She is mine

427 26 0
                                        

OLSI POV

(Kane kaluar 2 muaj qe nga ajo dite qe e takova ate, me ka marre kaq shume malli ta perqafoj, ti ndjej eren, ta ndjej afer,por fatkeqesisht rrethanat jane keshtu. Nuk mundem ti le te tera punet keshtu dhe te shkoj ne shqiperi dhe pse do te doja shume. Ajo keto dy muaj ka qene shume e merzitur me mua dhe e kuptoj shume mire pse, i jap te drejte, fundja kushdo te ishte ne vendin e saj do te ndihej keq. Me dhemb shpirti kur e kujtoj ate momentin kur me pa per here te fundit, me ate shikim te trishtuar. Para disa muajsh nuk kisha ndermend te krijoja nje lidhje serioze me askend, isha shume mire ashtu si isha. Mendoja qe te jesh vetem mund te jesh i lumtur, nuk ke pse jep llogari, nuk ke pse mendohesh para se te takosh dike, tere koha eshte vetem e jotja derisa  mami mori vesh qe eshte me kancer, dhe doktori i dha vetem  disa muaj jete. Mu keput shpirti ne ato momente qe e mora vesh. Mami, princesha ime, gruaja e vetme ne kete toke qe e doja me tere shpirt, do ikte nga kjo bote.)

PARA 5 MUAJSH

Mami--)shiko Olsi, ti je shpirti im, gjithcka e imja, pasuria ime me e madhe....
Une--)E di o ma po shhh mos e lodh me shume veten, do behesh mire, te premtoj, une do marr doktoret me te mire te botes, dhe ti do behesh mire, ta premtoj ma(kisha mbushur syte me lot)...sa te jem une gjalle, asgje e keqe sdo te gjej ty, me beso ma...ëëëë
Mami--)Shhh Olsi, Une...une e ndjej qe po me vjen fundi, por para se te iki nga kjo bote dua te te shoh ty te rregulluar te kompletuar....
Une--)shhh ma, mos fol keshtu
Mami--)Olsi, para se te iki nga kjo bote, dua te shoh ty me familjen tende, qe te iki e qete....thuaj mamit ke ndonje vajze qe te pelqen?
Une--) Jo ma nuk kam tani, por ti mos u shqeteso, se ti do jetosh dhe shume vite te tjera bashke me mua dhe do me shohesh te kompletuar...
Mami--)Shpirti i mamit, mua ma ndjell shpirti qe do iki nga kjo bote, por me lejo qe te te gjej ty nje nuse te ndershme dhe te denje per kete familje para se te iki.
Une--)Maa, mos fol keshtu, te lutem..
Mami--)Mire bir se flasim serisht per kete teme...tani dua te fle se kam e lodhur

