Pashe qe ishte Evi dhe pastaj u kujtova qe ai nuk e kishte numrin tim fare,e hapa dhe dola ne ballkon qe te flisja rehat,Evi e vuri telefonin ne vivavoice qe te degjonte bashke me Anen.
Nisa ti tregoj cdo gje me detaje qe nga momenti qe ajo iku,dhe nese une harroja ndonje gje Evi ose Ana nuk te linin me ato qindra e miliona pyetje qe benin.
-Pra nuk te puthi idioti. - tha Evi.
-Ka dashur te tregohet i embel o dru. - tha Ana.
-Hahahahahaha qenka tip romantikuesk fiks si ata qe shkruan ti neper shkrime.- shtoi Evi.
-"Ai eshte me teper sesa une enderroja,eshte perzierje e te gjithe personazheve,eshte tamam ai ideali,eshte kaq i persosur saqe kam frike nga ajo qe mund te ndodhe,ajo melankolia ne syte e tij me intrigon,e dini sot u be shume i trishte per pak,mu duk kaq i brishte ne ato momente sa me dukej se do thyhej.
-"Nuk e pyete ti per asgje."- shtoi Evi me padurim.
-"Sigurisht qe e pyeta,por me tha qe do ma tregoje nje dite tjeter."
-"O zot ti dhe pesimizmi,mjaft mendove keshtu jane imagjinate e shfrenuar e jotja."- tha Ana.
-"Ndoshta... Po me Xhulion si ia kalove sot,kushedi sa ke qeshur gjate gjithe kohes."- e pyeta une.
-"Hahahaha po gjithe kohes dhembet jashte,e dua shume Erla prandaj jam dhe aq xheloze sa ndonjehere ia marr frymen."
-"Sesi te duron akoma ai ty,qofte ai qe eshte,e mban mend kur doje te ndaheshe njehere me te vetem sepse komentonte shpesh ne nje faqe."
-"Hahahahahaha dhe ai i shkreti qe nuk kishte faj."
-"Po a te mbushej mendja ty,o kokeboshe ?!"- i tha Evi.
Pasi folem edhe rreth 1 ore e mbyllem sepse kishim mesim heret neser,u futa brenda dhe pashe qe Joselinen e kishte zene gjumi,provova nje luge supe dhe shtremberova turinjte,ate nate nuk hengra gje dhe rashe menjehere gjume,e ndjeja trupin te jete te rende sa nuk kisha fuqi as te lexoja.
Te nesermen u zgjova qe ne 4 per te lexuar por mezi arrita ti mbaj syte hapur per 15 minuta dhe pastaj me zuri gjumi mbi libra.
Kur ra alarmi ne 7 e ndjeja trupin te rende dhe te lodhur dhe si per inat kisha sporte ate dite,fillova ta mallkoj pedagogun e sporteve me gjithe idete e tij idioteske per te bere vrap nga liqeni per dy ore rresht. Vesha dicka sportive dhe dola vura kufjet ne vesh dhe u nisa me hap te shpejte,fatmiresisht arrita ne kohe.
Kur mbaroi ora e sporteve te gjitha ne kishim marre pamjen e atyre viktimave qe kane kaluar tortura c'njerezore dhe u nisem drejt nje fast food-i pavaresisht 1001 porosive te pedagogut tone per te mos ngrene asgje per pak kohe.
Pasi u ngopem u futem direkt ne leksion qe ne fakt ishte leksioni me i merzitshem dhe gjume ndjelles.
Pasi mbarova mesimin u nisa drejt mikroshtepise ku jetoja dhe pasi hengra nje dreke te bollshme bera nje dush dhe rashe gjume.Nuk kisha faj dy ore vrap te rraskapisin mjaft gjykuat ju.Kur me doli gjumi ishte erresuar,u zgjova dhe pashe qe Joselin me kishte lene nje leter ku me thoshte se kishte dale me disa shoqe dhe nuk e dinte kur do kthehej, lava syte qe te vija ne vete dhe pastaj mora facoleten qe Andrea me dha mbreme dhe me zemren qe me rrihte fort dhe duart qe me dridheshin formova numrin e tij..
Po mendoja ta mbyllja kur degjova embelsine e zerit te tij ne anen tjeter te telefonit.
-"Alo,Andrea jam..."
-"Erla..."
