Dalim nga makina dhe une jam ende me nje buzeqeshje te stermadhe ne fytyre. Me vjen keq, por s'kam c'bej, eshte me verte shume I bukur. Si fillim eshte I teri I izoluar me xham dhe shkelqen nga dritat e vendosura ne dyqan. Emri I tij eshte vendosur siper deres me nje shkrim te holle e elegant. Sapo hyn brenda ndjen nje arome te kendshme livandoje. Muret jane te bardha dhe te mbushura me piktura te tipit absurd disa bardh e zi e disa me ngjyra te lehta. Ne vitrine jane vendosur disa pjese manekini si qafa apo duart Ku Jane vendosur disa bizhuteri. Ne qender te tyre ndodhej nje kuti e kuqe unaze, ne te cilen qe vendosur nje unaze martese. Ne te dyja anet e saj jane vendosur manekinat e duarve dhe te krijojne idene e nje zemre. Afer vitrines ndodhet dhe nje nga ata banaket qe mbajne neper argjendari. Anash ndodhet nje vazo e gjate me nje lule jeshile po te gjate, qe I jepte nje pamje me te ngrohte. Por, kjo qe vetem nje pjese. Parmaku qe mbulonte dyshemene kombinohej dhe me derrasat prej druri qe ishin vendosur tek shtyllat. Madje ne nje kend afer banakut te bizhuve, ne mes te dy trareve, qe vendosur nje pasqyre drejtkendeshe e zgjatur pothuajse ne tere hapesiren e murit. Siper saj qe shkruar me te njejtin shkrim si dhe emri tek dera: "you are the fariest of them all". Haha gjetje e bukur kjo, vetem se qe rrezik per tipat narcist.
Pjesa tjeter vazhdonte te kishte disa mobilje prej druri si: tavolinka te vogla, kolltuqe po te vogla, nje nga ato oret me lavjerres qe ndodhen brenda nje si tip dollapi te vogel, si ata qe perdoren dhe neper filmat e frikshem. Ndersa neper mure ndodheshin pishtare ne vend te pocave te dritave. Kush e di se cfare lloj klientele ka ne kete dyqan. Me siguri pasaniket. Me tutje ndodhej nje kend I pak I vecuar nga te tjeret. Faqja perballe e murit qe plot me foto te ngjitura njera pas tjetres. Ishin foto te njerezve qe kane qene ne dyqan dhe ne qender te tyre ndodhej fotoja e tij. Ja ku eshte ne nje foto me te atin. Floket e crregullt ia kane zene njerin sy, por tjetri se bashku me buzeqeshjen mjaftojne per te shfaqur emocionet e tij. Ai duket.. si te them.. me familiar, me i embel, me i dashur..
" Shoh qe zonjusha qenka shume e interesuar per fotografite. Mos deshironi te vendosni dhe tuajen ne mur? Fotoja juaj do e bente dhe me te kendshem kete kend."
Nje ze I embel vjen nga prapa meje, eshte babai I tij, dmth pronari.. Kthehem duke buzeqeshur dhe e falenderoj per fjalet e embla. "Ju shume faleminderit, por une nuk dal dhe aq bukur ne foto keshtu qe.."
"Ah si qenkeni ju. Me keq se ai djali im. E shihni kete foto ketu? Ketu jam une me te para nje viti. Doja se s'ben te dilnim bashke foto, por ai nuk pranonte dhe vetem fale ketij mikut qe ju keni ne krah, arritem te benim nje te sakte. Hajde biri i xhaxhit, tregoja si ndodhi cupes sa te sjell porosine tuaj."
" Epo une kisha nja nje ore qe e ngacmoja me aparat ne dore duke u munduar ta bëja te qeshte para kameras, por nuk pranonte qe nuk pranonte. Si perfundim bera sikur hoqa dore dhe ne momentin kur xhaxhi na tregon nje nga te fortat e tij, une frrap nxjerr aparatin dhe bej foton e vitit."
"Po cupes sdo ti besh nje ti?"
"Cfare? Jojo te lutem. Nuk mundem! Ndoshta nje here tjeter."
"Epo me vjen keq xhaxhi, meqe cupa nuk do s'po e ngacmojme me tutje."
"Ne rregull pra por do vish here tjeter he?"
"Po sigurisht qe po!"
"Eja tani te te tregoj kete stilografin. Si te duket?" Eshte nje stilograf tipik elegant. I gjithi I zi me nje rreth ngjyre ari dhe shume I lehte ne te shkruar. "Po me pelqen do e marr." Pasi e paketoj dhe kryej pagesen, behemi gati te largohemi, por xhaxhi na therret serish.
