishëm, i thellë, pra thellësive të tilla duhet të ecim vazhdimisht.Ndonjehere buze ëndrrave te tilla na duhet te ecim vazhdimisht...Une jam Sofi. Mireseerdhet ne boten e enderrave te mia.
Ju prezantoj me boten e enderrave pasi realiteti eshte shume i zymte ne krahasim me to.
Nuk kam fuqi mbi enderrat e mia. Gjithmone me thone qe e ke ti ne dore se si marrin rrjedhe ngjarjet ne enderr. Perkundrazi ! Asgje nuk me pyet mua.
Enderrat nuk imponohen. Ato jane dhurate.
Nje dhurate te cilen nuk e dua.
A e dini çdo te thote te kesh frike te vendosesh koken ne jastek? Une po.
Ne momentin qe bie ne gjume te thelle fillon çdo gje...
Nuk e di nese jam e vetmja. Shpesh here i bej pyetje vetes nese ka enderruar njeri kete enderr perpara meje ,apo diçka te ngjashme me te. Dua te di qe nuk jam vetem.
Jo te gjitha enderrat jane te bukura. Shpesh here zgjohem me friken se mos ju jap fuqi mjaftushem te behen realitet.
I gezohem jetes sime monotone,eshte me e sigurt sesa bota perthithese e enderrave....
Pyetja qendron,nese realiteti im eshte kaq i zakonshem...nga e gjejne burimin keto enderra? Çfare mesazhi po perpiqen te me percjellin ?!
YOU ARE READING
Kurthi i Ëndërrave
FantasyNjë ëndërrimtare,ja çfare ishte ajo. Ju ftoj të njiheni me subkoshiencën e Sofisë nëpërmjet ëndërrave te saj. Bota e ëndërrave mund te jete nje kurth i rrezikshëm,sa imagjinar aq edhe real. A kanë fuqi ëndërrat te kalojnë nga njëri shpirt njeriu tek...