💋💋 7 💋💋

96 17 0
                                    

Qesha me ato qe tha dhe u shtriva ne krevat te qetesohesha pak kur papritmas me erdhi nje mesazh nga Evi.

-"I kemi menduar ne te gjitha per neser,so dont worry be happy."

Qesha nderkohe qe e lexoja mesazhin, ato ishin kaq te cmendura por isha me fat qe i kisha,me ishin gjendur prane sa here isha ndjere keq dhe ishin munduar me mish e me shpirt te me ndihmonin per te zgjidhur ndonje problem qe kisha,per te mos folur pastaj per heret qe me kishin bere te qeshja kur ndjehesha pertoke... Te panumerta, qeshnim shpesh me grykesine e Evit e cila kishte nje moto "CDO GJE QE HAHET DUHET PATJETER TE KALOJE NE STOMAKUN TIM." me fiksimin e Anes per Gabriel Garkon dhe me krenarine time te semure qe nuk me lejonte te thoja "ME FAL " , kishim foto pafund nga me qesharaket tek ato gjoja te bukurat.

Evi urrente qukat e saj,une hunden time ndersa Ana zbehtesine e lekures se saj pra asnjehere nuk binim te 3 dakort qe fotoja ishte e bukur, i doja shume te dyja njesoj sikur te kisha nje jete qe i njihja.

I dergova nje mesazh per te qeshur dhe nisa te lexoj leksionet gje qe zgjati deri vone ne darke dhe pasi hengra darke u shtriva per te fjetur por nuk kisha gjume rrotullohesha sa andej ketej neper krevat me qindra mendime qe me vlonin ne koke,kisha qene rehat me pare kur sapo vija koken ne jastek nderkohe qe perserisja ndonje mesim historie me zinte gjumi.

Ate dite kisha vetem nje ore leksion te cilin nuk e degjova fare,e kisha mendjen ne tjeter vend...
E kisha mendjen tek ai!

Pas mesimit Ana dhe Evi erdhen me mua ne shtepine time dhe fatmiresisht Joselina nuk ishte aty,u futa te bej nje dush dhe kur dola vura re se gjithe rrobat e mia gjendeshin mbi krevat.

-"Cfare u keni bere rrobave te mia ?"- thashe e habitur.

-"Rrobave te tua prej gjimnazisteje."- tha Evi.

-"Duhet te dalesh per shopping urgjentisht."- tha Ana serioze.

Pas nje kohe relativisht te gjate me ne fund arrita te behesha gati,u pashe ne pasqyre nje hop dhe me pelqeu ajo qe pashe,mu duk vetja...

E bukur,nuk kisha veshur asgje te ekzagjeruar dhe as isha renduar ne tualet,dukesha normale per nje te moshes time.

Evi do me shoqeronte pasi Ana do takohej me Xhulianon te cilin e njihja edhe une pasi e kisha takuar disa here,ai ishte nje djale mjaft i kendshem dhe me sens humori gjithmone me bente per te qeshur,ai ishte me te vertete nje djale flori dhe shpesh me dukej se Ana nuk e vleresonte sa duhej Xhulianon i cili dukej qarte qe e donte tmerresisht shume.

Ishte ora 3 e pasdites dhe ne arritem ne vendin e takimit fiks ne orar dicka qe mua nuk me kishte ndodhur kurre me pare, kur arritem ai ishte ulur aty ne tavolinen qe kishte shenuar ne leter.

Ate dite mu duk edhe me i bukur se me pare me i embel,me... I dashurueshem!

Zemra filloi te me rrihte fort dhe gjunjet te me dridheshin po ndjeja gjera qe as nuk e dija qe ndjeheshin.
Kishin kaluar vetem 5 minuta qe nga koha qe ishim ulur kur Evi tha.

