💋💋 3 💋💋

64 11 2
                                    

Sapo hyra ne dhome u plasa ne krevat dhe nisa te qaja me denese,e qara gjithmone me kishte qetesuar dhe keshtu ndodhi edhe ate dite.Ne darke kur ndeza telefonin pashe qe kisha shume thirrje te humbura nga te dyja, mora ne telefon Anen ngaqe ishte e para ne listen e emrave sepse ato te dyja jetonin ne nje shtepi.

Pas ziles se 3 degjova Anen nga ana tjeter e telefonit qe thoshte e merakosur.

-"U beme merak per ty je mire?! "

-"Po jam mire... Hmmm ne fakt telefonova per t'iu... Domethene
ju e dini une u solla keq me ju dhe... Ju e kuptoni ate qe dua te them apo jo?! "

-"Kur do mesosh te thuash "ME FAL" o dru?"

Degjova Evin, qe me siguri po hante dicka, ajo ishte kaq llupese.

-"Kur ti te ndalosh se qeni llupese."- thashe duke qeshur.

-"Atehere nuk do mesosh asnjehere."- tha Ana.

Folem edhe pak pastaj e mbyllem, me beri mire te flisja me to u qetesova disi.
U shtriva per te fjetur kisha nevoje te pushoja pas asaj dite qe kisha kaluar, cuditerisht nuk po me vinte gjume dhe une isha nje gjumashe e pashoqe mua me zinte gjumi edhe ne karrige e jo me ne krevat.

Sapo mbyllja syte me vinin ne mendje syte e tij... Fshihnin kaq shume trishtim ato sy, kush mund te fshihej pas atij trishtimi... Nje vajze?!

Si nuk me kishte shkuar ndermend qe ai mund te kishte te dashur madje mund te ishte edhe i fejuar apo i martuar a ku dreqin ta dija une?!

-"Ti Erla je nje budallacke me diplome, me nje llogjike 15 vjecareje qe nuk ia ke haberin sesi funksionon bota, pra ben mire te flesh se ku i dihet ndoshta ndodh ndonje mrekulli dhe te vijne ca mend ndersa je ne gjume."

Po thoja nderkohe qe qepallat po me rendoheshin.

Ishte ora 04:00 e mengjesit kur ra alarmi duhet te zgjohesha per te mesuar sepse une gjithmone mesoja ne mengjes,e fika dhe u ktheva ne anen tjeter por ai ra prape pas 10 minutash. Atehere u ngrita me nje sy hapur dhe nje sy mbyllur dhe shkova drejt tualetit e pasi u perplasa nja 5 here arrita ta gjej lavamanin.

Lava syte dhe u ula te mesoj por nuk rezistova gjate dhe rashe serish gjume mbi libra, ju thashe qe jam nje gjumashe e pashoqe.

Nuk e di sesa kohe kishte kaluar kur degjoj nje ze qe me dukej sikur vinte nga nje bote tjeter qe po me therriste kush mund te ishte valle?!

Hapa syte dhe pashe qe ne dere qendronte Joselin, shoqja ime e dhomes qe e kishte kaluar naten tek nje shoqja e saj.

-"Zgjohu gjumashe se do e humbasesh seminarin nese rri shtrire akoma."- foli ajo duke shkuar drejt tualetit.

-"Si,pse sa eshte ora?!" - pyeta duke kercyer nga krevati.

-"Ke me pak se 10 minuta para se te filloje seminari."- tha ajo tere qetesi.

Fillova te levizja neper dhome si nje uragan duke kerkuar rrobat nxitimthi dhe fatmiresisht arrita te behesha gati shpejt.

-"Mos harro te besh pazarin."- therrita para se te mbyllja deren.

Nisa te vrapoja gjate gjithe rruges dhe kur arrita ne universitet po me merrej fryma shkova tek salla por ishte bosh dhe ne ate cast u kujtova qe nuk kisha seminar ate dite,po e meritoja nje cmim si hutaqja e dites.

-"Idiote,ku e pate mendjen?"- qortova veten.

Po me vinte inat sepse mund te kisha fjetur dhe pak.
Ndersa po zbrisja per ne kat te pare ndalova tek shkallet qe te conin ne kat te trete, aty ku kisha dhene puthjen e pare dhe nuk e di pse por shpresova shume qe ta shihja serish ate te cilit i mora per pak buzet diten e kaluar.

Pa e kuptuar as vete buzeqesha pastaj nisa te mbuloja fytyren me duar dreqin po budallallepsesha me duket!!!

-"Ti as qe do e shohesh me ate djale,ai me siguri nuk eshte as student i ketij universiteti,ishte teper i bukur per te studiuar ketu."

Po i thoja vetes ndersa u nisa drejt salles se studimit duke ndjere nje keqardhje te thelle qe nuk do e shihja me ate buzeqeshje te embel,ato sy melankolike por une nuk e dija qe gaboja rende kur mendoja se syte e mi nuk do takoheshin me kurre me te tijet... Sa shume qe gabohesha!!

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now