30/Girls POV

32 8 0
                                    

Siena POV:

-Degjoni tani, Olivia dhe Rajani kane shpetuar dhe ja kane mbathur per ne Durres po ne? Do rrim ketu te durojme terr terr-et e ketyre?-pyeta Delen duke me ardhur ne maje te hundes ledhatimet e Margarites dhe nazet e bente me ushqimin.

-...maa noo pse ca jam une qe ta ha kete? Mos te dukem shume e dobet per kete? Jo jo nuk e lejoj kete une...Nuk e ha specin eshte i shpifur...-nazet e saj po me sosnin durimin. E urreja kur dikush brente naze ne ushqime...
Pse na duhet te ankohemi kur fatmiresisht Zoti na e ka bere te mundur te ham? Ja pra ta them une pergjigjen. Sepse ka njerez qe nuk jane mirenjohes.

-...ok une dua vetem tersher me kos dhe banane...Qe nga dje jam shendoshur shume dhe nuk ben keshtu. Sdua te behem si sponxhbobi-tha Dela.

-Une dua nje tost dhe nje leng portokalli te fresket. Faleminderit- veshtrova me inat Margariten dhe ndjeva doren e Maksit qe me ceku shpatullen. Ktheva koken dhe e pash.

-A je mire?-ai u ul ne karrigen e bardhe ngjitur meje.

-Ne fakt jo, me nervozojne njerezit qe kane naze me ushqimin-thash.

-Ne rregull dhe mua nuk me pelqejne por keshtu qe kane tipin s'kemi cfare t'i bejme...-arsyetoj ai.

-Uff shiko si e hodhi ate copen e mishit si kafsh. A nuk eshte gjynaf per te? Me mijera njerez punojne aq shume per te marre ate copezen qofte therrimen e bukes ndersa kjo ka naze. Ahh mer Zot ishallah i jep mendt ne koke se shoh qe nuk jane mire.

-Po qetesohu moj... Shiko dhe zinxhirin ushqimor. Nese nuk e ha ajo shiko kush vjen-Maksi drejtoj gishtin drejte nje koteleje te vogel tinezare qe po ecte qejf e qejf drejte mishit te hedhur ne toke.

-Ok tani me pelqeu kjo-thash dhe buzeqesha atij.

-Mos buzeqesh keshtu!-tha me nje ton urdherues ndersa une e pash e cuditur.

-E pse?!

-Sepse...sepse...me duhet te aktroj sikur jam xheloz nese nje djale ti hedh syt...Do me duhet te cohem dhe ta rrah ne nje menyre...menyre fallco-u perpoq te perzgjidhte fjalet.

-Ti je i cuditeshem-thash dhe i buzeqesha prap dhe ai buzeqeshi pas meje. Nje avull i ngrohte mbeshtolli zemren time dhe zemra ime rrahu ne nje tingull te cuditeshem. Sa ndjenje e cuditeshme dhe e bukur.-Po ti pse qesh? Mos qesh dhe ti pra.

-E pse?

-Sepse behesh i shemtuar dhe te tjeret kur te kalojn do thone "Shiko sa te shemtuar e paska te dashurin kjo"...-thash dhe nje moment mbeta ashtu e cuditur nga fjalet qe me nxorri goja ime.

-Te dashurin?!-me pa me disa sy qe deshironin te kontrollonin qelizat e mia por syte e mi nuk ja dhan mundesine.

-Fallco-shtova dhe ktheva koken nga krahu tjeter.

-Ashtu qofte se...nuk i dihet-tha dhe u kthye nga krahu i kundert duke folur me babain e Rajanit i cili po interesohej per te birin.

Pash Delen qe nuk po ma varte dhe muhabetin e kishte perqendruar tek Rigelsi dhe qendrova dreje kur syte me kapen Lizen e cila ishte ulur ne nje cep prane dritares me nje kuti pice para vetes. E vuri re qe po e shikoja dhe me buzeqeshi duke ngritur siper copezen e pices qe po hante si per te treguar se pa ma bente "gezuar" dhe pse anash saj qendronte kanacja e koka koles.

U ngrita nga vendi ku isha dhe mora ne dore lengun e portokallit.

-Si, nga po iken?-pyeti Maksi.

-Po shkoj te ulem me Lizen sepse ndoshta do merzitet vetem-thash dhe eca permes atleteve te bardha qe mbaja veshur.

-Mgjesi Ene-tha dhe kafshoj picen.

Te DashurrejWhere stories live. Discover now