33/Dashuri e ndaluar

61 8 9
                                    

Olivia POV:

Po shikoja nga dritarja e makines shiun qe nuk arrite te me cekte dot nderkohe qe ndjeva nje afrimitet te tepert, kthej koken dhe shikoj Rajanin.

Hunda e tij kish cekur hunden time ndersa syte tane po shikonin njeri-tjetrin pa pushim. Ndjeva faqet te me skuqeshin dhe zemra te me rrihte shume fort.
Kembet dhe duart po me dridheshin sikur te me kish kapur korenti.
A kisha ftohte valle?

Si i hutuar drejte syve te mi dhe buzeve te mia rrembeu rripin e sigurimit dhe ma lidhi me kujdes.

-Faleminderit-i thash keto fjale per ta sjellur ne vete.

-Ahh...une..hmm...asgje-rregulloj rripin e tij te sigurimit dhe i dha gaz makines.

-Di t'i japesh makines?-pyeti nen melodine e muzikes e cila mund te bente dhe rrugen te kercente

-Epoo patenten e kam marr por makines nuk i jap mire-thash dhe ktheva koken nga krahu tjeter qe mos te takoja me syte e mi me te tijët.

-Si nuk e jep mire? Ok e dashur grua tani me duhet te te jap leksione me duket.

-Nuk kam nevoj per leksione. Nuk kam çe dua makinen kur kam bicikleten dhe kembet e mia.

-Po pse deri ne Tropoj ke nder mend te ikesh me kembe? A ja del dot?

-Po kemi autobuza, agjensira gjera...-thash dhe ktheva koken nga ai. U perballa me syte e tij te lezeteshem dhe zemra me rrahu me furi e me nje tingellime te panjohur me pare.

"Ah Olivia, c'te ka gjetur? Besoj se ke nevoj per uje..."fola pa ze me mendjen time dhe fillova te luaja koken sipas ritmit.

-Kur e luan koken ashtu me ngjan me nje psikopate qe e ka lene truri dhe sapo ka dalur nga 5-a Elbasanit.

-Epo gezohu qe takove nje psiko-thash dhe qesha.

Siena POV:

-Rrezojme 2 veze...-degjova zerin e Aleas e cila po perpiqej te pergatiste nje torte. Kush valle i ka lene kesaj vajze te gatuaj gjene me te rendesishme te kesaj nate?

Shkoj ne aneks dhe degjoj zhurme vezesh te cilat perplasen me forc ne dysheme.
"Mos me thuaj se ndodhi vertet ajo cfare po mendoja une. Dhe te mendosh qe i kam blere 60lek kokrren nga ato te fresketat"mendova dhe duke kaluar nje karrige shoh ne kuzhine ate dhe 2 kokrra veze te vdekura ne toke.

-Ehh Sien erdhe? Shiko e kam nisur mbar gatimin. Kam bere cdo gje qe thot libri i gatimeve.

-ALEAA...-bertita dhe vendosa duart ne koke. C'faj kishin vezet e shkreta qe te perfundonin te dhunuara ne toke?

-Ca ke moj? Ne rrrgull e di qe te pelqen shume por ja e lash surprize kete pjesen e gatimit te tortes. E di qe do jete fantastike.

-Ti je cmendur... kur thot rrezojme dy veze do te thote qe e troket vezen lehte dhe e hedh lengun e saj ne tasin e brumit dhe jo ta hedhesh pertok.

-Aa pse kshu i bie?-pyeti veten ndersa une i rash ballit me pellemben e dores.

-Dil jashte dhe ha ndonje gje se torten e beje vete-thash e acaruar ndersa ajo hoqi perparesen e bardhe te gatimit dhe duke kthyer floket ne krahun tjeter tere tangardhik tha:
-Po mire me se mua me lusin...-iku nga aneksi per ne dhomen e saj duke shfryre e inatosur.

-Ahh cfare rremuje qe eshte bere-vendosa duart para fytyres kur pash cimenton me vezet qe tashme kishin vdekur dhe miellin qe ishte shperndare gjithandej.

-Leaa...-zeri i teto Zyberes u degjua qe po vinte drejte kuzhines. U afrua aty dhe me pa mua qe nuk dija nga te nisja me tere ato rremujna qe ndodheshin aty.-Qyqaa ca ka ndodhur ketu moj Sienke.

Te DashurrejWhere stories live. Discover now