Epo Tomi kishte te drejte. Marrja ne pyetje nuk zgjati me shume se 40 minuta. Ne fakt, me shume se me nje marrje ne pyetje me ngjajti si nje bisede me nje mik te vjeter. Tomi e bente te gjithe procesin shume argetues dhe koha kaloi shume shpejt. Ne fund, para se te ndaheshim, ai me dha numrin e tij dhe e theksoi se mund ta perdorja dhe per raste jokriminale, por qe do kisha nevoje per te, si psh nese isha vetem ne shtepi, e merzitur dhe me asgje per te bere...
Sapo mbarova pune ne komisariat, shkova direkt ne nje kafene ku e kisha lene te takohesha me Kleren. Duhet t'i shpjegohem ne lidhje me Aldon. Uff sa e sikletshme! Shpresoj mos vonohet shume. Kam nja dhjete minuta qe e pres. Akullorja e Tomit me embelsoi shume, por me duheshin me shume energji per te perballuar Kleren dhe porosita nje kapucino. Tani ajo eshte ne gjysme, por keshtu sic po ecin punet, kam per ta mbaruar ende pa ardhur ajo.
Kafeneja eshte pothuajse plot, me njerez qe gumezhijne, duke hyre e duke dale. Dikush eshte duke vrapuar, pasi i duhet te kape urbanin ndersa dikush tjeter duket sikur ende nuk eshte zgjuar, por i veshur me rrobat e punes, po endet sonambul neper rruge. Ndoshta kjo kafe qe po merr, ka per te dhene efektin e saj sa hap e mbyll syte. Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte nje djale i vogel qe eshte ulur me gjyshen e tij dhe ka 10 minuta qe i lutet asaj t'i bleje nje akullore. Mesa duket ajo me ne fund eshte bindur sepse nxjerr kuleten nga canta e saj dhe behet gati te jap leket.
"Biri, me thuaj nenes, sa leke ka ketu? Ka harruar syzet nena ne shtepi dhe nuk arrij t'i shoh qarte."
"Po nena t'i tregoj une. Jane dyqind leke keto." Dhe qesh me nje te qeshur djallezore. Mesa duket po e genjen dhe s'e paska aspak problem. He, mistreci..
Ten-ten ten-ten! Me erdhi nje mesazh. Hap telefonin dhe shoh qe eshte nga Klera. Nuk do te vij dot se i paska ardhur e ema ne Tirane per nje vizite ne spital dhe do te rrij me te gjithe diten. Te nesermen do te nisen te dyja per ne Shkoder. Sa keq qe s'e takoj dot. Dhe ky muhabeti i Aldos si per te me torturuar me shume, u shty dhe per nja nje jave.. Uff..
Nejse tani te mbaroj dhe kapucinon dhe te nisem direkt per ne pune. Ne darke duhet te shkoj tek kusherira. Kam ca kohe pa e takuar. Ndoshta duhet t'i blej dicka. Mora vesh qe e kishin ngritur ne detyre. Ndoshta duhet t'i jap dicka si nje stilolaps nga ata te shtrenjtit qe perdorin avokatet, ashtu sic eshte dhe ajo, po ku mund te gjej nje te tille? Ndoshta e di Tomi se ku ka. Por po ta marr qe tani ne telefon, me siguri do dukem si e ngjitur. Kam vetem nje ore qe jam ndare prej tij.. C'te bej? Ta marr apo jo ne telefon? Epo mire, do e marr por pas nje ore. Tani te iki ne pune njehere se do behem vone dhe kush rri e degjon Greten pastaj tek ankohet se sa pune ka pasur sot dhe se sa e papergjegjshme jam une qe vij perhere 5 minuta me vonese.
Dal nga kafeneja dhe hipi ne urban per te shkuar ne pune. Eshte nje fast-food i vogel, por qe ka perhere njerez ne te, fale ushqimit te shijshem qe serviret. Une jam nje nder kamarieret, ndersa Greta eshte ajo qe gatuan. Si kuzhiniere eshte shume e mire, por si shefe le pak per te deshiruar. Ndihmesi i saj ne kuzhine eshte ai qe vuan me shume nga ne te tere, pasi eshte ai qe i ha te bertiturat sa here qe nje klient e le ne pjate ushqimin e saj, qofte dhe nje kafshate. Per te ushqimi qe gatuhet nga duart e saj duhet te adhurohet dhe jo te lihet pa mbaruar ne pjate. Bela eshte kamarierja tjeter qe nderron turnin me mua. Ajo eshte me e madhe se une, por per fat te keq nuk pati mundesi per te vazhduar shkollen dhe tani jeton vetem me zanatin e saj si kamariere. Enderra e saj eshte te hap nje restorant te sajin nje dite, ku vete ajo te jete mikepritesja qe qendron ne hyrje te restorantit. Eshte nje vajze shume e mire dhe e kuptueshme. Gjithmone me ka ndihmuar kur i kam kerkuar dicka dhe une kam bere te njejten gje per te. Shpresoj qe nje dite enderra e saj te behet realitet! Ne fund te fundit e meriton te kete jeten qe ndoshta realiteti nuk ia plotesoi dot dikur..
Epo ja ku jam. Mberrita tek puna ime per thuajse tre muaj tani dhe sic e prisja fast-food-i eshte plot. Paskam shume pune sonte. Shpresoj vetem te ma heqe pak mendjen nga ngjarjet e fundit dhe cdo lodhje do ia vleje.
A/N: Hej eshte hera e pare qe e bej kete dhe nuk e di tamam c'te them, por doja thjesht t'ju falenderoja qe e lexoni "librin" tim. Nuk e di nese keni ndonje pyetje per librin apo per mua, por dijeni qe jeni te mirepritur ta shkruani ate ne koment dhe une do t'iu pergjigjem me kenaqesi! Ne rregull, mendoj se kaq mjafton atehere. Ju falenderoj serish dhe kalofshi sa me bukur! :)
YOU ARE READING
Aventura e re
General FictionIsha komplet e vetme ne mes te nates. Tani duhej te isha ne shtepi shtrire ne divanin tim te vjeter qe kercet, duke pare "Anatomia e Greit" ose thjesht ne gjum! Por ja ku jam ne kete lagje te ftohte, e rrethuar me te panjohur qe me kallin daten...