Buzeqesha dhe i thashe
-"Faleminderit qe me kupton,jam e sigurte qe ke te drejte,por nuk me the se per cfare studion,nuk je ngeles apo je ?!"
-"Hahahahaha joo une studioj mjekesi,jam ne vit te dyte,deshiroj te diplomohem per kardiologji."- tha entuziast.
-"Doktor zemrash hmmm interesante."- thashe duke qeshur.
-"Po, per cdo gje qe ka lidhje me zemren, zgjidhja jam une."- tha me nje ton gjoja serioz.
-"Do e kem parasysh z.doktor."- thashe duke vene buzen ne gaz.
Ai dinte si te me bente te qeshja,te skuqesha dhe te inatosesha dhe te gjitha brenda nje minuti,ai e kishte kete efekt.
Kisha humbur e gjitha ne bisede kur papritmas vura re qe jashte ishte erresuar.-"Qenka shume vone,si e humba mendjen keshtu."- thashe e shqetesuar.
-"Epo une e kam kete aftesi,ua marr mendjen te tjereve hahahahaha do te shoqeroj une mos u shqeteso kaq shume."- tha duke u ngritur.
-"Jo nuk ke pse,duhet te kesh gjera per te bere,nuk dua te pengoj."- thashe une.
-"Nuk dua justifikime,do te shoqeroj une dhe pike, ikim zonjushe."- tha duke me zgjatur doren.
-"Ikim zoteri."- thashe dhe te dy ia plasem te qeshures.
Sapo dolem jashte nje ere e ftohte na u perplas fytyres,nisem te ecnim duke biseduar kur papritmas filloi te binte nje shi rrebesh,nisem te vrapojme por nuk shpetuam pa u bere qull,derisa arritem te gjejme nje strehe diku ne ane te rruges dhe u futem aty.
-"Tani e sigurt qe do semuremi thashe duke u munduar te ngrohja duart."
-"Do sherohemi prape,gjerat fizike kalojne gjithmone."- tha ai melankolik.
-"Pse u bere kaq serioz Andrea,mos tu kujtua ndonje gje ?"- e pyeta e shqetesuar.
Dhe ai me syte e mbushur me nje trishtim te thelle qe arrinte te depertonte tek une qeshi dhe tha.
-"Gjera te se shkuares per te cilat do te flas nje dite por jo sonte ama,mire ?"
-"Mire,kur ti te duash."- peshperita une, "Por do me tregosh ama"
-"Betohem solemnimisht qe do te tregoj "- tha duke vene doren e djathte ne zemer dhe duke marre nje pamje krejtesisht formale qe te shkrinte se qeshuri.
-"Hahahahaha sa karagjoz qe behesh."
-"Nuk jam une eshte shcauma ime."- filloi te tallej prape ai.
-"Boll tani,po me dhembin muskujt e barkut nga te qeshurat."
-"Te thashe shcauma e ka fajin."
-"Hahahahaha ikim tani sepse pushoi shiu,sa nuk jemi paralizuar nga i ftohti."
Arritem para deres se mikroshtepise ku une jetoja dhe para se ti thonim njeri-tjetrit naten e mire ai papritmas mu afrua aq prane sa frymemarrja e tij perplasej drejt e ne fytyren time duke me bere te dritherohesha e gjitha,u pame per nje cast ne sy dhe mund te betohesha se u dashurova serish me te,ai qendroi disa caste ashtu dhe mendova se do me puthte ndaj disi mbylla syte por ai vetem sa me largoi nje fije floku nga fytyra.
Kur hapa syte pashe qe ai po qeshte,do ma paguante kete te sotmen,ta mbante mend.
-"Epo naten e mire."- thashe une ftohte.
-"Naten e mire gjithashtu."- u pergjigj ai.
Po mbyllja deren kur ai papritmas tha.
-"Ke nje leter tek xhepi i majte i palltos."