(Ne ato momente isha lenduar shume shpirterisht, por kisha besim, qe mami im do te sheroheshe, kam takuar doktoret me te mire ne vend dhe pergjigja ka qene e njejte, mami im ishte ne fazen e fundit dhe me kimioterapi do mund ti jepnim pak me shume jete, pra mund te kishte mundesine te jetonte dhe disa muaj me shume me ne. Ne ato momente me kujtoheshin tere sakrificat qe mami im ka pas bere per mua, kur me rrinte tek koka deri ne mengjes kur isha semure, kur me keshillonte ku isha gabim, kur me perqafonte kur kisha nevoje, kur gjente kohe per te me ndihmuar mua me detyrat, kur me mbronte nga babi kur beja gabime...Po kur mami te mos jete me, cfare do bej une?? Nuk arrij ta mendoj dot jeten pa te...duket sikur cdo gje nga me ngjyra u kthye ne bardh e zi ne boten time. Disa dite pasi mami mori vesh qe pak muaj jete ka, vendosi te me tregonte disa fotografi vajzash, dhe donte qe te pranoja nje, te fejohesha dhe te beja femije, qe ti shikonte mami para se te ikte nga kjo bote. Ne ato momente delikate une nuk mund ti thoja mamit, dot jo per asgje. Pa pare fare fotot i thash mamit te zgjedhi ate qe asaj i duket me e denje per mua. Kisha plotesisht besim te zgjedhjet e saj. Mami kishte shkuar te 5  familje ne ate kohe dhe 4 prej tyre sapo kishin marre vesh se kush isha, kishin pranuar direkt ne moment, pa pyetur vajzat e tyre, ndersa familja e vajzes se peste ku mami kishte pyetur kishin thene direkt jo, pasi vajza ishte e vogel, dhe donte te vazhdonte shkollen. Kur vjen mami ne darke dhe me tregon per vajzen isha kurioze kush ishte ajo vajze dhe ajo familje qe me kishte refuzuar mua, nje nder personat me te pasur dhe më me pushtet ne vend.  Mami e kishte pare vajzen nga larg dhe e kishte pelqyer shume. Me tregoi qe ne rruge i kishin folur disa djem por ajo sja kishte varur fare, kishte ulur koken dhe kishte vazhduar rrugen e saj. Me tregoi mami qe ajo ishte shume mire me mesime dhe nuk kishte pasur kurre nje lidhje me perpara, dhe kjo per mamin tim ishte shume e rendesishme. Isha bere shume kurioz per ate vajzen dhe hyra ne rrjete sociale per te pare kush ishte, por ajo e kishte instagramin privat dhe 0 posts. Me intrigonte shume dhe nuk e kuptoja pse. Hap nje insta fake dhe i shkruaj massage request, per nje jave rrjesht dhe ne nje jave, nuk me ktheu kurre pergjigje. Me pas pyes nje shokun tim nga Durresi ne qoftese e njihte, dhe ai me tregoi qe ajo ishte ne nje klase dhe vellain e tij. Me tregoi dhe nje foto te sajen ku kishte dalur me tere klasen dhe me te vertete, ishte shume e lezetshme si vajze dhe dukej shume e thjeshte. Pas nja dy javesh mami me tregonte foto te vajzave te tjera, por une isha fiksuar me te...ESINA..emri i saj sme shqitej me nga koka, dhe i thash mamit, ja marr ate, ja asnje. Ne familjen tone,kemi nje tradite te vjeter, kush martohet nje here, ska te drejte te divorcohet me. Kur degjova per Esinen, mendova se pershtatej shume me mua, nga cfare kisha degjuar. Keshtu dhe mami imsistoi te familja e saj dhe me ne fund ata pranuan. Une kam qene gjithmone i mendimit qe vajzat e ndershme nuk shikohen nga virgjeria e tyre, dhe nuk me interesonte nese nje vajze ka pasur lidhje me perpara apo jo, per mua ka qene e rendesishme gjithmone qe vajza te ishte e zgjuar dhe me kembe ne toke derisa njoha Esinen.
Nuk e duroja dot mendimin qe ate ta kishte prekur dikush tjeter pervec meje, dhe ju betohem sdo lejoj kurre dike tjeter qe ta preki ate pervec meje, me mire vdes se te duroj kete gje. Nata jone e pare  ishte dicka shume e bukur, qe e ndjeva, me beri te ndihem tjeter person. Ta shikoja Esinen ashtu me bente te kisha nevojen per ta mbrojtur gjithmone ate, ti dhuroja boten dhe ta kisha gjithmone prane vetes. Se kisha menduar kurre qe ajo do te me jepej kaq shpejt mua, por jam i sigurt qe ajo ka fillur te ndjej sado pak per mua, perderisa beri kete veprim. Keto dy muaj kemi folur, cdo dite por nga vetem 5 min ku pyes Esinen si eshte dhe si po shkon me shkollen por asgje me shume. Jam duke punuar dite e nate, qe ti lej gjerat ne rregull ketej dhe te iki te Esina, te sqarojme kete ide dhe tia bej te qarte asaj qe e dua shume, sepse spo e duroj dot me kete situate keshtu.)

Kur Te Me Duash TiNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