Ok! Jo per ta bere shume dramatike, por KU DREQIN JAM KETU?!! I thash Tomit qe mberritem pasi doja te shpetoja nga ai moment, por nuk ia kam idene se ku jam. Nuk kam c'bej, do e marr ne telefon Saren(kushen) dhe do e pyes per udhezime.
Nxjerr telefonin dhe shoh qe ora paska vajtur 9:17. Tani edhe qielli eshte errur dhe kjo lagja po me duket shume.. e frikshme? Ndoshta sepse s'e njoh dhe sepse eshte nje tip i frikshem tek lokali perballe, qe m'i ka ngulur syte qekur erdha. Eshte dhe burre i madh, besoj se aty tek 35. Nejse. Formoj numrin dhe pres qe ajo te pergjigjet shpejt, por sekretaria me njofton se telefoni i saj mund te jete i fikur. Ah, moj Sara! Kohe te bukur gjete per ta fikur! Epo mire, tani le te ndjekim alternativen tjeter.
Eca dhe ca ne kembe neper trotuar dhe ndalova perpara nje lokali per te pyetur se ne cilen lagje ndodhesha. Hyra brenda dhe degjova dike duke kenduar. Kishte nje ze te tmerrshem dhe mesa duket kishte pire shume. Gjate kendimit me shume dukej sikur po qante. I shkreti! Kushedi se c'hall ka qe paska ardhur ta nxjerr me te pire.
Pasi marr adresen e sakte se ku jam dhe disa udhezime se si te shkoj ne lagjen e Sares nga kamarieri mjaft i sjellshem, largohem nga ai vend qe me sjell ndermend kujtime jo te mira.
***
Me ne fund, pas nje rruge te shkurter me taksi ndodhem tek apartamenti i Sares. Ajo nuk qe ne shtepi por me kishte lene nje celes rezerve per raste si ky. Keshtu qe, si te isha ne shtepine time, hyj, bej nje dush te shpejt dhe filloj te pergatis dicka per te ngrene per te dyja ne. Sara eshte nje kuzhiniere e tmerrshme dhe e prisja qe te mos kishte gatuar dicka. Ne vend te saj, kishte lene nje torte te fresket ne frigorifer dhe cuditerisht ishte me luleshtrydhe. Ah, do qe te me marr me te mira sepse nuk ka bere gje per darke. Epo per mua s'ka problem. Dal me fitim gjithsesi.
Jam pikerisht ne kohen qe po i hedh salcen makaronave te sapo ziera, kur degjohet zilja e deres. Me siguri qe ajo eshte dhe ka ardhur fiks ne kohe. Shpejtoj per te hapur deren dhe nje buzeqeshje e ngrohte me pershendet.
"Renush, paske ardhur? Me fal qe u vonova, kisha ca letra per te mbaruar. Ke shume qe me pret?"
"Oh, jo mos u shqeteso per mua. Kam ndonje gjysme ore qe kam ardhur, bera dush dhe sapo mbarova makaronat."
"Emm! Mos jane gje te preferuarat e mia?"
"S'e di, ne fakt me ate torten qe kishe marr sikur ma prishe pak mendjen, dhe thash te te beja dhe ty nje gje te vecante."
"Ah, sa mire! Me ne fund nje gje te hajrit per te ngrene. Ngela duke ngrene vetem pica dhe gjera fast food-i."
Pas nje gjysme ore, i kemi lare pjatat me gishta! Ajo cohet te presi torten, ndersa une te marr dhuraten. Besoj se ka per t'i pelqyer.
"Sara, mbylli syte dhe hap duart." Pasi arrij te vendos kutine ne duart e saj, i them te hap syte dhe ajo ndjek udhezimet e mia. Hap kutine dhe me nje buzeqeshje ne fytyre, me perqafon dhe falenderon per dhuraten 'e panevojshme' por shume te bukur qe i kam bere. Ne ate moment, ndjen medaljonin poshte bluzes sime.
"Hej, po kjo? Ua, sa e bukur. Kur e ke marr se s'ta kam pare me perpara." I tregoj historine e dyqanit te sotem dhe sesi e njoha Tomin, por nuk i thash gje per Denisin. E di se c'do te ndodhe pasi t'i tregoj momentin tek spitali dhe i di pyetjet qe do te bej, dhe te jem e sinqerte, nuk di tu pergjigjem asnjeres prej tyre. Ndoshta do t'i them nje here tjeter. Sa per Tomin, me thote qe te mos lidhem shume me te pasi policat nuk jane model i qendrueshem per lidhje serioze, "-E ke parasysh,-me thote duke qeshur,- mund edhe te vdesin ndonjehere."
"Hahaha, sa shpejt na lidhe moj. Mire kete por me bere te ve qe tani. Pupu e zeza une." Dhe keshtu duke qeshur ndryshojme teme. Ne fakt, Sares nuk i pelqen te jap keshilla ne lidhje me djemte, pasi mendon se askush nuk eshte ne gjendje te kuptoj lidhjen midis dy personave. Kete gje e dine vetem keta dy persona dhe asnje tjeter.
Nata kalon me te qeshura, qarje hallesh dhe cdo thashethem te mundshem per personat qe njohim. Me kishte marr malli per keto momente. Ndihem serish si ne shtepi.
A/N: Hej besoj se e keni pare coverin e librit. Dua te falenderoj publikisht @freecovermaker qe e beri ate. Shpresoj qe t'iu pelqej! Vazhdoni te lexoni dhe ju lutem klikoni tek ai ylli aty siper nese e pelqeni historine. Komentet po ashtu nuk mbeten mbrapa. Ju shume faleminderit per te gjithe kohen tuaj qe e kaloni duke lexuar kete liber. Ju premtoj qe nuk do te zhgenjeheni! Pafshim! :) :) :)
CITEȘTI
Aventura e re
Ficțiune generalăIsha komplet e vetme ne mes te nates. Tani duhej te isha ne shtepi shtrire ne divanin tim te vjeter qe kercet, duke pare "Anatomia e Greit" ose thjesht ne gjum! Por ja ku jam ne kete lagje te ftohte, e rrethuar me te panjohur qe me kallin daten...