Untitled Part 1

278 32 0
                                    


Mengjesin e dites tjeter e  kaloj me Kleren duke u bere gati per te dale nga spitali. Me ne fund! Mezi po pres ti kthehem perditshmerise dhe ti harroj keto dy ditet e fundit. Sidomos ate te mbremshmen. Kur mendoj se akoma s'ka mbaruar pasi duhet te jap dhe deklaraten per vjedhje, me krijohet nje lemsh ne stomak qe se duroj dot. Duket si emocioni I provimeve te matures kur me thirrej emri. Ufff.. Nuk dua ta mendoj fare c'do ndodhe. 

"Hej! Toka therret Renen! Me degjove se c'te thash apo jo?"

"Hmm. Jo me fal, kam pak dhimbje koke prandaj. Ca po thoshe?" 

"Po thosha qe eshte me mire qe per ca kohe te merrje leje te puna dhe te ktheheshe ne shtepi te prinderit. Tani qe kemi dhe pushimet e semestrit do te bej shume mire. Pastaj une duhet te kthehem ne Shkoder me patjeter dhe nuk me pelqen fakti qe do rrish vetem ne shtepi." 

"E di e mendova dhe vete kete po ti e di shume mire qe nuk e le dot punen. Sa per shtepine them te shkoj per ca dite te kusherira sa te kaloj pak kohe. Te pakten keto dite nuk dua te kthehem atje."  Me nje shikim dhimbsurie qe perpiqet ta fshehe, me afrohet dhe me perqafon fort. Ajo eshte shoqja ime me e mire. 

"Me falni qe ju nderpres zonjushe Rena, por kane derguar keto lule per ju." Eshte infermierja. Me nje shikim plot habi ne kthejme koken nga dera dhe ne duart e infermieres  bionde ndodhet nje buqete e bukur karajfilash te kuq. Lulet e mia te preferuara. Por kush mund t'i kete derguar? Me siguri dikush qe me njeh. 

Klera shkon shpejt drejt saj dhe shikon pusullen e vendosur ne te dhe fillon ta lexoj me ze te larte: " Rena te uroj sherim te shpejt. Te me falesh qe nuk erdha dot per te te nxjerr nga spitali, por me doli nje pune. Keshtu ne vend te prezences sime te dergova keto karajfila qe ta nisesh diten me buzeqeshje. Aldo" 

"Aaa sa I miiiree. Pak formal, por I mire." Klera me sheh me ata sy qe duan te thone se ajo ka filluar qe tani te mendoj detajet e dasmes sime me te. Ugh.. Larg qofte! 

"Si guxon ai.. ai.. I paftyri!" Shkoj ne drejtim te saj,I marr pusullen nga dora dhe filloj ta gris tere inat. Klera me shikon e habitur dhe ne menyre instiktive largon lulet prej meje, por une jam me e gjate e me e shkathet se ajo dhe arrij tia marr dhe ato. 

"Hej,cfare po ben? Mos je cmendur gje? Rena mos! Ndalo!" Lulet tashme kane perfunduar pothuaj pa petale ne kosh. Edhe pse te preferuarat e mia, te sjella nga ai jane lulet me te urryera ne bote. 

Ende pa mu rregulluar ritmi i frymemarrjes, kthej koken nga Klera e cila ka ngelur si e shokuar dhe kuptoj se tani duhet ti rrefej gjithcka asaj. Nuk e kam bere me perpara jo se nuk doja por sepse me vinte zor ti tregoja ckish ndodhur. Tani frymemarrja eshte normalizuar prandaj bej dhe nje frymemarrje te thelle, te fundit dhe nis: "Klera.. ne lidhje me Aldon ka ndodhur dicka qe.. une ende s'ta kam thene. Ai.." 

"Me falni!" Dreq po tani cfare!? "Zonjushe, doja t'iu kujtoja se pasi te dilni nga spitali, nese ndiheni mire, duhet te me shoqeroni ne komisariat per te dhene deshmine tuaj." Ishte nje oficer iI ri. Per nje moment e humb vemendjen. Pse s'eshte ai ketu? Pse s'ka ardhur te me pres nga spitali? Mos fjalet e tij ishin thjesht fjale boshe qe ua thote te gjitha zonjushave qe qajne ne krahet e tij? 

Duke u kaperdire, me emocione qe as vete s'i ndaj dot nga njera-tjetra, ekthejme vemendjen nga ai dhe I pergjigjem: "Po zoteri tani do vij. Klera, te lutem mos bej asgje pa folur bashke nje here. Do te te shpjegoj gjithcka vetem prit sa te kthehem nga komisariati." 

Dal duke e lene shoqen time me njeqind pyetje ne koken e saj dhe shkoj drejt asaj qe duket se do te jete nje dite shume, shume e gjate per mua.

Aventura e reWhere stories live. Discover now