U nis te ikte pa me lene kohe ti thoja asgje, mbylla deren me shpejtesi dhe me kuriozitetin ne kulm hapa letren...!!
Nxorra telefonin dhe e ndeza qe te bente drite mbi leter.
Me kishte shenuar numrin e telefonit dhe dicka tjeter."NE RAST SE KENI DHIMBJE ZEMRE, KY NUMER ESHTE SHPETIMI JUAJ, MOS NGURRONI TE TELEFONONI NE CDO ORE.
P.S. KE SYTE ME MAGJEPSES QE KAM PARE NDONJEHERE, SIDOMOS KUR SHKELQEJNE BEHEN TE RREZIKSHEM, MUND TE BEJNE TE BIESH NE DASHURI ME TO. "
Ai po fliste per sy magjepses,ai qe kishte syte me shprehes qe mund te ekzistonin ai, ehh ai.
Psheretiva e lumtur duke shtrenguar fort ate cope facolete ne te cilen ai kishte shkruar, nje buzeqeshje lumturie pushtoi gjithe qenien time nisa te vrapoja per tu futur brenda nderkohe qe kendoja nje melodi te gezueshme kur boom u rrezova tek shkallet,u vrava tek gjuri shume aq sa nisi te me dilte gjak...
Qesha nuk e ndjeja dhimbjen,madje mu kujtuan kohet e femijerise kur nuk kalonte dite pa bere nje shenje mbi trupin tim edhe atehere kisha qene e lumtur si tani vecse kjo e sotmja ishte nje lumturi ndryshe...
Ishte lumuria e dashurise!U futa brenda rremujshem kur sapo hyra brenda Joselin me pyeti
-Ku ishe moj,se me bere merak,ti nuk vonohesh kurre pas shkolle,te kam derguar gjithe ato mesazhe ?
-Eee cfare po thoshe? - thashe une nderkohe qe zhvishesha.
-Perfundimisht ti dicka ke,mos me thuaj qe ishe me nje djaleee ?! Trego shpejt, kush eshte ? Si eshte ? Ka facebook ? Pa trego, he fol pra.- nisi te pyeste Joselin kurioze.
-Isha me Evin moj ca djali, c'imagjinate ke edhe ti ?! Sheh shume telenovela.- thashe duke u munduar ta fshihja ate buzeqeshje idiote qe nuk me shqitej.
-Mire do pres derisa te me tregosh vete.- tha Joselin duke shtruar tavolinen.
-Faleminderit!- thashe dhe e putha.
-Cfare kemi per darke?- pyeta pastaj.
-Supe me mish pule.
-Supe kushedi sa e shijshme duhet te jete mezi po pres ta provoj.- thashe pa e pasur mendjen.
-Tiii po pret me zor qe te hash supe ?! Ti e urren supen,nuk do ti degjosh as emrin e jo me ta pelqesh, nuk me dukesh mire Erla madje me puthe edhe mua. Kushdoqofte ai qe fshihet pas ketij hutimi falenderoje nga ana ime,shih si te shkelqejne syte, paske rene keq ne dashuri Erlaaa. - tha dhe me perqafoi.
-Me duket se po Joselin,dreqin ka nje buzeqeshje frymendalese dhe syte eh syte jane sy engjelli eshte i gjithi dashuri Joselin.- thashe duke u plasur ne krevat.
Ndersa po flisja me Joselinen ra telefoni,u cudita dhe vrapova menjehere drejt tij me shpresen se mos ishte ai!!
YOU ARE READING
" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "
Romance"A MUND TI MARR PER PAK BUZET E TUA ? KJO ESHTE PYETJA QE DUA TE BEJ SA HERE QE TE SHOH POR STEPEM NGA REAGIMIYT. A MUND TI MARR KUR E HUTUAR ME HEDH NJE VESHTRIM PYETES ? A MUND TI MARR KUR ACAROHESH ? KUR BASHKON VETULLAT NDERSA NOFULLA E POSHTME...