Kapitulli 17

337 31 6
                                    

Ate dite e kaloi per mrekulli, nen shoqerine e Erionit dhe nenes se tij. I mungonte Ela,dhoma e saj, por nuk I mungonin prinderit. Ishte kurioze te dinte pse Erioni ishte dy vite me I madh se ajo, ndersa ne shkolle ishin ne po te njejten klase. Vendosi ta pyeste te emen e tij meqe ai nuk ishte aty.

-Zonje. Desha tju pys dicka por nuk e di se nga tja filloj.-I tha ajo dhe koken e anoi anash.

-Pyet bije, pyet cte duash. Cte intereson-ia ktheu gruaja me miresjellje. Nje grua mjaft e forte, qe u kishte bere balle furtunave me te medha. Ne moshen me te mire, I kishte vdekur burri e ajo vet ishte kujdesur per djemt e tij. Ishte bere edhe nene edhe baba, vetem qe atyre mos tju mungonte gje por as mos te ndjekin rrugen e keqe. I kishte keshilluar gjithmone se fjalet e prindit asnjehere nuk te cojne ne rruge te gabuar dhe se vetem prindi ta do te miren.

-Doja te di pse Erioni eshte ne te njejten klase me mua, dmth pse eshte regjistruar ne te njejten klase kur ne fakt, eshte dy vite me I madh se une.-mezi arriti ta formulonte pyetjen, kishte frike nga pergjigja. Gruaja e shkrete morri fryme thelle, dhe e hapi temen qe asnjehere sdo donte ta kujtonte.

-Qe nga vdekja e babait te tyre, Erioni ishte ai I cili u merzit me shume. Vuajti me shume pasiqe ishte shume I lidhur me te atin dhe vdekja e tij e tronditi shume ate. Per me shume se dy vite, ai e braktisi shkollen, nuk I interesonte asgje. Vazhdimisht rrinte prane varrit te babit te tij, derisa nje dit vendosem te shperngulemi ketu. Meqe I kemi dhe ca farefis ketu, mendoja se do I bente mire atij te ndryshoje ambient, dhe ia paskam qelluar. Perveq se u takua me kushurinjte e tij, ai e gjeti edhe dashurine e vertet. Ai te do shume bije.-dhe ia ledhatoi faqet me butesi e Aida u merzit teper, I dhimsej Erioni dhe vuajtjet qe ai I kishte perjetuar por gjithmone I kishte mbajtur perbrenda.

-Sa I forte eshte, asnjehere se ka hapur kete teme. Vuajtjet I mban gjithmone brenda, nuk shprehet kollaj-I tha Aida pasi fshiu lotet.

-Eshte nje teme e rende per te, nuk deshiron te flet me askend per ate ngjarje. Menjehere mbyllet ne vetvete dhe-deshi te vazhdonte akoma por dera trokiti. Aida shkoi ta hapte por u habit kur e pa ate ne shtepine e Erionit.

-Ti? Ckerkon ketu?-dhe buzeqeshja djallezore u formua ne fytyren e Fatonit.

*****************

-Vjollc po deshe eja sonte nga ne, Aida eshte akoma e merzitur dhe sdua te qendroje vetem.-I tha Erioni asaj ne telefon.

-Dakord xhan, do vije. Ja sa tju tregoj prinderve dhe do kaloj nga ju.

-Ne rregull zemer, te presim pra. Dhe mos eja duar thate e, turp eshte- e talli ai e ajo qeshi me te madhe.

-Dakord dakord, e kuptova interesxhi. Hajde shihemi pas pak. Te fala nuses.-dhe shkoi te merte leje nga prinderit e tij.

*********************

-Kush eshte bije? Erioni erdhi?-pyeti Drita Aiden. E ajo sdinte cti thoshte.

-Nje..nje shok nga shkolla teta Drita. Une do merem me te, pa merak.-dhe ia beri me shenje Fatonit te dilte jashte.

-Ckerkon ketu? Fol shpejt dhe shporru.-I bertiti paksa ajo.

-Avash zemer, erdha per te miren tende dhe te Erionit-qeshi ai ne menyre djallezore. Buzeqeshje qe Aida e urrente.

-Erdha te bejme nje pakt. Nje mareveshje a si te duash ti quaje.-dhe priti per pergjigjen e saj.

-Cfare marveshje? Per cfare dreqin e ke fjalen?

-Ti do kthehesh ne shtepi, do pranosh te martohesh me mua. Nese deshiron qe Erioni dhe familja e tij te jetojne te lumtur.

-Si...si? Po me kercenon? Je ne vehte se cpo flet?-dhe terbimi ne syte e saj shihej qarte. Per here te pare, Aida po acarrohej aq keq saqe as veten spo e njihte.

-Nuk eshte kercenim shpirt, por propozim. Per shembull, Erionit mund ti ndodh ndonje aksiden ne rruge, nenes se vet ti digjet shtepia , vellai mund te mbetet pa pune. Jeta eshte e mbushur me surpriza shpirt.-dhe ia luajti syrin ne menyre perverse, gje qe te Aida ngjallte neveri.

-Ti sguxon te besh asgje, e di une. As mos provo sepse..

-Jam njeri I pushtetshem shpirt, me leke cdo gje mund te bleje.-ia ktheu ai duke ia ledhatuar floket por ajo ia hoqi duart.

-Ndjenjat e mia smundesh, dashurine ndaj Erionit smund ta blesh kurr. As sdo e kesh kurren e kurres-dhe ia hoqi duart me force.

-Ke kohe te mendosh deri neser, me shume afat ste jap. Pasojat do I mbash ti pastaj, ne ndergjegjen tende-dhe u largua duke e lene ate te shtrire ne shkalle e duke qare me ze te ulet. U kthye serish duke e puthur me dhune ne faqe dhe vazhdoi rrugen per ne shtepi.

-Mallkuar qofsh Faton, mallkuar qofsh 100 here.-dhe ngeli e ulur aty duke qare per fatin e saj.

*****************

-Gjithcka u rregullua zonje, mendoj se qe neser ajo do kthehet ne shtepi. Ju merruni me pergaditjet mire.-po fliste ne telefon dhe syte I kapen Erionin duke kaluar rrugen. E shtypi gazin fort dhe per pak e perplasi per toke.

-Manjak, ku I ke syte?-I bertiti ai pasi u ngrit ne kembe dhe e pa gjurin e gjakosur. duke caluar, arriti ne shtepi me kemben e gjakosur.

-Shpirt, cfare te ndodhi?-e pyeti Aida mese e brengosur.

-Asgje zemer, asgje. Nje makine desh me shtypi. Po voziste si I cmendur, as nuk frenoi kur me pa ne gjysme te rruges-u pergjigj ai dhe vazhdoi duke e mjekuar kemben. E Aida menjehere e kuptoi se kush e kishte bere kete.

-Arrite ta shohesh shoferin/? Kush ishte?-e pyeti ajo me qellim qe ta dinte ne ishte ai, dhe dyshimet e saj u vertetuan.

-Nuk arrita ta shoh mire, pasi po voziste shpejte. Por si fytyre, mu duk e njohur. Diku e kam pare ate djal-dhe koken e ktheu anash duke shikuar per te emen, sdonte qe ajo ta shihte ne ate gjendje. Aida u ul ne divan, e vetem atehere e kuptoi se kercenimet e Fatonit paskan qene te verteta.

AidaWhere stories live. Discover now