1🍀

3.6K 79 18
                                    

Brrrr,brrrr-vazhdonte të binte për të disatën herë zilja e telefonit dhe ajo për të disatën herë kthente kurrizin dhe mbulonte kokën me jastëk.
"Të martë mortja ty që po i bie telefonit dhe ziles së telefonit" mendoi dhe u kthye nga ana tjetër për tu përgjigjur në telefon.
ABIGEILLL KU DREQIN E KE FUTUR ATË TELEFON QË NUK PËRGJIGJESH???!?!! KU DREQIN JE FUTURRR?? E DI SA HERË TË KAM TELEFONUAR APO JOO???- dëgjoi zërin e ëmbël të shoqes së saj të ngushtë që në këto momente po i dukej më i shpifuri në botë.
Në bythë e mbaj telefonin Kamila kurse unë në atë të satëme. Gjithesesi fol për çfarë i bie telefonit tim ti që në pikë të mëngjesit duke më prishur gjumin??-ia ktheu Abigeli.
Pikë i mëngjesittt,pikë i mëngjesit thotë që të rëntë një pikë ishallah. Është ora 09:00 moj vajzë dhe e diel,cohu nga krevati bëhu gati se e kemi lënë për të shkuar në pishina sot apo harrove??-foli Kamila pak me e qetësuar këtë rradhë.
Jo moj s'kam harruar ja tani do bëhem gati,për 15 minuta erdha të të marr.-tha Abigeili.
Okayy por do të marrim edhe Beatrisin pasi patenta e saj iku për lesh,ta tregojmë kur te takohemi.-tha ajo.
Okay shihemi të puci pucii.- ia ktheu Abigeil dhe u ngrit të bëhej gati.

***

Shef çdo dërgesë përfundoi në destinacion me sukses përveç asaj të rusisë...-po thonte një nga punonjësit që ishte në mbledhje kur u ndërpre nga ai.
"Përvec asaj të Rusisë" çfarë??-foli duke ngritur njërën vetull dhe me një zë të qetë por që të fuste tmerrin e vërtet.
Doja të thoja zotëri se është nisur dhe cdo gjë është në rregull dhe do të njoftohemi kur të arrij.-u përgjigj me gjyëem zëri punonjësi dhe duke u dridhur nga frika.
Felix në orën 10:00 ke mbledhjen që ka organizuar babai jot. Do të shkosh?- i tha me të vogël Lukas,shoku i tij i ngushtë.
Fuckkk e kisha harruar fare por do të shkojmë pasi tha që do të ishin pjesëmarrës edhe eprorë të rëndësishëm dhe do të ishte e rëndësishme,prandaj mbyll mbledhjen! Po iki te behem gati. Për 10min të dua poshtë.-i tha Felix i cili u ngrit dhe u largua nga zyra.
Ufff,o zot përse gjithmonë muaa!-mendoi ai dhe më pas foli me një zë të qetë por të ashpër dhe autoritar-Për 5 min të keni mbaruar cdo gjë që jeni duke thënë.- dhe punonjësi filloi të filste me shpejt.

---

Pasi hyri në dhomën e tij pa që nuk kishte kohë për një dush të ftohtë që ta sillte në vete pasi nata e kaluar në klub duke pirë e kishte lënë me dhimbje koke që edhe pse kishte pirë ilace për kokën dhe gjithashtu kish bërë një dush të akullt nuk e kish qetësuar aspak prandaj ju drejtua direkt dollapit të tij gjigant që ishte pothuajse sa gjysma e dhomës së tij të madhe. Pasi hoqi kostumin e tij të zi mori një tjetër kostum të zi por me këmishë të bardhë të cilën kur e veshi la disa kopsa të zbërthyera para tek kraharori. Veshi xhaketën,këpucët e zeza,vendosi një nga orat e tij të shtrenjta dhe hodhi parfumin e tij dehës dhe doli nga dhoma por pa harruar për të marr me vete celësat e njerës prej shumë makinave të tij por që këtë rradhë ishte një ferrari i zi ashtu si nje anë e shpirtit të tij dhe u nis i ndjekur mbrapa nga Lukas dhe rojet.

Felix Sovetskaya i rritur në një familje të lumtur dhe të gëzuar deri në moshën 16 vjecare ku cdo lumturi dhe gëzim përfundoi kur atij i vranë para syve gjënë më të shtrenjtë për të,Nenen e tij. Ku cdo gjë përfundoi kur mori vesh se babai tij ishte mafiozi më i madh,më i pasuri dhe më i rëndësishmi në rrethin e mafiozve dhe se kishte në dorë një kontinent dhe disa shtete të rëndësishme. Atë ditë cdo ëndërr ju kthye në një urrejtje për të atin dhe për cdo njeri tjetër për vec atyre të treve. Atë ditë ajo ana e tij e lumtur,fëmijnore dhe ënderrimtare u kthye në një sahara e cila kthehet e ftohtë pasi dielli ka perënduar. U kthye në dicka të vdekur. Nga ajo ditë sytë e tij ishin të veshur me zjarr. Por jo...ky nuk ishte një zjarr normal sepse ky as nuk i afrohej një zjarri normal sepse zjarri normal shuhet por zjarri qe ai kishte në shpirt nuk mund të fikej pasi ishte Zjarr Hakmarrjeje.

Zjarri I HakmarrjesWhere stories live. Discover now