Ditet ikin e stinet ndryshojne, acari i dimrit fillon ngadale te shkrije e zemra fillon e zbutet. Edhe plaget me te thella nje dit fillojn te sherohen, ndoshta vertet len shenja qe do jen me ty gjith jeten, por ato jan thjesht kujtime, sepse e shkuara duhet te lihet pas, e jo te mos kujtohet. E keshtu me ditet e para te pranveres, bashk me lulet celin dhe emocinet e para qe per nje kohe te gjate u mbajten mbyllur ne nje kafaz floriri ne kraharor. Njeriu eshte krijuar per te mbijetuar, e si i tille gjithmone do e gjej nje zgjidhje, heret ose vone, e mira do triumfoje dhe kurre nuk do qaje serisht zemra. Se me ardhjen e pranveres cdo zemer do mari jet serisht, edhe zemra me e copetuar do behet nje lule e bukur Maji, e do i japi gjalleri keti livadhi qe ne i themi Jet. Me beso, me beso kur te them qe do shohesh dhe ti ate rrezen e shpresesh qe per aq koh ta kan mohuar. E kur ajo qe doje te jet larg, e mos kthehet kurr, mos e ndiq. Ti sdo te jesh kurr nje personazh plotesues ne jeten tende , ti je ai rreth te cilit rrotullohet jeta jote. Ndaj mos u dorzo, kalo dhe kete dimer, rezistoi acarit, se pranvera do shkrije ato murret e akullta ne zemren tende.
YOU ARE READING
Kur bien Kembanat(Proza Poetike)
Kort verhaalHello, i am gonna tell you a story. The end.