💋💋 6 💋💋

120 18 2
                                    

Nuk e prisja aspak qe ai te ishte aty sidomos sot, per me teper ne auditor.

-"Huh nuk iu kuptova."- thashe duke u munduar te tregohesha sa me indiferente.

-"Ne latinisht buze do te thote shenime."- tha ai duke nenqeshur.

-"Jo nuk i thuhet ashtu."

-"Po mire si i thuhet atehere ?"- tha duke me pare me vemendje.

-"Nuk e di por di qe nuk u thuhet ashtu."- kembengula une.

-"Pyet profesorin po nuk me besove."

-"Po pra dhe une te behem qesharake para te gjitheve ndersa ti te shkrihesh se qeshuri, as e vdekur... Mbaj qetesi tani ose pedagogu do na nxjerre jashte." - thashe duke shpresuar qe ai do pushonte se me ngacmuari.

-"Une ve bast qe ai ka nje sens shume te holle humori."- tha ai.

-"Aiii..."- gati klitha, " Ai duket kaq i ngurte saqe me vjen keq per femijet e tij, kushedi sa i rrepte eshte me ta."

-"Une mendoj te kunderten qe femijet e tij ndjehen me shume fat qe kane nje baba te tille dhe nuk mendoj se eshte i rrepte ,mendoj se eshte si nje shok per ta"- foli qetesisht.

-"Kur e ke marre diplomen e avokatit mbrojtes, shih si ben edhe sikur e njeh ?!"- thashe ngadale.

-"Ndoshta..."- tha dhe qeshi.

Instiktivisht qesha dhe une por u mundova ta fsheh kete fakt duke ulur koken, e ndjeja qe isha skuqur e gjitha dhe ndihesha kaq ne siklet kur ai papritur tha

-"Nuk dukesh nje vajze e turpshme."

-"E si dukem ? "- e pyeta e cuditur.

-"Si nje vajze qe mund te puthe rastesisht nje djale edhe pa e njohur."- tha duke qeshur ironikisht.

E pashe me inat, doja ti jepja nje shuplake ne ato momente por c'faj kishte ai i shkreti se e kisha puthur une,kishte te drejte qe tallej.
Pas disa castesh heshtje u ktheva drejt tij dhe e pyeta.

-"Si me gjete ?!"

-"Hmmmm kete do ta tregoj kur te dalim per kafe ?"

-"Ha ha ha kush tha qe do dalim ?!"- thashe me qesendi.

-"Une."- tha ai me nje qetesi qe te ngrinte nervat.

-"Ndersa une them jo."

-"Ndersa une them qe mund tu them gjithe ketyre vajzave se nje dite ndersa une po zbrisja shkallet dikush me puthi,madje mund tu them edhe se kush me puthi apo ta shkruaj ne tabele si mendon ti ?!"

-"Mos u bej femije,gjithsesi nuk do guxoje."- thashe gjakftohte.

-"Ti nuk me njeh prandaj nuk e di se per cfare jam i afte une ?"- tha ai.

Papritmas ra zilja dhe ai u ngrit te dilte.

-"Nuk me the nese do mi jepje buzet domethene shenimet ?!"- tha duke nenqeshur.

I hodha nje shikim te ftohte dhe nuk i ktheva pergjigje ai me pa dhe qeshi, dreqin kishte nje buzeqeshje dashuruese.

-"Ke dicka tek libri latinishtes."- tha para se te dilte nga klasa.

Prita sa doli ai dhe pastaj me nxitim nisa te shfletoj librin kur mes fleteve gjeta nje leter.
E hapa me padurim dhe buzeqesha nga ajo qe kishte shkruar.

Nderkohe Evi ma rrembeu letren nga dora dhe nisi t'ia lexonte Anes.

-"Shiko sa i shkathet i paska shkruar emrin, oren, vendin dhe diten kur do takohen." - tha Evi duke me hedhur nje shikim ngazellyes.

-"Po aty ne fund cfare ka shkruar ?"- tha Ana me padurim.

"Ps. 'BEHESH SHUME E BUKUR KUR INATOSESH PRANDAJ DHE UNE DO TE INATOS SHPESH."

-"Qenka dhe romantik i biri botes."- tha Ana dhe qeshi.

Pasi ma dha letren nisa ta shikoja pak me vemendje dhe thashe.

-"Ama shkrimin e paska si te nje doktori,mezi kuptohet."- fola duke menduar se Evi dhe Ana po me degjonin nderkohe qe ato kishin nisur te peshperisnin me njera-tjetren tere zell, pastaj ndaluan dhe u kthyen nga une.

-"Cfare do veshesh, po floket si do i besh ?!"

-"Ke cante do marresh ?!"

-"Cilin parfum do hedhesh, parfumi eshte shume i rendesishem sidomos ne nje takim te pare."

-"Ke emocione ?!"

-"Ti vetem sillu natyrshem,mos u sforco."- nisen te flisnin ato pa i lene rradhe njera-tjetres.

-"Kush tha qe do shkoj njehere?"- thashe e qete.

Ato te dyja i hodhen nje shikim njera-tjetres qe dukej sikur thoshte po kjo eshte ne metro?!

-"Si nuk do shkosh moj,mos shkallove gje ?"- tha Evi serioze.

-"Jo,jam krejt ne rregull, nuk do shkoj dhe pike."

-"Pse nuk do shkosh ?!"- pyeti Ana.

-"Sepse... Sepse... Nuk do ndihesha rehat."

-"O zot sa e pafajshme je."- tha Ana sikur po fliste me nje femije 6 vjec.

-"Hahahahaha neser kemi vetem nje ore leksion pra kemi kohe qe te bejme gati." - tha Evi.

-"Por..."

-"Me mire mos fol se kushedi c'budallallek nxjerr nga goja."- foli Evi prape.

Pasi mbarova mesimin u nisa drejt shtepise dhe sapo hapa deren Joselina me tha.

-"Ku e pate ate fat moj qe shkove e ule afer atij ylli te rene nga qielli,ku ??"- nderkohe qe po me shkundte nga supet.

-"Qetesohu Joselin,ka djem plot."- thashe duke qeshur me te madhe.

-"Por jo si ai,e pe cfare sysh kishte,po kur qeshte,te vinte ta haje te gjithin,sa i mire qe ishte ooo Erla."

-"E mora vesh."- thashe duke e ngritur pak zerin.

Nuk e di pse por u ndjeva xheloze kur po degjoja Joselinen qe po fliste ashtu per te,me aq zell.

-"Po ti c'pate, mos me thuaj qe te ra ne koke per te eee,megjithate edhe atij i pelqeve sepse te hidhte ca shikime here pas here qe..."- tha Joselin me nje shikim dinak.

-"Ti ia fut kot."- thashe duke hequr pantallonat.

-"Mund t'ia fus kot une,por jo gjithe vajzat e auditorit ama,disave iu vinte te te kapnin per flokesh dhe te hiqnin qe aty."- shtoi Joselin.

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now