Untitled Part 12

222 24 4
                                    

Oii po tani? Si t'ia bej? A i kam mire floket? Po bluza? Dreq, pse duhej te vishja xhinse sot? Oiiiiii me filluan fluturat ne bark dhe s'po pushojne. Po c'kam keshtu? Ndoshta sepse qenka bere shume i mire sot. Madje me duket akoma me i bukur se heren e kaluar. Kjo ngjyra e bardhe e bluzes i shkoka me verte shume dhe i tregon mjaft mire dhe muskujt e tij ne te gjithe trupin. Po qesh! Ca i miiil! Prit! Po ajo kush eshte? Mos eshte gje e dashura? Jo, pse? Nuk shkojne aspak si cift! Ok, shkojne dhe ajo qenka me te vertete e bukur. E gjate, brune me floke te drejte te zinj dhe sy jeshil me duket. Shih cfare trupi paska! Yll! Ku bej une para asaj?                                                                                                                                                 Oiiii erdhen! Tani qepe! Merr fryme thelle dhe kontrollo emocionet! Mos harro kryesoren, mos u skuq pavaresisht nga c'mund te ndodhe! Mos e lejo ate te te marr per te dobet! Haha sa idiote qe je! Ajo s'te ka bere asgje dhe ti qe tani fillove ta kesh inat. 

Teksa dera hapet ai e lejon ate te kaloj e para, si nje gentleman i vertete, dhe ende duke buzeqeshur, vazhdojne te flasin. Ende nuk e ka vene re qe une jam ketu. Afrohen nga banaku dhe te dy porosisin dicka. Ajo merr nje akullore ndersa ai nje kapucino. Mos ndoshta nuk i pelqejne embelsirat? Epo duhet pare nga ana pozitive, te kundertat terhiqen! Haha idiote per cfare mendon. 

"Dhe pikerisht kur mendoja se s'mund te beheshe dhe me e cuditshme, ti shkon dhe qesh me veten! A mund te ma thuash dhe mua me cfare po qesh?"

"Eeee hic! Mu kujtua nje barsolete nga ato te kohes se qepes per policet, qe ma ka thene babi ca vite me pare."

"Ou ashtu? Pa he njehere."

"Po ja, ishte Miri dhe Beni te dy police dhe kishin per te bere nje provim me goje. I pari futet Beni, ndersa Miri rri dhe degjon pas deres. Kalon ca dhe ata i bejne nje pyetje: 'cfare eshte partia Beni?' dhe Beni pergjigjet: 'Partia eshte nena ime!'. Pasi mbaron provimin, hyn Miri dhe i bejne te njejtat pyetje. Kur e pyesin dhe ate: 'Cfare eshte partia Miri?', ai pergjigjet: 'Partia? Eshte nena e Benit!' "

"Hahaha qenka me verte barsolete e kohes se qepes. Sot asnje nuk qesh me te, pervec teje sigurisht. " Dhe duke qeshur me shpupurit floket serish. 

"Hej sa here duhet te te them per floket! Pastaj une e thash me shume si barsalete djegese, sesa per te qeshur!" Dhe ketu bej nje nga ato fytyrat e mia ironike.

"Mos po me thua qe policet jane te trashe? Si guxon? Daniel, Xheni ejani pak."  Cfare?                             "Kjo vajza mendon se policet jane te trashe dhe mendjelehte. Cfare mendoni ju per kete?"

  "Si fillim, une dua t'i di emrin dhe me pas te them c'mendoj." Zeri i saj qenka pak potent. Duket qe qenka nga ato vajzat me karakter te forte. Po atehere qenka police, do me thene kolege e tij me te cilen shoqerohet cdo pjese te dites! Lezetshem! 

"Ckemi! Quhem Rena dhe jo une nuk thash asnjehere qe policet jane te trashe e mendjelehte. Thjesht nenkuptova qe Tomi eshte." Dhe duke qeshur kthehem nga ai, i cili ende me syte lozonjar, vazhdon te buzeqesh. 

"Epo ketu ke pak te drejte, ai eshte i tille. Madje duket nje meter larg." pergjigjet duke nxjerre edhe njehere dhembet e saj perfekte, te bardhe. Duket qe jane miq te vjeter dhe sillen me njeri-tjetrin si te ishin familje. Nuk besoj se kam ndonje gje per tu shqetesuar. 

"Daniel, do flasesh ti, apo do lesh keto te dyja te tallen keshtu me mua?" Ai kthehet plotesisht nga une duke me pare, per here te pare qekur hyri, ne sy. Fluturat fillojne te levizin akoma me shume dhe me duket sikur harrova te marr fryme. 

"E di si jane cilesuar studentet e mjekesise?" Mos Guxo Ta Thuash! "M-u-r-g-e-sha!" Ugh! E urrej kete fjale. Tani jam thjesht me nerva. Fluturat kane pushuar se fluturuari, pasi krahet e tyre jane thyer nga nje cop idioti qe ndodhet para meje!!! Pse duhej ta bente kete.

"Kushdo qe ta ka thene, e ka shume gabim. Studentet e mjekesise thjesht kane me shume vullnet per te mesuar se te tjeret dhe e di perse? Sepse ne fund e dine qe do te behen heronj te shume njerezve. Heronj qe askush nuk do t'i zevendesoj dot! Murgeshe eshte thjesht nje epitet qe i kane vene pikerisht ata qe nuk dine ta vleresojne kete gje apo qofte edhe te kuptojne sepse jane teper mendjengushte per ta bere." Ne fund te fjalise, leshoj frymen qe nuk e dija se po e mbaja dhe ndihem e nxehte, per dreq. Duart e mia jane ende grusht dhe nuk me behet vone nese jam skuqur nga zemerimi. 

"OK, zonjusha arrogante si te thuash ti. Murgeshe." Duket sikur po argetohet me mua. Po kush kujton se eshte ky?!

"Mire, mire Daniel. Eja tani se duhet te ikim! Gezohem qe te njoha Rena! Eja na vizito me shpesh dhe mos ia var shume ketij. Te puth, ciao!" Dhe dalin te dy duke me lene me gojen hapur. 




A/N: Hej! :D Si fillim dua t'ju pyes: Si ju duk barsoleta? Eshte e vetmja qe mbaj mend nga te gjitha dhe ne fakt eshte me te vertete barsolete 'burgu', por me kujtohet qe kam qeshur me lot, sepse babi im eshte tregues i shkelqyer barsoletash. :D Po ju a keni ndonje barsolete te preferuar? Nese po, shkruajeni qe te qeshim pak :P Pastaj me thoni si ju duk sjellja e Danielit ;)


Aventura e reWhere stories live. Discover now