18

40 7 0
                                    

Ishte bërë një javë dhe Nazar nuk më linte të bëja gjë, vëmendja e tij ishte vetëm tek unë, Mariela dukej sikur nuk ishte për të këtu afër. Ajo vetëm e shikonte dhe as nuk thoshte gjë vetëm ngryste vetullat dhe duart duke na shikuar ne të dy. Por ende nuk e ka kuptuar për mua, nuk e di kur ka ndërmend t'i tregojë, megjithatë nuk e di nëse është ide e mirë t'i tregojmë, sjelljet e saj vetëm sa bëhen më keq. Sot vetëm i gjuhej Nazar-it pa pikë arsye. Ai ishte poshtë në laptopin e tij ndërsa unë shkova të thërrisja Marielen për të ngrënë darkë.

-Duket që dol ashtu siç e mendoja.

Tha ajo duke më drejtuar mua kur unë e takova tek shkallët.

-Nuk mund ta besoj që po lejoj një k*rv si ti të marrë burrin tim.

Ngrita njërën vetullë duke e shikuar.

-Kujdes se si flet me mua.
-Çfarë do bësh? Unë mund të të largoj nga këtu dhe ti smund të bësh gjë.
-Nuk besoj kështu, sepse e di që vetëm një fjalë e imja dhe Nazar mund të të lë.

Dora e saj u ngritë të më godiste por ishte dora ime që kapi dorën e saj.

-Si dreqin shkon pas burrave të martuar, duhej patjetër, hëë?! Unë që të pranova këtu, të lash të qëndroje dhe ti kështu ma kthen?
-Nuk thashë ta bëje, pastaj burri yt më mori ti nuk pate rol këtu.
-Po të mos thoja po, ti as që do ishe këtu, Nazar më pyeti mua dhe unë që doja tregohesha zemër mirë, për një k*rv si ti.
-Më quaj si të duash, por së shpejti fëmija ime do e quaj atë baba, gjë që ti nuk munde t'ia jepje si titullë.

Thashë me vetullat e ngrysur e cila hapi sytë duke më shikuar.

-Çka?
-Më dëgjove.

Thashë duke vendosur duart tek stomaku.

-Do kemi një familje dhe ti do jesh vetëm një e harruar.
-Tani edhe po fantazon.
-Pyete Nazar ndoshta edhe ai po fantazon.

U ktheva të zbrisja shkallëve por ishte ajo që më kapi krahin.

-Kjo është gënjeshtër. Nazar nuk do e bënte këtë, ai nuk do më tradhtonte, do më tregonte.
-Ti vërtet ke shpresa që dyshimet e tua të mos jenë të vërteta, unë dhe ai po krijojmë një familje dhe ti ende nuk beson.
-Unë i besoj atij.
-Vërtet, më thua a mirret ai me ty? Apo me thuaj është natën me ty ai?

Thashë duke bërë një buzëqeshje.

-Mjaft genjeve!

Shfryva frymën nga fjalët e saj që dëgjoja. Përse mendon që do gënjeja për një gjë të tillë.

-Po e gënjen edhe atë, nuk mund të jesh shtatzën.
-Po përse jo?
-Ti do që të ma marrësh atë prandaj thua çdo gjë.
-Shiko se nuk e kam për detyrë të të bëj të më besosh.
-Të njoh ty, e di që nuk je kjo që i shfaqesh atij...

Tha ajo teksa unë largova dorën e saj.

-Për ty është mirë vetëm ta lësh atë dhe të jetosh jetën tënde me dikë tjetër.
-Kurrë! Unë nuk do të ta lë Nazar.
-Atëherë prite atë të të lë ty.
-Mos më zemëro, dhe mjaft iu gjujte atij dhe largohu nga këtu.
-Pse dreqin më gjuhesh ti mua, përse me të je kaq e bute e pafajshme, grindu me të që të ka tradhëtu.
-Nuk e ka bërë me dëshirë, ti i ke bërë ndonjë gjë.

Lëviza kokën duke e shikuar atë.

-Ti je për të ardhur keq.

Thashë duke bërë që të zbres por më ndaloj përsëri ajo.

-Shiko këtu, të them largohu nga ai përndryshe do bëhet keq për ty.
-Nëse largohem,largohem me të.
-Ai nuk më le mua.
-As fëmijën e tij.
-Ti as që je shtatzënë.
-Jam!
-Pse nuk ke shkuar ende të kontrollohesh, me një test që gënjen atë mue nuk mundesh.
-Oh Zot, me ty nuk mund të mirrem.
-Do e bësh, do i thuash që po gënjen, nëse jo ti do e bëj unë atëherë.

If i can't have you, No one can! (Shqip)Where stories live. Discover now