💋💋 5 💋💋

107 17 2
                                    

Nxitova drejt daljes kur ai papritmas therriti

- "Hej ti ndalo pak,kam nevoje te flas me ty,te kam kerkuar gjithe keto dite ?! "

Nisa te vrapoj drejt stacionit te autobuzit dhe per fatin tim te mire arrita ti humbas nga syte dhe te perzihesha me turmen ashtu sic kisha bere edhe heren e kaluar. Kisha qene me fat.

Nuk po arrija ta kuptoja veten,kisha shpresuar gjate qe ai te me gjente dhe tani qe e kishte bere une fshihesha,isha kaq idiote.

Ate dite e kalova mbi libra sepse kisha shume per te studiuar megjithese shpesh mendja fluturonte tek ato sy melankolikisht magjepses.

Ishte ora 22:30 kur u shtriva per te fjetur isha teper e lodhur si fizikisht dhe psikologjikisht nje sy gjume do me bente mire por nuk po me vinte gjume, ne mendje me sorollatej fjalia e tij e fundit
"TE KAM KERKUAR GJITHE KETO DITE.."

Pra kisha pasur rendesi per te,me kishte kerkuar domethene disi me kishte menduar.
Nuk e di pse por buzeqesha ndersa mendoja kete gje .

Tani e dija qe ai me kishte kerkuar por nuk e dija qe te nesermen do me gjente dhe une nuk do kisha me mundesi qe te fshihesha pas nje turme!!!

Ishte ora 7:00 kur ra alarmi,u ngrita me pertesen me te madhe dhe u nisa drejt tualetit duke u perplasur gjithandej,kisha nje dhimbje te tmerrshme koke dhe fatkeqesisht kishin mbaruar edhe aspirinat, u vesha ngadale-ngadale sikur te kisha gjithe kohen e botes.

- "Po ti ca ke pire qe me mengjes qe je kaq e shushatur? "- tha Joselin kur me pa.

-"Jam semure o dru, po me dhemb koka, ja shiko qe jam edhe me temperature."- thashe duke marre doren e saj dhe duke e vene tek balli im.

-"Po ti qenke tamam e nxehte per te skuqur une nja dy veze."- tha ajo duke qeshur.

-"E pashpirt,une mund edhe te vdes sot ndersa ti tallesh,mund te marresh te gjitha rrobat e mia po deshe dhe amanet arushin se nuk i dihet ndoshta sot eshte dita e fundit qe une jam gjalle,qe shkoj ne ate universitet te shpifur,qe ha cokollate qe ne pike te mengjesit,qe qurravitem si nje femije,do me kerkosh mend ta mbash."- thashe duke u shtrire prape ne krevat.

-"Mos ki merak ne varrimin tend do vesh rrobat e tua duke mbajtur ne njeren dore arushin tend dhe ne tjetren nje cokollate nderkohe qe bej sikur qurravitem,c'ke ti me ke mua?! "- tha Joselin duke veshur kepucet.

-"Tamam shoqe per koke je,mjere une qe te kam." - thashe nderkohe qe mbusha nje gote qumesht.

-"Ha ha ha ika une se jam vone,ah dhe mos vdis pa ardhur une ne shtepi se akoma nuk e di cilat nga rrobat e tua te vesh."- tha para se te mbyllte deren.

-"Ik o dru ik."- thashe duke e gjuajtur me nje liber.

Pasi Joselin doli, lava enet e mengjesit dhe nisa te lexoj pak vetem kur papritmas ve re qe isha vone, u nisa gati duke vrapuar ashtu sic beja gjithmone.

E kisha pasur gjithmone kete minus ne karakterin tim,vonohesha kot se koti,ne takime me shoqet, ne ore mesimi, asnjehere nuk shkoja ne orar por gjithmone me vonese.

Kur arrita para salles vura re qe kishte filluar seminari, trokita lehte dhe thashe me gjysem zeri.

-"Me falni a mund te hyj ?!"

-"Prape me vonese ju? "- tha profesori i latinishtes.

-"Mesa duket."- gati peshperita une.

-"Mund te uleni ne banken e pare,aty ke nje vend bosh."- tha ai duke me treguar banken.

-"Faleminderit! "- thashe duke u ulur.

U ula dhe ndjeva qe vajzat rreth meje filluan te peshperisnin,nuk vura re aspak se kush ishte ulur ngjitur meje por ishte nje i ri mesa duket sepse Sindi, vajza tjeter, qe ishte ulur ne banke me mua po e pyeste per emrin.

-"Ndonje ngeles."- thashe me vete.

Papritmas profesori doli jashte duke kerkuar falje por i duhej te largohej per pak minuta, falenderova zotin dhe vura koken mbi banke, kur ne cast rreth bankes time u mblodhen gjithe vajzat e auditorit mesa duket po i verdalloseshin atij te riut.

-"O zot sa shushka qe jane,ulin veten e per cfare per nje ngeles ?!"- mendova me vete.

-"Hahahahahaha pra ti quhesh Andrea."- tha Lidia.

-"Mua me ka pelqyer gjithmone emri Andrea."- foli Silvi.

-"Ndersa mua me kane pelqyer gjithmone brunet, ja keshtu si ty."- tha Megi.

-"Prandaj e ke edhe te dashurin brun."- ia priti Besi.

Me erdhi te qeshja me pergjigjen e Besit, e cila ishte nje vajze moskokcarese dhe teper e mire, me pelqente tipi i saj ndersa Megin nuk e duroja dot, me dukej shume e shtirur dhe mendjelehte, lere pastaj kur hante camcakizin nuk ndryshonte aspak nga nje lope qe ha bar.

Profesori hyri ne mesim dhe vajzat u shperndane fatmiresisht,filloi te shpjegonte nderkohe qe une e kisha mendjen gjithkund pervecse ne mesim,po shikoja oren kur shoh dy mesazhe ne telefon nga Evi qe me thoshte.

-"Shiko pak ne te djathten tende."

-"Sot e gjete te vije si kufome ne mesim."

U bera kurioze te shikoja se kush ishte ky djale pas te cilit po linin koken vajzat e auditorit, po mundohesha ta shikoja pa rene ne sy kur papritmas ai me thote.

-"Mund ti marr per pak buzet e tua"?!

Ktheva koken me shpejtesi dhe ngriva... Ishte ai... Ai me kishte gjetur!!!

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now