Ahh.. koka! Cfare dhimbje ..
"O Zot, te lutem bej qe te zgjohet . Te lutem! Te lutem! Te Premtoj qe eshte gjeja e fundit qe te kerkoj!" Degjoj Kleren te thote dhe pas saj nje tjeter ze..
"Ja po zgjohet! Rena? Rena me shikon?"
"Aldo? Ti je?" Po cfare do ky ketu? Ah me siguri I ka thene Klera!
"Me falni, hapuni pak ju lutem! Pacientja duhet te qetesohet!" Ky duhet te jete doktori. Nje burre rreth te dyzetave, me nje hije te rende gje qe ia theksonte me shume edhe vetullat e tij te zbardhura e te trasha. Mire qe s'i qenkan bere kacurrel! Haha ahh.. dreq sa me dhimbka koka. Dhe me te ketu po me shtohet me shume.
"Zonjushe pershendetje! Une jam doktor Azizi dhe ju jeni ne spitalin ushtarak te Tiranes. Patet nje goditje me nje send te forte pas koke qe ju shkaktoi humbje ndjenjash perkohesisht. Per momentin pervec dhimbjes se kokes nuk keni asnje problem tjeter me shendetin.
"Kur do te jete ne gjendje tu pergjigjet pyetjeve doktor?" Vjen nje ze nga qoshja e dhomes. Eshte nje djale I gjate, me nje trup te formuar mire, si ata yjet e revistave te modes. Me floke te zinj, te shpupuritura, jo shume te gjata. Sy jeshil dhe buze pak te medha. Hunda e tij ka dicka qe s'shkon. Ndoshta ndonje gunge te vogel qe prish portretin perfekt te tij.
"Rena? Me degjove se c'te thashe?" Cfare? Dreq! S'e kisha fare mendjen! "Jo,me fal! C'po thoje Klera?" Me duket se u skuqa tani.
"A do qe te rri me ty apo do te pushosh?"
"Ne fakt dua qe te pushoj se po me dhemb shume koka. A mund te te pergjigjem here tjeter?" I drejtohem trup trekendeshit,I cili me nje shprehje komplet pa emocion thote: "Sigurisht! Kur te jeni gati zonjushe! Te shkuara!"
"Faleminderit!" Pergjigjem une njesoj si nje femije I thote dikujt qe I jep nje karamele. Dreq! Ja ku u skuqa serish tani...
ESTÁS LEYENDO
Aventura e re
Ficción GeneralIsha komplet e vetme ne mes te nates. Tani duhej te isha ne shtepi shtrire ne divanin tim te vjeter qe kercet, duke pare "Anatomia e Greit" ose thjesht ne gjum! Por ja ku jam ne kete lagje te ftohte, e rrethuar me te panjohur qe me kallin daten...