Untitled Part 1

801 44 5
                                    

Urbani eshte pothuajse bosh dhe une vendos te ulem prane nje zonje te moshuar qe ka nje cante ne prehrin e saj dhe duket sikur po fle. Ve bast se ne qofte se dikush ia prek sado pak ate cante, ajo do te cohet direkt dhe si nje ninxha ka per ta shtrire ne toke ate te shkretin.

"It's a beautiful life. Tntntn.." Mendimet e mia nderpriten nga telefoni. Eshte Klera, shoqja ime e dhomes, e cila mesa duket u kujtua per mua me ne fund!

"Alo"

"Rena ku je se s'po te gjej dot. Ketu eshte bere shume rremuje."

"Klera une jam rruges per ne shtepi. Me fal qe s'te thashe gje por ti dukej qe po argetoheshe dhe nuk doja te te nderprisja"

"Cfare? Nuk te degjoj fare po ne qofte se to me degjon athere po te them qe nuk do vij heret sot ne shtepi se do rri ca nga Alani. Me shume mundesi do vij nga mengjesi. Me degjon?" Pip pip pip .... dreq! Do I jete fikur telefoni besoj se ashtu I behet gjithmone ai. Nejse nuk ndihem vetem gjithsesi per aq kohe sa kam televizorin.

"Hej ti! Zogu I zi?"

"Po"

"Zbrit atehere"-thote faturino. SaI pasjellshem. Pse jane gjithmone te tille keta faturinot? Ndoshta sepse bejne te njejten pune idiote cdo dite te jetes se tyre? Kthen pergjigje mendja ime.

Eci neper trotuar dhe me vjen ne mendje hera e pare qe e kam bere vete kete rruge. Isha kaq e emocionuar dhe e lumtur sepse do nisja nje aventure te re krejt e vetme ashtu sic e enderroja kur isha maturante. Mbaj mend qe ate dite perpiqesha te kapja cdo detaj te mindshem. A thua se s'do te kthehesha me kurre ne kete lagje. Ja dhe pallati. Eshte I vjeter me tulla te prishura aty ketu e pa asgje te vecante. Ne katin e pare llamba eshte djegur por vjen pak drite nga kati I dyte. Sa mire kur e ke shtepine ne kat te par se slodhesh asnjehere neper shkalle. Hyj brenda e keputur dhe me kembet qe me dhembin per dreq nga ato taka te mallkuara. Pse gjithmone perfundoj duke I veshur ne cdo mbremje edhe pse jam betuar qe sdo I vesh me. Eshte nje marredhenie dashuri-urrejtje besoj. Kur I vesh me fustane me bejne te bie ne dashuri me to por ne momente te ketilla filloj ti urrej serish.

Bam bum bam.. degjoj nje zhurme qe me rreqeth mishin. Vjen nga dhoma tjeter. Kam nje ndjesi te keqe per kete. Zemra po me rreh fort, perpiqem te qetesohem por me ka mberthyar paniku dhe idete e keqija me jane kthyer serish. Afrohem drejt dhomes duke shpresuar te jete thjesht era qe ka rrezuar vazon te dritarja. Por kur arrij tek pragu i deres nje hije e madhe, e zeze me hidhet persiper dhe me godet me dicka te forte. Gjithcka ndodh shume shpejt dhe nuk arrij te kuptoj se c'ndodh. Ndiej vetem nje dhimbje te forte pas koke dhe degjoj dicka qe rrezohet ne toke. Jam une. Me pas, gjithcka erresohet.




Aventura e reWhere stories live. Discover now