-"Me duhet te iki,sapo me dergoi Ema e zonja e shtepise nje mesazh, mesa duket eshte prishur dicka ne shtepi,kalofshi mire." - dhe mori canten duke mos me lene te thoja asgje.

Kur po me takonte me peshperiti ne vesh duke qeshur.

-"Mos bej prapesira dhe dua detaje sonte ne darke,mos te kemi fjale."

Pasi u pershendet me ne iku nxitimthi,e dija qe po genjente si Pinoku dhe per me teper i druhesha dickaje te tille se nga Evi gjera te tilla priteshin.
Per pak sekonda pasoi heshtja derisa une i thashe.

-"Tani me trego si me gjete ?!"

-"E thjeshte duke te kerkuar."- tha dhe nenqeshi.

-"Wau si nuk me shkoi ne mendje mua kjo gje."- thashe e inatosur.

-"Te thashe qe do te inatos shpesh."- tha ai duke buzeqeshur.

-"Mos luaj me kurozitetin tim po me trego tani ?!"

-"Po sikur te mos dua ?"

-"He pra mos bej keshtu."- i thashe me padurim.

-"Ne rregull pra do tregohem i mire gje qe nuk e bej shpesh dhe do te tregoj , e mban mend ate diten ne biblioteke ku u takuam rastesisht dhe ti u fshehe serish pas nje turme,sikur do te haja une."- tha duke qeshur.

-"Hahaha po sigurisht qe e mbaj mend."

-"Po ja une duke qene se ty te humba nga syte,u ktheva ne biblioteke dhe pasi i tregova gjithcka qe kishte ndodhur atij burrit te moshuar dhe zemermire, ai pranoi qe te humbiste vemendjen per nje cast derisa une ti hidhja nje sy te dhenave te tua."

-"Mos me thuaj qe ia tregove te gjitha atij,si do shkoj prape ne biblioteke une tani."- thashe duke mbuluar fytyren me duar.

-"Ashtu sic ke shkuar gjithmone,ama vete e ke fajin pse u fshehe ?!"- tha duke me pare drejt e ne sy.

-"Ti je i keq."- thashe gjoja serioze.

-"E di."- tha dhe qeshi.

-"Po nga arrite te gjeje qe isha ne vit te pare per Gjuhe-Letersi ?!"

-"Nga facebook."- tha qetesisht.

-"Tani e humba fillin."- thashe konfuze.

-"Menjehere sapo mora vesh emrin tend kerkova ne facebook dhe tek te dhenat e tua shkruhej qe studioje per Gjuhe-Letersi por une duke qene se nuk dija vitin i kerkova..."

Heshti nje cast qe mua mu duk nje shekull dhe duke me pare me vemendje shtoi.

-"I kerkova babait tim,pra profesorit tend te Latinishtes qe te kerkonte per emrin tend mes rregjistrave, pjesen tjeter pastaj mund ta marresh me mend vete".

Kushedi se cfare pamje kisha marre ne ato momente, apo sesa shume isha shtangur sepse Andrea ia plasi nje te qeshure kumbuese.

-"Aiii dhe une qe nuk lashe gje pa thene per te, sa budallacke qe u tregova o zot,por te gjitha ama kane qene thene ne kuptimin e mire te fjales."- thashe duke u skuqur.

-"Hej nuk ke pse ndihesh kaq ne siklet,une jam student vete dhe ka raste qe edhe une mendoj gjera te tilla per pedagoget e mi por babai im ka nje sens shume te holle humori dhe kur ta njohesh do e kuptosh qe kam te drejte."- foli ai bute.

Dreqi ta haje pse sillej kaq mire,ashtu po me bente te dashurohesha pas tij cmendurisht dhe une kisha frike kaq shume frike te dashurohesha.

Budallallek me brire po,por i frikesohesha asaj qe ndjeja,pastaj nuk e dija as se cfare ndiente ai per mua dija vetem qe une ndjeja, ndjeja per te...dhe ndjeja shume madje!!!

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now