💋💋 11 💋💋

113 17 3
                                    

"KISHA SHUME PAK KARIKIM NE TELEFON PAK ME PARE PRANDAJ EDHE MU FIK."

"GJITHSESI DOJA TE PYESJA NESE JE E LIRE SONTE, SHPRESOJ TE MOS HAKMERRESH DHE TE ME KTHESH PERGJIGJE SHPEJT."

Sigurisht qe do hakmerresha,mos ta genjente mendja se do i pergjigjesha para se te kalonte 1:30, megjithate nuk dilja dot me te e kisha lene te shkoja ne kinema me Evin dhe Anen.

E dija qe ato do me kuptonin por nuk kishim kaluar shume kohe bashke ditet e fundit plus qe ishte nata e fundit e premieres dhe ne fakt Evi po kalonte nje periudhe te keqe pasi prinderit e saj kishin filluar prape te ziheshin,nuk mund ta lija vetem.

Epo nuk durova me shume se 1 ore dhe i ktheva pergjigje, e falenderova per ftesen dhe i thashe qe nuk mund te shkoja dot.

Me ktheu pergjigje menjehere dhe e vura re qe nuk i erdhi dhe aq mire por fundja une kisha jeten time nuk mund ta organizoja ne varesi te atij.

Filmi qe shkuam te shihnim me Evin dhe Anen ishte nje komedi romantike por gjithsesi une perfundova duke qare ne fund nuk besoj se me duhet te them qe Evi dhe Ana filluan te me tallnin pa fund.Pas filmit shkuam te hanim dicka dhe kur u tregova per ftesen e Andreas gati sa nuk me kryqezuan si Krishti.

-"Hej avash se nuk kam vrare njeri." - thashe une.

-"Je kaq out Erla."

-"Out me O te madhe."- shtoi Evi.

-"Ne ketu ishim prape ,neser,pasneser ohu gjithe jeten pas vetes do na kesh."

-"Gjithe jeten...oh mos, c'fatkeqesi."- thashe duke ia plasur te qeshures.

-"Hahahahahaha he pra ate themi dhe ne moj,si nuk po te heqim qafe ?!"- tha Ana.

-"E di me doni shume."- thashe serish duke qeshur.

-"Do e hash te gjithin ate krepin ti ?"- pyeti Evi papritmas.

-"Hahahahaha o llupese,nuk do e ha jo, mund ta marresh."

Vetem ta shikoje,syte i ndrisnin nga gezimi si nje femije qe i kane dhuruar lodren e preferuar ishte nje llupese e adhurueshme ajo.

Ndenjtem jashte deri vone ate nate duke folur dhe duke qeshur per gjera nga me te kotat,nuk lame njeri qe ta bente gjumin rehat duke i permendur,imitonim cdo veti,gjest apo ves qesharak qe kishin njerezit qe njihnim vecanerisht ato te auditorit.

U kthyem ne shtepi rreth ores 23:00 dhe ndersa po ecja rruges pasi isha ndare me Evin dhe Anen po dridhesha ca nga frika e ca nga i ftohti, me pelqente te ecja naten edhe pse e beja rralle dicka te tille,sidomos kur era lozte me floket duke mi ngaterruar keq e me keq,isha shume prane shtepise dhe ndersa po kerkoja ne cante per celsat degjoj nje ze qe thote.

-"Nuk e dini qe eshte e rrezikshme te ecesh rrugeve e vetme,zonjushe ??"

Ngrita koken dhe shtanga!!

Gjithcka qe arrija te shikoja ishte nje hije sepse erresira nuk me lejonte te shikoja asnje tipar te fytyres se te panjohurit,po ndjeja sesi frymarrja mu ndal dhe zemra po rrihte si rrallehere,gjunjet mu prene dhe e ndjeja qe nuk mund te qendroja dhe shume gjate ne kembe,dreqi ta haje ai mund te ishte nje i alkolizuar,nje i droguar ose nje pervers,vendosa te vazhdoja te ecja dhe te beja sikur nuk e degjova ate qe me tha.