"Prisnin dy minuta ju lutem dua t'iu tregoj dicka. Ejani pas meje. Qe ne fillim kur hyte, e vura re reagimin tuaj kur pate kete pjese te dyqanit. Ishte pak a shume I njejti me ate te sime shoqe kur shkuam per here te pare. Me kujtove kohe te bukura dhe dua te ta shperblej." Duke e ndjekur te dy, tashme ndodheshin ne nje dhome te vogel qe duket me shume si punishte. Fjalet e tij me preken. Nuk dija c'te thoja.
"Me vjen keq per gruan tuaj zoteri. Hapja e ketij dyqani per te realizuar endrren e saj eshte nje gjest shume I bukur nga ana juaj. Dhe fjalet qe me thate tani.. Ndihem e privilegjuar. Nuk di c'te them."
"Epo mund te thuash faleminderit dhe te pranosh dhuraten time. Eshte nje medaljon qe e kam punuar keto muajt e fundit. Mund te vendosesh ndonje foto tenden apo te shokut tend.. " dhe ketu beri nje te nenqeshje qe e kuptuam fare mire tegjitheve. Tomi u vu pak ne siklet dhe tha:-haha, gjithmon me keto ju. Jo jo Xhaxhi, ajo eshte vetem nje shoqe." Une buzeqesha duke mbajtur medaljonin ne dore. Ishte ne forme elipsi nga jasht I mbuluar me xham te bardhe dhe me butte vegjel rreth e qark. Ne krye kishte nje fjongo prej sermi ndersa zinxhiri dukej aq i holle dhe elegant sa dukej si ilare ne argjend. Oii kushedi sesa I shtrenjte eshte. Jojo nuk mundem ta pranoj.
Pas shume kundershtimesh arriti te me bind qe ta marr dhuraten me vete. Ishte nje plakush shume I lezetshem ai. Kur donte te bindte edhe siku te ishe betuar njeqind here qe sdo e beje ate gje.
"Atehere? Si tu duk?"
"Shume bukur. Ti e pe dhe vete reagimin tim. Te mos permend dhe faktin qe ai qe nje plak shume i mire dhe I kendshem. Ama dhe pak mistrec." Thashe une duke buzeqeshur. Te dy u kuptuam se per cfare e thash kete te fundit, por nuk thame gje, vetem qeshem.
"Haha ai reagimi yt njer, qe fantastic. Nderkoh une mbaja dhe sekondat dhe rezultoi qe e ke mbajtur gojen hapur per plot peseshjetetete sekonda. Vetem te te shihje , si ata femijet e vegjel." ne moment zgjat krahun dhe me shpupurit floket.
"Hej, me ler rehat! Ti je thjesht xheloz sepse ti nuk mund ta mbash gojen hapur per aq sekonda." O zot me duket vetja si femije.
"Kush tha une mund ta mbaj me gjate madje. Ja me shiko. Aaaaaaaaa" epo te pakten s'jam e vetmja.
"Ej mjaft se do na perplasesh apo spo te dalin dhe jarget. Iii na e shpife. Shi te ra njera mu ketu." Bej sikr me te vertet I ka rene nje tek shpatullat dhe sapo ai ul koken.. Haha
"Dy me zero per Renen! Haha ti dobsak sa shpejt qe e hengre hilen."
"Rena po harron dicka ketu. Une jam polic, per me teper detektiv, di ta parashikoj ngjarjen edhe para se te ndodhe. Eshte pune tjeter nese une e le vete te ndodh apo jo." Ne kete moment ai po buzeqesh por jo si me pare. Ka bere nje fytyre misterioze. Pse po me pelqen kaq shume kjo fytyre? Rena mjaft! Mos u skuqa, kontrolloje veten. Por jo, ja ku mbeta pa fjale dhe e kuqe si spec para tij. Po tani cte bej?
"Dhe ja ku mberritem." Hyu shpetova dhe kete rradhe.
"Faleminderit Tom! Shihemi"
"Hej, eshte hapur nje pasticeri e re prane komisariatit qe I qan ato embelsirat me luleshtrydhe. Si thua, vjen neser ti provosh njehere gjate orarit te drekes?"
" Besoj se jam e lire, por duhet te pyes njehere kusheriren se s'dua ta le vetem. Gjithsesi te kthej pergjigje ne telefon."
"Ne rregull pra!" Zgjatet me jep nje te puthur te shpejt ne faqe dhe largohet duke buzeqeshur si gjithnje. O zot qe do me vdesin mua keta policet!!
YOU ARE READING
Aventura e re
General FictionIsha komplet e vetme ne mes te nates. Tani duhej te isha ne shtepi shtrire ne divanin tim te vjeter qe kercet, duke pare "Anatomia e Greit" ose thjesht ne gjum! Por ja ku jam ne kete lagje te ftohte, e rrethuar me te panjohur qe me kallin daten...