Ishte dite e hene,nuk besoj se ka nevoje te them gje tjeter.
E urreja te henen ashtu si pothuajse te gjithe jo vetem sepse vinte pas fundjaves por edhe sepse ishte dita me e ngarkuar me seminare.Po qendroja tek shkallet qe te conin ne katin e trete te universitetit bashke me Anen dhe Evin, ishte dicka qe e benim cdo te hene rreth ores 11 sepse grupi yne e kishte pushim ne ate ore.
Ana po tregonte per mbremjen qe kishte kaluar me te dashurin e saj Xhulianon qe prej 1 viti e gjysme dhe mesa kisha vene re ishte nje lidhje shume serioze nga ana e te dyve kur papritur Evi me drejtohet mua dhe me shaka me thote:
-"Ti Erla mbylli veshet sepse je akoma e vogel per keshtu gjerash,shko bli ndonje cokollate nderkohe."
-"Hahahahaha Ev kjo do na perfundoje ne manastir me duket,goca 18 vjece akoma nuk ka dhene puthjen e pare,pika qe nuk te bie." - tha Ana duke qeshur me te madhe.
-"Ha ha ha dhembet tuaja jane keto qe po bien?! " - thashe e inatosur.
Me tallnin shpesh per faktin qe nuk kisha pasur lidhje me pare,ato te dyja i kisha njohur ne universitet por ne pak kohe mes nesh ishte krijuar nje lidhje shume e forte dhe e besueshme.Kur u thashe per here te pare qe nuk kisha pasur asnje lidhje menduan se po u shisja imazhin e vajzes se mire ndersa kur e kuptuan qe e kisha seriozisht nisen te talleshin me kete fakt ashtu sic po benin pak me pare.
-"Te pakten puthjen e pare duhet ta kishe dhene." - tha Ana gjoja serioze.
-"Lere mos e ngacmo shume se po puth te parin qe do kaloje ketej." - tha Evi.
-"Po flasim per Erlen me duket Ev,kjo as "C'KEMI" nuk i thote dot nje djali e jo me te shkoje e ta puthe".
-"Mjaft me se e putha me vertete te parin qe do kaloje." - iu pergjigja duke u ngritur ne kembe gjoja e revoltuar.
-"Hahahahaha c'me bere te qesh,me bast qe nuk e ben dot".
-"Mire pra,u vendos djali i pare qe do kaloje ne keto shkalle do e puth por brenda nje minuti ama." - thashe duke qene e sigurt se nuk do kalonte asnjeri sepse ne ate orar te henave asnjehere nuk kalonte njeri aty.
-"Pranoj." - tha Evi duke me zgjatur doren.
-"Por do me lini te qete pastaj
dhe nuk do e prekni me kete ceshtje pasi te kaloje ai minute." - thashe duke i shtrenguar doren.-"Jemi dakort." - tha Ana.
U ula serish dhe po shikoja oren,e shihja qe fytyrat e atyre te dyjave po e humbisnin ate shprehjen e kenaqesise perzier me dyshim kur po arrinte sekonda e 50.
-"Ja ku po vjen i shumeprituri,sulmo Erla." - tha Ana gati duke bertitur edhe pse une isha perballe saj.
Mendova se po bente shaka por kur ktheva koken dhe pashe nje djale qe po zbriste shkallet nderkohe qe lexonte.
Ishte i gjate,brun dhe i veshur me shije kjo ishte gjithcka c'ka arrita te shikoj sepse ishte shume i perqendruar tek ajo qe po lexonte.
-"Hajde pra Erla,ti premtove."- foli Evi.
-"E dija qe nuk do e mbaje fjalen Shen Meria e koheve moderne." - shtoi Ana e bezdisur.
Nuk e di pse por u nisa drejt tij me hapa te pasigurte i dola perpara duke i zene rrugen dhe i thashe....
YOU ARE READING
" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "
Romance"A MUND TI MARR PER PAK BUZET E TUA ? KJO ESHTE PYETJA QE DUA TE BEJ SA HERE QE TE SHOH POR STEPEM NGA REAGIMIYT. A MUND TI MARR KUR E HUTUAR ME HEDH NJE VESHTRIM PYETES ? A MUND TI MARR KUR ACAROHESH ? KUR BASHKON VETULLAT NDERSA NOFULLA E POSHTME...