Ula koken dhe nxitova hapin kur ai papritmas me kapi nga krahu dhe duke me shtrenguar nga beli me ktheu drejt vetes,mendova se tani isha e pashprese e mijera mendime perverse me kalonin ne mendje,isha aq e paralizuar sa harrova edhe te bertisja.

Kur shikoj fytyren e te panjohurit ve re qe ishte... Andrea.

-"Idiot, kafshe, budalla, te urrej, te urrej, debil, injorant, me ngrive gjakun. Mendova se ishe ndonje i alkolizuar,idiot."- po thoja nderkohe qe po e godisja gjithe inat.

-"E mora vesh qe me do shume Erla,mjaft e shprehe kaq hapur."- tha ai duke me mbajtur akoma shtrenguar pas vetes.

-"C'te genjen mendja more i gjore ?!"- thashe.

Nderkohe qe fytyrat tona ishin aq prane sa mjaftonte nje levizje teper e vogel qe buzet tona te bashkoheshin,e dija qe ai po priste nje gje te tille por ndoshta kishte frike se mos une zemerohesha,prandaj i vura doren mes flokeve si nje shenje pohimi dhe pasi ai mbylli syte une thjesht ndenjta duke e pare me nje te qeshur gati per te shperthyer,e kur ai hapi syte qesha dhe i thashe.

-"Te ktheva nderin e nates se shkuar Andrea,nuk ke pse te me falenderosh,ishte e gjitha kenaqesi e imja."

-"Je kaq hakmarrese,por ama per te ma shlyer kete qe bere, do vish me mua diku."

-"Taniii... Po shkon ora 00:00 e nates nese nuk e ke vene re."- ngrita zerin.

-"Oh me te vertete mendoja se ishte mengjes, faleminderit qe me ndricove."

-"Ironine mbaje per vete,se me tepron e imja."- thashe e acaruar.

-"Je kaq e cuditshme,une kam 1 ore qe te pres ketu ne te ftohte dhe nese do e dija qe do ziheshim nuk do kisha ardhur fare,mos ndoshta nuk ke besim tek une Erla,eshte kjo ?!"

-"Sigurisht qe nuk eshte kjo,por thjesht nuk jam mesuar te rri aq vone jashte dhe as Joselinen nuk e kam lajmeruar por sonte do e bej nje perjashtim, jam e gjitha e jotja sonte."- thashe dhe qesha.

-"E gjitha,e sigurte ?!"

-"Jo ne ate kuptim Andrea."

-"Shiko sa perverse je,ku nuk te shkon mendja."

-"Me ka kaluar orari i gjumit,me falet."- thashe duke hapur gojen dhe nisa te ecja.

-"Nga po shkon keshtu Erla? Hajde ketej!"

-"Eshte e vetmja rruge Andrea,nuk besoj se ti di te fluturosh."

-"Jo fatkeqesisht sonte i kam lene krahet ne shtepi."

-"Oh ti dhe ironia,jeni kaq acarues."

-"Oh ti dhe mendjemadhesia jeni kaq shkaterruese nervash."

I hodha nje shikim inatcor qe nuk kishte nevoje per fjale,e si per inatin tim ai qeshi...

Qesha dhe une, inati brenda meje ia la vendin nje ndjenje te embel qe me fergellonte stomakun.

-"Do vish? "- pyeti ai duke hapur deren e nje makine qe megjithese nuk merrja vesh nga markat e makinave dukej qe ishte e shtrenjte.

-"Do ikim me makine? "- pyeta dyshuese.

-"Nuk besoj se ke qejf te ecesh 2 ose 3 ore rruge ne kembe,ne kete te ftohte ?!"- tha Andrea.

-"Kam frike te udhetoj me makine me dike qe nuk e di sesa i kujdesshem eshte,nuk vij dot me fal."

-"Frike,nuk po te kuptoj,nga cfare ke frike"?!

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now