💋💋 4 💋💋

118 18 1
                                    

Pas asaj ore pushim, kisha leksion, u nisa drejt salles perkatese me vrap dhe fatmiresisht arrita te ze nje vend nga fillimi.

Po kerkoja per Evin dhe Anen kur i shoh qe po vinin duke qeshur, nuk eshte nevoja te them qe Evi po hante, ate ore erdhen dhe u ulen me mua dhe nuk shkuan ne fund si zakonisht.

Po e vija re qe donin te thonin dicka por ngurronin derisa Ana e theu heshtjen dhe tha.

-"Nuk rri dot pa ta thene por ne e pame sot ate djalin qe puthe ti dje".

-"Dhe ishte me nje vajze,goxha simpatike"- shtoi Evi me padurim.

-"Ja ta thame me ne fund."

-"Pra ai eshte student ketu ?!" - pyeta duke pritur pergjigjen gjithe ankth.

-"Jo nuk besoj sepse ai nisi te ikte ne drejtim te kundert me universitetin." - tha Ana.

-"Pra ishte me nje vajze te bukur thate apo jo,me te dashuren e tij ndoshta ?!"- pyeta serish.

- "Nuk e di sepse nuk pata kohe te kuptoj nese ishin te dashur apo thjesht shoke."

-"Nejse une kot pyeta per kuriozitet."- thashe gjasme me moskokcarje.

-"Thjesht kuriozitet ? Po pra, edhe une ndjek nje diete te shendetshme."- tha Evi duke qeshur.

-"Mendoni c'te doni."- thashe duke u shtirur sikur sikur po lexoja.

-"Mire mire po nje dite do e pranosh qe ndjen dicka per ate djalin bukurosh."- tha Ana.

-"Pse nuk lexoni ndonje gje ju te dyja ne vend qe te flisni kot pa lidhje ?!"- iu thashe gjoja shume e inatosur.

Megjithese ua kisha kerkuar ne te gjitha menyrat e mundshme te mos me flisnin me per te, ato vazhdonin te benin te kunderten dhe sa me shume qe e permendin aq me shume une doja ta shikoja serish.

Ishte e cuditshme sesi kisha filluar te ndjeja per dike qe nuk dija asgje,sesi ia ndjeja mungesen cdo dite e me shume apo sesi imazhi i tij vertitej cdo dite ne mendjen time a ishte kjo valle dashuri?!

Ndjeja nje lemsh ndjenjash ne mendjen dhe zemren time nuk kisha qene ndonjehere e dashuruar me pare gjithcka qe dija per dashurine e kisha mesuar permes librave, televizorit apo historive te shoqeve te mia, pra dija vetem teorine mbi dashurine dhe mesa po vija re po filloja te mesoja anen praktike te saj tani...
Po dashurohesha edhe une!!

Ate dite me duhet te shkoja ne biblioteken kombetare per te marre ca libra qe nuk gjendeshin ne biblioteken e universitetit.

Ishte nje dite e ftohte nentori nje nga nga ditet e pakta te nentorit qe paralajmeronin fundin e vjeshtes, stines time te preferuar dhe fillimin e dimrit ku nuk mbijetoje dot pa perqafime kockethyese qe te sheronin zemren.

Po ecja ngadale duke e shijuar ate atmosfere melankolike ku era lozte me floket e mi, duke mu perplasur fort ne fytyre aq sa po me bente te lotoja.

Zhurma kercitese qe benin gjethet e zverdhura kur shkeleshin me krijonte nje boshllek, nje gjendje melankolike, dreqin ishte nje dite perfekte per ta kaluar perqafuar me ate qe do, duke lexuar nje liber, duke pare nje film ose duke luajtur video-games mjafton qe te ishe me te.

Por jo une nuk kisha dike me te cilin te ndaja diten kisha vetem nje mal me libra per te lexuar.

Arrita ne biblioteke dhe po prisja qe te me thonin nese librat qe kisha kerkuar ishin apo jo aty kur papritmas shoh qe ai po ngjiste shkallet dhe jo nuk mendova ti vjedh nje puthje tjeter nese menduat kete.

-"Dreqin sa pa fat je Erla,por me shume siguri ai nuk te mban mend."- thashe duke bere sikur po lexoja dicka.

Fatmiresisht ai nuk ndaloi aty por shkoi te fliste me pergjegjesen e arkivit.
Nuk kishin kaluar me shume se 5 minuta kur biblotekari, nje burre i moshuar dhe fisnik u shfaq me librat ne dore.

Po firmosja kur ai erdhi prane meje me siguri edhe ai per te firmosur, u bllokova e gjitha dhe pasi hodha nja dy shkarravina u nisa drejt daljes me koken ulur isha vetem nje hap jashte bibliotekes kur degjova bibliotekarin qe me tha.

- "Zonjushe keni harruar canten."

-"Bravo Erla pse nuk harrove ato pak neurone qe ke me mire,tani ai do te shohe."- qortova veten.

U nisa te merrja canten duke u munduar te shmang qe ai te me shikonte por ishte e kot.
Per nje cast shikimet tona u kryqezuan dhe ashtu si heren e pare pashe hutimin ne fytyren e tij,nxitova drejt daljes kur ai papritmas therriti...

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now