E mbylla me Andrean duke i uruar gjume te embel dhe pasi hodha dicka kraheve dola ti hapja deren e jashtme Joselines.
-"He mi te mori malli per mua."- tha ajo duke qeshur.
-"Ufff nuk po me zinte vendi vend,aman pse erdhe isha rehat."- thashe duke qeshur.
-"Oh zemra vogel edhe une te dua shume."- tha duke me kapur faqet.
-"Hahahaha ik e nderrohu o dru dhe ulemi te hame darke."
-"Ca kemi per darke ?"
-"Makarona, te cilat nuk jane gatuar akoma."- u pergjigja duke qeshur.
-"Mmm mezi po pres ti provoj,pra futju punes Erla."
-"Hahahahaha sa sens humori ke e dashur Joselin,sot do gatuash ti,zemer e madhe."- thashe dhe i kapa faqet sic kishte bere ajo pak me pare.
-"Po ti e di qe une di te skuq vetem veze."- tha ajo.
-"Hahahahaha e di moj e di,po do te mesoj une c'ke ti ?!"
-"Ohu Erla pertoj te gatuaj tani."
-"Edhe une pertoj pra."
-"Blejme ndonje gje ne mense."
-"Mrekulli atehere, me pelqen menyra sesi ti mendon Joselin."- thashe dhe vura buzen ne gaz.
Kjo ne fakt ishte nje nga bisedat me te zakonshme qe beja me Joselinen,ajo nuk dinte fare te gatuante ndersa une e kisha me pertese prandaj perfundonim duke ngrene gjera te shpejta.
Hengrem darke dhe nisem te bisedonim une nisa te imitoja te foluren qesharake te nje kllouni ndersa ajo qeshte,pastaj u lodhem se qeshuri dhe filluam te talleshim me nje djale te auditorit tipik i forever alonizmit qe i dukej vetja me i mire se gjithe tjeret.
Fryma na merrej shpesh dhe muskujt na dhimbnin por po qeshnim me gjithe shpirt dhe na ndodhte shpesh keshtu,te harroheshim ne biseda qesharake.
Ishte ora 00:00 kur rashe te flija dhe menjehere sapo vura koken ne jastek me keputi gjumi, isha e lodhur!
Neser do ishte nje dite e re!
U zgjova me nje deshire te madhe per te ndenjur ne shtrat gjithe diten por me qindra mallkime ne goje u cova dhe pasi lava syte, zgjova dhe Joselinen e cila thjesht u zhyt me shume krevat duke iu bashkuar mallkimeve te mia.
-"Zgjohu Joselin do behemi vone."
-"Me ler te fleee prishese gjumi."
-"Zgjohuuu ose fillova te kendoj."
-"Jo jo aman jo,ja u zgjova."- tha duke u ngritur nga krevati.
-"Aman po ku kupton ti nga arti, une kam nje ze fantastik, madheshtor, engjellor."- po thoja nderkohe qe as vete nuk e besoja ate qe po thoja.
-"Aq engjellor sa do me lesh te shurdher ndonje dite."
-"Ik mi mohuese e artit te bukur."
Nderkohe qe po tallesha me Joselin me erdhi nje mesazh,e hodha kreherin ne toke dhe kerceva ne krevat ku kisha lene telefonin poshte jastekut.
E hapa dhe ishte nga Andrea."MIREMENGJESI"
Vura koken ne jastek dhe ulerita nga gezimi,ai me kishte shkruar per te me uruar miremengjes,me kishte shkruar,doja ti ktheja pergjigje ne cast por jo...
" PRIT 5 MINUTA ERLA, BEJ PAK INTERESANTEN."- i thashe vetes.
-"Ok do pres. 1....2....3.....4....5... u bene 5 minuta shkruaji tani."- po i thoja vetes.
I shkruajta dhe po prisja me telefon ne dore, kur shoh qe Joselin mi kishte ngulur syte kushedi prej sa kohesh.
-"Ishte Evi me tha nje lajm te mire pse me shikon ashtu?"- pyeta gjoja e cuditur.
-"Evi me pantallona,doje te thoje."- ia plasi te qeshures Joselin.
-"Jo po Evi me strece leopardi, c'ia fut kot edhe ti ?!"
-"Ehhh moj cupe keshtu kam qene edhe une ne fillimet e mia." - tha Joselin duke bere nje shprehje qesharake te fytyres.
-"Ha ha ha c'me shkrive,ik vishu se jemi vone."
Nderkohe Andrea nuk me kishte kthyer pergjigje i kisha shkruar
"MIREMENGJESI" madje dhe nje smile prisja pergjigje.U vesha e inatosur dhe dola me nxitim...
Si gjithmone, u ula ne banke tere turinj dhe hapa librat e si per inat Evi dhe Ana nuk do vinin sot sepse grupi i tyre nuk kishte mesim.Kishin kaluar rreth 30 minuta dhe Andrea nuk i kishte kthyer pergjigje 'miremengjesit' tim.
Ndersa isha e humbur ne mendime hyri pedagogu dhe filloi mesimi e lashe telefonin ne silent dhe u perqendrova tek mesimi!
Sapo ora mbaroi dhe ra zilja hapa menjehere telefonin dhe pashe qe kisha nje mesazh nga Andrea...
Buzeqesha!Miremengjesi!!! Uroj ta keni nisur diten me energji e pozitivitet 😘😘😘
YOU ARE READING
" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "
Romance"A MUND TI MARR PER PAK BUZET E TUA ? KJO ESHTE PYETJA QE DUA TE BEJ SA HERE QE TE SHOH POR STEPEM NGA REAGIMIYT. A MUND TI MARR KUR E HUTUAR ME HEDH NJE VESHTRIM PYETES ? A MUND TI MARR KUR ACAROHESH ? KUR BASHKON VETULLAT NDERSA NOFULLA E POSHTME...