Untitled Part 11

220 31 14
                                    


Ne mengjes zgjohem me pertese pasi kam fjetur afersisht tre ore e gjysme. Sara vazhdon te fleje pasi kete dite do te kete nje gjyq te gjate per te cilin duhet te jete ne topforme. Si fillim hap telefonin dhe shoh qe kam nje sms nga motra e vogel. Me thote qe te mos harroj ti dergoj nje fustan se ka ditelindjen e nje shoqeje neser. Epo e gjeta se me cfare do te merrem qe ne mengjes. Por ne fillim duhet te ha mengjesin. Vendos pak muzike te lehte me nje volum qe Sara nuk mund te zgjohet dhe gatuaj dicka te shpejt. Pas dyzet minutash jam gati bashke me fustanin e motres ne dore per ta cuar tek autobusi i qytetit i cili duhet te niset pas.. obobo! Ai niset per gjysme ore dhe une duhet te nxitoj per ta kapur pasi ne mengjes ka gjithmone trafik. 

Siper bicikletes sime te vjeter dy vjet tashme, pres qe te kalojne njerezit qe me kane zene rrugen dhe te nisem serish. Me kane mbetur vetem dhjete minuta kohe. Shpresoj ta arrij se ndryshe do te me duhet te kthehem serish me vone per te kapur autobusin e rradhes, plus dhe qe duhet te degjoj te bertiturat e sime motre ne telefon. Ajo e di se cfare shushke jam une dhe e ka shume inat faktin qe une jam gjithmone vone per dicka. 

"Hej, Rena!" Nje ze me therret nga mbrapa dhe e di fare mire se kush eshte. Po bej me mire sikur s'e degjoj. Kufjet jane nje ide e mire tani. Teksa perpiqem qe t'i nxjerr nga xhepi i ngushte i pantallonave, ndiej qe ai eshte afruar me shume tashme. Jojo duhet te iki menjehere. I le kufjet ne xhep sic jane dhe nisem me te shpejte. Per pak sa nuk perplasem me nje te moshuar, i cili, edhe pas ndjeses aq sinqerisht te kerkuar, vazhdon te shaje e te ankohet se si te rinjte e sotem nuk i respektojne fare te moshuarit.

"Rena, prit! Prit!" Pasi lodhet duke vrapuar me kot, ndalon dhe me nje pamje te deshperuar ne fytyre, perpiqet te mbushet me fryme. Me vjen keq Aldo, por ti nuk je me asgje per mua tani. 

                                                                                                 ***

Ora po shkon afersisht dy dhe eshte fiks orari kur ata kane pushimin. Me Tomin ende nuk kam folur, por nuk besoj te jete problem. Do ishte me mire sikur t'ia beja surprize. Kam dhe dy ore kohe derisa te nis turnin sot, dhe s'ka menyre me te mire per ta nisur se sa te marresh energji dhe pozitivitet nga ai. Ne fakt, kur e mendoj, jam pak nervoze pasi kam frike se mos me kap ndonje situate tjeter si ajo e djeshmja ne makinen e tij. Ahu dhe ti sa mendohesh. Po te kapi, te kapi. Anashkalo temen apo situaten dhe kaq. Ok e vendosa pra, po shkoj! Prit! Me mire te blej akulloret dhe te shkoj aty si nje shoqe e vjeter. Ok, kjo me duket si ide me e mire. 

Afrohem tek dyqani i vogel qe duket si i bere prej embelsire. Hyj dhe syte me shkojne direkt tek vitrina ku ajo kish paraqitur embelsirat e saj me te fresketa. Oiii gjithmone e kam pasur kete dobesi per embelsirat. Dua t'i provoj te gjitha, por s'kam c'bej sepse duhet te sillem si nje zonjushe e pjekur dhe e permbajtur. 

"Hej, me falni zonjushe, por kam marr nje mandat arresti per ju dhe duhet te vini menjehere ne komisariat me mua." Haha pra dashke te luash eee. 

"Dhe cila eshte akuza e bere ndaj meje zoti oficer?" Kthehem me nje gjysme buzeqeshje ne fytyre pasi po mundohem ta mbaj ate, por me kot. Tomi eshte pikerisht pas meje duke bere nje fytyre serioze. Do te mendoja se e kishte seriozisht nese nuk do te shihja syte qe e tradhetonin. Ata ishin aq te qeshur dhe lozonjar sa po me vinte ti kapja faqet e tij dhe t'ia shkulja si te ndonje femije te lezetshem, te vogel.

"Epo gjithe ai ngacmim qe po i benit ju hapur embelsirave, duhet pare me kujdes. Ne ditet e sotme, do te habiteshit se sa eshte rritur numri i manjakeve qe na rrethojne."

"Cfare? Kujt i thua manjake ti ore." Dhe ja ku dola nga roli qe ne pergjigjen e pare te tij. Sa ta shpif une tek keto lojrat. Pasi kaloj nje minute duke bere sikur e gjuaj, arrij te kap baluket e tij dhe i terheq pakez, per fiksim. Mesa duket ajo na qenka pika e tij e dobet, pasi leshoi nje britme te vogel sapo ia preka pak. 

"Ups, me fal!" 

"Falja do te pranohet vetem nese me jepni ilacin zonjushe." 

"Ou e kush na qenka ilaci sipas jush? Nje akullore?"

"Jo ajo s'eshte e embel mjaftueshem. Eemmmm.. E ke parasysh ilacin e Borebardhes?" Kete te fundit e thote si me nje nenqeshje. Dhe ky eshte pikerisht ai momenti qe une duhej te shmangia. E si ta bej? 

"Hahaha. Ne fakt mua me pelqen me shume akullorja. Si thua a marrim ndonje, sepse u be shume vape ketu." O Zot, Rena! Ti idiote! Tani u skuqe dhe me shume se c'ishe. 

"Hahahh. Ok mua me pelqen vanilja. Prit ketu sa ti porosis. Do qe te ulemi apo te dalim nje xhiro jashte?" 

"Do me pelqente me shume ketu. Jashte eshte pak vape dhe pluhur." 

"Ok si te duash ti pra." Dhe me nje te shkelur te syrit, kthehet dhe drejtohet per nga banaku. Nderkohe qe dhe pamja e te pasmeve te tij nuk eshte aspak e keqe, mendoj me mendje, derisa kuptoj se duhet t'i heqe syte ose ai do ta kuptoje dhe kete shikim.

Kthehem dhe shoh nga dritarja silueten e dikujt qe me duket i njohur. Mos eshte gje.. po ai eshte, Danieli. Dhe po vjen ketu, bashke me nje shoqe te tij...



A/N: Hej! Me ne fund ia dola te shkruaja dicka. Ju kerkoj falje qe ju kam bere te prisni :) Atehere, si ju              duket pjesa? Ju lutem jepni komentet tuaja dhe nese ju pelqen mos harroni yllin aty lart ^^


Aventura e reWhere stories live. Discover now