Nuk e di pse por u nisa drejt tij me hapa te pasigurte i dola perpara duke i zene rrugen dhe i thashe:
- "Ckemi,mund te mi japesh per pak buzet e tua?"
-Huh me falni nuk iu kupt...
Nuk e lashe te mbaronte fjaline dhe e putha, i ngjesha buzet e mia pas te tijave pa menduar asgje,humba e gjitha ne ate puthje qe me beri te shkel rruge qe as nuk e dija se ekzistonin.
Ai e leshoi librin perdhe dhe duke me vene doren rreth belit me afroi me shume rreth vetes nderkohe qe une instiktivisht kalova doren pas qafes se tij,kisha shkuar ne nje dimension tjeter.
U shkeputa nga ai ngadale pa piken e deshires me syte gjysme te mbyllur dhe kur erdha ne vete pashe hutimin ne fytyren e tij pastaj ai buzeqeshi dhe mund te betohesha se ishte buzeqeshja me e embel qe kisha pare ndonjehere.
E ndala veshtrimin per nje cast tek syte e tij kafe... Ishin sy te trishte dhe melankolike... Ishin sy engjelli.-"Kush je ti ?!" - me pyeti ai pas disa sekondash heshtje.
Nderkohe mesa duket ora kishte mbaruar dhe studentet nisen te qarkullonin neper koridorr dhe une duke shfrytezuar kete gje humba mes turmes,nuk dija cfare ti thoja,isha e gjitha e shushatur.
U ula ne tavolinen e zakonshme por mendjen e kisha tjeterkund.Po mendoja se cfare cmendurie kisha bere.
Pse e kisha bere mbi te gjitha??
Per shkak te fjaleve te Evit dhe Anes?Jo e kisha bere per vete,fundja ata nuk moren buzet e mia dhe i bashkuan me te tijet,as nuk me derguan me force.
C'po ndodhte me mua?
Une nuk isha e tille,une skuqesha e gjitha kur nje djale me qendronte afer ose me hidhte ndonje fjale,nuk isha nga ato vajzat qe ecin sikur po sfilojne,qe dilnin naten qe shpenzonin ore te tera kafeneve,qe lidheshin e zgjidheshin here pas here une nuk isha si ato...isha me keq shkoja dhe puthja te parin qe me dilte ne rruge. Ndihesha si nje e perdale !!!
PNuk vonoi shume dhe Ana me Evin erdhen prane meje.
-"Nuk me besohet qe e bere." - tha Ana.
-"Po ca ylli qe ishte."- foli Evi.
-"Une jam nje e cmendur,si shkova e putha te birin e botes ashtu kot,ca me zuri nuk e kuptoj?"- fola me shume me veten sesa me ato te dyja.
-"He mi se nuk e puthe me zor,edhe atij i pelqeu mesa vura re."- me nderpreu Evi.
-"Me te vertete?!"
Me shume peshperita duke menduar se nuk e kisha shqiptuar dicka te tille.
-"Hahahaha me duket se po bie ne dashuri me te birin e botes."- filloi te tallej Ana.
Nderkohe fatmiresisht ne salle hyri profesori i latinishtes, Evi dhe Ana shkuan te uleshin ne fund, gjithmone uleshin atje sepse thoshin qe ai eshte vendi me i mire per te degjuar muzike,per te bere muhabet ose per te ngrene fara, tregoheshin kaq femije ndonjehere.
Evi i kishte prinderit e divorcuar dhe nuk ia prishnin per asgje ndoshta edhe sepse ajo ishte prekur shume nga ai divorc aq sa ishte dashur ndihma e nje psikologu qe Evi te kthehej si me pare megjithese ajo kurre nuk u be me ajo Evi qe ishte para divorcit ndersa Ana e kishte babain nje njeri me shume pozite dhe ndikim prandaj nuk e vriste fare mendjen per te mesuar.
Pedagogu, nje burre shume i pergatitur dhe i afte filloi te shpjegonte mesimin, por une as qe po e degjoja edhe pse latinishtja ishte nje gjuhe e pakuptueshme dhe donte perqendrim, une gjate gjithe kohes qortoja veten per ate qe kisha bere pak me pare.
Fatmiresisht nuk kishim me mesim ate dite meqenese dy pedagoge munguan.
Nuk eshte nevoja te them qe Evi dhe Ana me ngacmuan gjate gjithe rruges derisa ne nje moment nuk durova me dhe bertita:-"Mjaft me nuk dua te ma permendni kete ceshtje,mjaft me bete te ndihem me keq,ia dhashe dhe puthjen e pare nje te panjohuri e gjitha fale ngacmimeve dhe lojerave tuaja qesharake... Tani ndihem si nje e perdale,te kenaqura besoj?!
I pashe qe te dyja u shushaten nga ky shperthim i imi i pazakonte... Por une nisa te ikja me lotet qe me binin litar pa thene asnje fjale tjeter edhe pse thelle brenda vetes e dija qe ato nuk kishin asnje faj.
YOU ARE READING
" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "
Romance"A MUND TI MARR PER PAK BUZET E TUA ? KJO ESHTE PYETJA QE DUA TE BEJ SA HERE QE TE SHOH POR STEPEM NGA REAGIMIYT. A MUND TI MARR KUR E HUTUAR ME HEDH NJE VESHTRIM PYETES ? A MUND TI MARR KUR ACAROHESH ? KUR BASHKON VETULLAT NDERSA NOFULLA E POSHTME...