Untitled Part 8

249 33 5
                                    


"Rena, tavolina numer pese sapo u mbush. A mund te shkosh te marresh porosite?"

"Po, ja tani." Me nje tabaka te rende ne dore, kthehem tek banaku per te vendosur pjatat e palara dhe gotat gjysme te mbushura me kola. Syte me shkojne instiktivisht tek ora e vendosur ne murin perballe. Kane kaluar gjashte ore qekur kam ardhur ne pune dhe s'kam pushuar nje minute. Kembet i kam cope dhe krahet sikur nuk i ndjej me. Me ne fund po afrohet ora per te shkuar ne shtepi. Tomi me tha qe do te vinte te me merrte nga ora tete per te shkuar tek nje vend ku mund te gjeja stilolapsin elegant qe kerkoja per kusheriren. U tregua shume i sjellshem qe pranoi te me shoqeronte atje. Te pakten s'qenkan zhdukur kavalieret ne kete bote. Haha, kjo tingelloi shume klishe.

Me ato pak fuqi qe me kane ngelur, buzeqesh dhe behem gati per te marr porosi ne nje tavoline me shtate veta, njeri me i zhurmshem se tjetri. Duken si maturante ne pamje te pare, prandaj dhe jane kaq te zhurmshem. He, buzeqeshja me shtohet vetiu, kur fillojne te me kujtohen ato kohe kur dhe une me shoqerine time dilnim per kafe neper klube te vogla dhe gjithmone dilnim me te bertiturat e kamariereve nga prapa, pasi u kishim thyer dicka e kishim bere aq zhurme sa klientet e tjere ishin larguar. Eh, c'kujtime...

                                                                                      ***

Me ne fund, ora tete. Tomi duhet te mberrije nga momenti ne moment. Une i kam hequr rrobat e punes dhe i kam zevendesuar me ato qe kisha ne mengjes, kam rregulluar pak floket e tualetin, qe te mos dukem shume e lodhur kur te vije ai dhe tani jam gati. Nxjerr telefonin dhe i dergoj nje mesazh kusherires ku e njoftoj se do te jem ne shtepi perpara ores dhjete. Tani nuk e di se sa do te zgjase takimi me Tomin, por per te qene brenda.. Ne rregull, e shoh makinen e tij. Eshte me mire te largohem tani nga banaku. 

"Greta, po shkoj une. Shihemi neser. Naten!"

"Naten, dhe te lutem mos u vono ee!" Me nje buzeqeshje pothuajse te pafajshme i dhuroj nje puthje  nga larg dhe dal nga dera. Ne te njejtin moment, Tomi ndalon perpara me makinen e tij benc, ngjyre gri. Ai ul xhamin e makines dhe me nje buzeqeshje me fton brenda. Ndoshta nuk e vura re me perpara, por eshte me te vertete i lezetshem. Gjysme bjond, sy kafe te hapur dhe nje buzeqeshje qe gjithmone me fal nje ngrohtesi kur e shikoj. 

"Atehere, do te hysh, apo do te qendrosh dhe ca minuta aty duke me vezhguar?" Cfare? Mos me thuaj qe e kuptoi se cfare po mendoja! Uff, dreq!

"Me fal, nese e keqkuptove, por po shihja ate gjene qe ke tek mjekra. Mos jane gje therrime?"

"Cfare?" 

"Ja ketu" i tregoj me gisht dhe ne momentin kur ai ul koken per te pare, frrap, gishti im ngrihet per te bere lojen me te bezdisur ne bote. 

"Hej, me fal, por kjo qe me hile. Nuk e pranoj ne asnje menyre. Ji gati sepse eksperti ne kete loje jam une dhe jo ti." 

"Haha. Posi, posi. Thuaj c'te duash, por raundin e pare e fitova une." Futem ne makine dhe nisemi per tek dyqani. 

"Si quhet dyqani ku pod shkojme?"

"D'elegance! Me theks francez." 

"He, emer i bukur. Pra aty shiten vetem gjera elegante?"

"Po, pak a shume. Pronari eshte nje burre i vjeter, babai i shokut tim, te cilit i ka vdekur e shoqja shume vite me perpara. Jane njohur ne Paris, tek nje dyqan qe quhej po keshtu dhe ka qene enderra e gruas se tij te hapte nje dyqan te tille dhe ne Shqiperi. Pas vdekjes se saj, xhaxhi Faiku arriti te hapte nje te tille dhe te realizonte enderren e saj."

"Uau sa histori e bukur dhe e dhimshme njekohesisht! Duhet te jene dashur me te vertete shume. Me vjen keq qe ka perfunduar keshtu. Po, nese mund ta di, pse i vdiq e shoqja?"

"Nga kanceri ne gji. E zbuluan kur Denisi qe vetem 15 vjec dhe dy vjet me vone ajo vdiq. Sot ajo mbushte kater vite qe kishte vdekur. Prandaj dhe nuk erdhi sot te te merrte ne pyetje por ma kerkoi mua kete gje."  

"Cfare? Pra, Denisi, ai polici  qe ndenji ne spital me mua, eshte djali i ketij cifti te mrekullueshem?!" Ja pse s'paska ardhur. Ok Rena nuk duhet te gezohesh, sepse ky eshte me te vertete nje rast i dhimbshem per te mos ardhur. Por, prape.. Te pakten e di qe nuk eshte se te kishte harruar apo dicka e tille. Per me teper te besoi te shoku i tij i ngushte. Kjo do te thote qe te vlereson me te vertete, apo jo? Oiii! Fillove ti, t'i mbushesh mendjen vetes me budallalleqe tani? Jo, s'kam per te ta lejuar. Leri gjerat te rrjedhin vete ok? Mos i shty me.. 

"Po, pikerisht ai eshte. Dhe ja tek jemi!" 

"UAU! Qenka i mrekullueshem!"

Aventura e reDonde viven las historias. Descúbrelo ahora