-Bir cfare ke? Pse je I merzitur?-e pyeti e ema Erionin por ai vetem ia puthi duart dhe u largua per ne dhomen e tij. Ishte Egloni ai qe I tregoi cdo gje. E ema e tij u merzit per te birin, por e ngushelloi me faktin se cdo gje ne jete ndodh per nje arsye. Arsye qe Erioni akoma spo e kuptonte se cila ishte.
******************
-Per ku je nisur keshtu? More leje apo si e ke hallin?-I bertiti sara aides.
-Per ne barnatore mama, te mar ca ilace per dhimbjet ne trup.fale jush.-dhe e shikoi ne sy.
-Kujdes si sillesh me mua, ti me njeh mire. Mos e kalo kufirin, ne rregull-dhe ia beri me dore te largohej. Nuk priti fjale me, por u largua me te shpejte. Pasi mbaroi pune ne barnatoren e lagjes, shkoi te vjollca te bisedonte me te. Trokiti disa here por kot, askush spo ja hapte deren. Sa beri te ikte, ai e thirri dhe ishte zeri I tij qe asaj I kishte munguar ne ato momente.
-Aida. Eja hyr, ketu eshte Vjollca por pak e zene me darken.-dhe ia hapi rrugen qe ajo te kalonte.
-Aha. Falemnderit por me mire mos tju pengoj. Thjesht me ra rruga ketej dhe erdha ta pershendes.-dhe uli koken si ne faj.
-Ja tani e therras.-dhe u largua duke e shperfillur komplet. Sjellja e tij e ftohte e vrau ne shpirt, por nuk tha gje.
-Zemer. Mireserdhe. Eja, mos rri aty. futu brenda-ia beri me shenje Vjollca te ulej ne divan.
-Isha ne barnatore dhe thash te kaloj ketej, te shoh se me mori malli. Por nuk e dija se ke mysafir-duke iu referuar Erionit I cili po luante me telefon.
-Ska gje moj zemer, prinderit e mi kane shkuar ne nje dasme dhe ky kokboshi erdhi per te mos me lene vetem.
-Aha. Shume mire, nesje me leje, tani po iki une.-dhe beri te ikte por Vjollca nuk e la.
-Nuk ke per te shkuar askund, do hame darke pastaj do ikesh.
-Por...
-Ska por, lajmeroje mamin tend dhe tregoi. Ne do te percjellim per ne shtepi.-dhe ia shkeli syrin Erionit. Si duket, ajo nuk ishte ne dijeni te situates.
-Edhe te fejuarin. Tregoi edhe atij se mbase xhelozon shume dhe vjen e ben namin ketu-foli ai si me ironi.
-Skam te fejuar une, as te dashur. Perveq prinderve, skam kujt ti jap llogari.-u pergjigj e merzitur nga sjellja e tij.
-Po po si jo.-dhe vazhdoi me indiferentizmin e tij. Pasi ajo u largua tutje te fliste me te emen, ishte vjollca qe I bertiti.
-Ci ke ato fjale aman? Kjo sjellja yte sme pelqen aspak.-I bertiti paksa ajo.
-Skam faj une qe ajo na ka genjyer, ska treguar se ka te dashur dhe se se shpejti do fejohet-ia ktheu pergjigjen me ton me te larte.
-Mbylle gojen, kur nuk e di si jane punet me mire hesht.
-E si qenkan punet pra? Ma thuaj ti.-kembenguli ai por kur e pane ate te afrohej, heshten te dy.
-Flasim me vone. Sillu mir-kaq arriti ti thoshte Vjollca dhe shkoi per ta bere gati tryezen. Pasi mbaruan darken, Aida deshi te largohej por Vjollca nuk e la. Mendja e saj djallezore dicka planifikonte. E pa se Erioni po fliste ne tel dhe e shfrytezoi rastin ta pyeste.
-Aida, mos me thuaj se ke vendosur te fejohesh me ate trapin-bertiti paksa ajo sa per ta degjuar biseden edhe Erioni. E I shkreti, me te degjuar ato fjale mbylli telefonin dhe u afrua te pergjonte.
-As qe e kam ndermend te fejohem, ti I di planet e mia. Dua ta mbaroj shkollen, por nuk e di cte bej me prinderit e mi. ata kembengulin shume per kete fejese.-u pergjigj e sinqerte.
-Mos u fejo shoqe, ti nuk e do ate. Mos gabo ta pranosh ate fejese, do pendohesh per gjithe jeten.
-As qe e kam ndermen te pranoj. Nuk e dua ate dhe pike. Por do e gjej nje menyre ti bindi edhe prinderit e mi.
-Dua te te pys diqka, por mos ma mer per te keq.-I tha vjollca..
-Pyet lirisht, ti e di se nga ti smbaj gje te fshehte.-dhe u be sy e veshe duke pritur per pyetjen.
-Per Erionin. Cfare ndjen per te? Mos me thuaj se e do si mik sepse ste besoj.-dhe ishte kjo pyetja qe e torturonte te shkreten. Sdinte ne ishte dashuri apo cka, vetem e dinte se prane tij ndihej mire. Ktheu koken anash dhe kur e pa se ai nuk ishte aty, I tregoi cdo gje.
-Smund te them gje vjollc pasiqe nuk e njoh qe moti ,por as si mik smund te them se e dua. Thjesht, ndihem mire kur jam prane tij, kur ai me perqafon ndihem e mbrojtur, e lumtur. Nuk e di, me pelqen buzeqeshja e tij, sjellja e tij. Kur sillet ftohte, me vret ne shpirt me ate sjellje. Por ja qe jeta te perball me shume sfida.
-Pse mendon ashtu?
-Aman o vjollc, nje cun si ai do ja hidhte syte nje goce si mua? Sdua te enderroj, as te dashurohem. Thjesht, dua te mbaroj njehere shkollen. Pastaj do gjej ndonje.
-Se mos dashuria te pyt ty se kur do vije-e talli vjollca dhe te dyja qeshen.
Nje e kollitur u degjua dhe te dyja e nderprene biseden.
-Me falni qe ju nderpreva, por erdha te mar pak uje-u shfajesua aty per aty.
-Une tani do iki, flasim neser mire.-perqafoi vjollcen dhe beri te largohej por Erioni e ndoqi nga mbrapa.
-Do te percjell une, sdua te te ndodh gje.
-Ska nevoje, mos u mundo. Naten e mire-dhe duart e tyre u ceken duke e hapur deren ne te njejten kohe.
-Thash do vije me ty, mos kundershto.-mori doren e saj dhe e puthi lehte. Dhe ja ku emocionet, fluturat e cdo gje e kishin kapluar Aiden ne ato momente. I mbylli syte duke shijuar ato puthje dhe vetem kur u kthjellua, e kuptoi se po gjendej ne perqafimin e tij.
-Me fal per sjelljen time qepare, sjam askushi per te te kerkuar llogari.-dhe e mbante forte ne perqafim.
-Skam asgje te te fal, me fal mua qe ndodhi ai keqkuptim.-dhe u shkeput paksa nga ai dhe e shikoi ne sy.
-Nuk eshte I fejuari im, as sdo jete kurre. Por eshte nje bisede e gjate, ta them here tjeter mire.-e ai pohoi me koke. Se bashku dolen nga aty dhe ai e percolli deri ne shtepi. E shkreta, kishte harruar ilacet atje, beri te kthehej por ment iu morren dhe ra pertoke, pa ndjenja.
YOU ARE READING
Aida
AdventureNje vajze e keqtrajtuar nga prinderit, e lodhur nga jeta, me ne fund e gjen lumturine e saj prane personit qe e dashuron me shpirt.