Me nderpreu ai...
-"Mendova se nuk do me telefonoje kurre."
Buzeqesha e lumtur nga reagimi i tij dhe i thashe.
-"Kam pasur nje dite te ngarkuar sot,prandaj nuk te kam telefonuar."
-"Kuptoj,imagjino mu."- u pergjigj ai.
-"Nuk e imagjinoj dot,hahaha,ne fakt doja te falenderoja per postscriptumin e mbremshem."- thashe dhe ndjeva sesi u skuqa.
-"Mendova se doje te me falenderoje per numrin e telefonit."- filloi te tallej ai.
-"Jo ne fakt,ne fakt doja te falenderoja per facoleten me sherbeu shume."- thashe dhe qesha.
Biseda kalonte nga serioze ne qesharake,ai dinte si ta bente nje bisede interesante,me bente te qeshja si nje femije pa harruar te me acaronte here pas here,e dija qe kisha rene ne dashuri me te qe ne castin qe syte e mi pane syte e tij,e kur ai buzeqeshi zemren time e beri te tijen. Puthja...
Ishte ndoshta menyra ime per ti thene "TE LUTEM ME DUAJ".Por cfare ndjente ai per mua kete nuk e dija dhe kjo me zhyste ne trishtim sa here e mendoja,ndjente pelqim,dashuri apo mos ndoshta thjesht po kalonte kohen ?!
Po une isha treguar mendjelehte teper e ngjashme me nje te shthurur e nese ai po tallej nuk bente faj.
Ne fakt jo bente dhe shume madje,nese donte te kalonte thjesht kohen te gjente nje tjeter, isha e sigurte qe nje rradhe e gjate vajzash prisnin vetem nje gjysem fjale nga ai pra pse mua?!
-"Pse mua Andrea ?!"- e pyeta papritmas.
-"Nuk te kuptova."- u pergjigj ai i hutuar.
-"Pse mua,pse po flet me mua,pse me kerkove ?!"- e pyeta me me ngulm.
-"Sepse ty dhe kaq nuk ka ndonje arsye specifike jane shume te bashkuara bashke." -u pergjigj ai.
-"Ne rregull ti me thuaj nje nga keto shume atehere."- e pyeta prape une.
-"Nje dhe me kryesorja eshte sepse me pelqen te te acaroj."
-"Nuk po tallem Andrea,po te pyes seriozisht."
-"Ne rregull pra ty sepse erdhe ne momentin kur une i kisha humbur shpresat se do dilja nga ajo grope trishtimi ku isha zhytur.
Ty sepse ne ate puthje ndjeva gjithcka qe nuk kisha ndjere me pare.
Ty sepse je e vecante.
Ty edhe 1000 here te tjera."- tha ai dhe pastaj heshti.Qava...
Syte mu njomen dhe buza filloi te dridhej paksa,me kishte thene fjale qe te tjera vdesin duke i enderruar,fjale qe une i kisha shkrire neper ato personazhet imagjinare qe pershkruaja...
Ishin fjale zemre...
Ishin fjale dashurie..!-"Faleminderit Andrea!"- peshperita me zerin qe me dridhej.
-"Hej mos me thuaj qe po qan nese po e ben do vij te te shkul floket,kuptove!"- tha me nje ze te embel.
Doja ti thoja "HAJDE MI SHKUL TE GJITHA VETEM HAJDE." por ne vend te kesaj i thashe.
-"Jo nuk po qaja, nuk prekem aq kollaj une, jam e ftohte si akulli"
-"Une vdes per akull."- tha ai.
-"Hahahahaha as une." - i thashe duke qeshur.
Kushedi sa gjate kishim folur sepse bateria e telefonit po binte,ne ate cast me erdhi nje mesazh nga Joselin qe me thoshte te behesha gati ti hapja deren sepse ishte aty afer.
YOU ARE READING
" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "
Romance"A MUND TI MARR PER PAK BUZET E TUA ? KJO ESHTE PYETJA QE DUA TE BEJ SA HERE QE TE SHOH POR STEPEM NGA REAGIMIYT. A MUND TI MARR KUR E HUTUAR ME HEDH NJE VESHTRIM PYETES ? A MUND TI MARR KUR ACAROHESH ? KUR BASHKON VETULLAT NDERSA NOFULLA E POSHTME...