Sapo dera e dhomes mbyllet, e ndiej qe marrja ne pyetje do te filloj pikerisht tani. Dhe nje, dy...
"Rena me thuaj cfare ndodhi? Pse u ktheve ne shtepi aq heret dhe per me teper pa me thene gje! E ke idene se cmund te te kishte ndodhur po te mos ishte per Aldon qe erdhi te te therriste! Mund te kishe vdekur!! Dhe pas teje edhe une!! Dhe une nuk dua te vdes kaq heret ti e di!! Pse ma ben kete?!"
"Ej qetesohu! E para nuk do kisha vdekur edhe sikur Aldo mos me kishte gjetur dhe e dyta ti e di qe une jam nje shoqe shume e mire dhe nuk mund te te le ty vetem ne kete bote qe ty ta merr shpirtin cdo dite!" Ajo po qe di si te me ktheje ne humor! Shushka ime e vogel!
"Rendesi ka qe ti je mire tani!" Degjohet zeri I fundit qe do doja te degjoja tani. e paskam harruar qe eshte ende ne dhome.
"Po Rena, ti duhet ta falenderosh Aldon! U tregua nje hero i vertete!" Nga buzeqeshja e saj e kuptoj se c'figure paska bere dhe gjithsesi edhe pse pa deshire, shtrengohem t'i jap nje buzeqeshje.
"Epo mendoj se duhet ta leme te pushoj tani, Klera. Mos harro qe duhet tu pergjigjet edhe pyetjeve te policise, pervec tendeve!"
"Po ke te drejte! Rrushi une do jem ketu jashte nese te nevojitem. Te dua!" Me dhuron nje te puthur dhe del nga dhoma bashke me te. E shkreta, duhet te jete vertete ne siklet, pasi vetem kur ndjehet fajtore fillon dhe me therret ne emra frutash.
Ah, ndihem e lodhur! Po me mbyllen syte..
Jam diku ne nje disko. Me sakte ne tualetin e asaj diskoje te mallkuar! "Mos, te lutem! Nuk mundem! Te lutem me kupto! Te lutem!" Syte me mbushen me lot dhe qaj me denese, por ai nuk do tia dije. Ka pire aq shume sa kam frike se sdo mund a perballoj dot. Duart e tij zgjaten dhe me kapin prej belit. Me vjen neveri nga vetja. Duhet ta ndaloj para se te shkoje me tutje, por nuk mundem. Fryma e tij vjen era alkool dhe duhan. Eshte nje arome qe po me kall daten! Jam e sigurt qe s'kam per ta harruar kurre! Ai po afrohet dhe me shume! "Mos! Te lutem!" Ai s'po ndalon. Ndjehem kaq e pashprese! Duhet te gjej me patjeter nje rrugedalje nga kjo!
"Por pse? Ti e di qe une kam ndenja per ty . E ke ditur qe diten e pare qe u takuam dhe kurre nuk the gje. Pse Rena? Pse? Mos te kam bere ndonjehere te ndihesh keq?" Syte e tij jane aq te trishtuar, sa ne nje situate tjeter edhe mund te me kishte ardhur keq per te! Duket si nje femije i llastuar qe eshte mesuar t'i kete te gjitha dhe tani i eshte mohuar lodra e tij e preferuar! Duket sikur i eshte dorezuar teresisht alkoolit dhe nuk ka ndermend te stepet nga vendimi qe ka marr ne mendje. Nderkohe une ende vazhdoj te dridhem nga fryma e tij aq afer meje. Me ka zene paniku! Mos eshte kjo dicka qe duhet te ndodhe ne jeten time? Por pse? Pse?
"Jo te lutem!" Dhe tani.. jam jashte. Nuk e di sesi ia dola te ikja prej tij, por... Prit, ku jam!? Si arrita ketu? Gjithcka eshte ne erresire totale. Nuk arrij te shoh asgje. Prit! C'eshte kjo zhurme? Kthehem mbrapa dhe eshte dikush me maske te zeze ne fytyre qe me ka kapur prej fyti dhe me force, perpiqet te me mbyse. Ndiej enet qe me bllokohen. Nuk jam ne gjendje te marr fryme. Tani e ndiej qe mora fund! Syte e tij ne ngjyre te erret, jane te frikesuar , por jo aq c'jane te mite. Dhe duket sikur eshte gati te qaje. Buzet e tij peshperisin dicka qe s'jam ne gjendje ta degjoj sakte..
"Hej, hej Rena! Rena! Zgjohu! Doktor!!"
"Jooo!" Hap syte duke gulcuar per ajer dhe kuptoj qe qe thjesht nje makth! Por me duket sikur ende s'ka mbaruar gjithcka.
"Hej, a je mire?" Eshte trup trekendeshi. Nuk me behet vone se cdo mendoje per mua. Dua te perqafoj dike! Jam e tmerruar dhe trupi po me dridhet si purteke. Ai zgjatet drejt meje, me pushton me krahet e tij dhe me thote qe te qetesohem, se gjithcka do te shkoje mire. Papritur shperthej ne lotet, por ai nuk largohet. Qendron aty derisa pushoj se qari. Nuk me thote asgje. Vetem perqafon!
Dhe koha ka ndaluar!..
YOU ARE READING
Aventura e re
General FictionIsha komplet e vetme ne mes te nates. Tani duhej te isha ne shtepi shtrire ne divanin tim te vjeter qe kercet, duke pare "Anatomia e Greit" ose thjesht ne gjum! Por ja ku jam ne kete lagje te ftohte, e rrethuar me te panjohur qe me kallin daten...