Rruges per ne komisariat nuk rresht dot se menduari per te. Gjithcka qe ndodhi mbreme, cdo fjale, cdo shikim dhe perqafimet jane ende duke u luajtur e riluajtur ne mendjen time. Ok Rena tani me te vertete qe e teprove. Harroje ate qe ndodhi! Mendo sikur qe thjesht nje enderr. Nje enderr e mrekullueshme, e paharrueshme dhe qe do te doja ta shihja cdo nate te jetes sime deri ne perjetesi.. derisa vdekja te na ndaje... haha.. sa rende qe je. Qe tani je duke imagjinuar dasmen me te. Ti romantike e semure!
"Zonjushe, arritem."
"Ne rregull". Dalim nga taksia dhe ja ku jam, perballe nje ndertese te bardhe dhe blu. Siper deres kryesore prej druri, ndodhet stema e komisariatit dhe ne ane te saj ndodhet nje shtylle ku eshte varur flamuri. Sot qenka nje dite pak e zene per ta besoj, se shoh qe paska shume hyrje-dalje. Teksa hyjme, dy rojet e vendosura tek dera, te dy te rinj, njeri me sy te erret por mesa duket jo mjaftueshem per tu vendosur ne nje post me te lart se roje, dhe tjetri nje gjysme biond me i embel se i pari, me buzeqeshin duke me uruar mireseardhjen. Sa te mire! Epo ku i dihet, ndoshta s'eshte nje dite dhe aq e keqe, he?
Polici qe me shoqeron papritur ndalon dhe kthehet nga une.
"Zonjushe, a deshironi t'iu sjell dicka per te ngrene apo per te pire?"
"Jo, faleminderit. Dua vetem te mbaroj sa me shpejt te jete e mundur."
"Po sigurisht. Nuk mendoj se do te zgjas me shume se 40 minuta."
"Ju do me merrni ne pyetje, apo polici qe qe dje ne spital?" Epo s'prisja dot me gjate per te pyetur.
"Po zonjushe, une do t'iu marr ne pyetje. Denisi, me falni, inspektori Duka, qe qe dje ne spital me ju, ma kaloi mua si ceshtje, per shkak se ai duhej te merrej me disa te tjera te tijat. Ju lutem, uluni dhe me prisni vetem pak minuta sa te marr pak dicka."
"Po vazhdoni." Pra, me paska lene si ceshtje he? Mesa duket zoteria, jo me falni, zoti inspektor Denis Duka na paska ceshtje shume me te rendesishme! Idiote! Idiote! Idiote! Ja c'fare je! Si mund t'i besosh dikujt qe s'ke as dy minuta qe s'e ke njohur? Jam kaq e lumtur qe te pakten ke nje mendje per te qene qe nuk te la ta puthje ate, se perndryshe... Mendimet e mia nderpriten nga zeri i oficerit. Uau sa shpejt u kthye dhe ky.
"Hej, nuk e di nese e pelqeni, por per ta nisur sa me embel, ju mora nje akullore me luleshtrydhe, edhe pse me thate qe nuk donit gje, nuk mund ta lija nje vajze simpatike si ju pa e qerasur me dicka ne zyren time."
"He, faleminderit! Ne fakt eshte nje nder te preferuarat e mia. Paskeni qelluar ne shenje." Ia kthej duke buzeqeshur edhe pse pak e skuqur nga komplimenti i tij. Ai duket qe e ka vene re skuqjen e lehte, por nuk ben ndonje gje per ta shfaqur. Thjesht vepron sikur asgje s'ka ndodhur.
"Ha! Sikur ta dija! Une kam nje shqise te gjashte per keto pune dhe deri tani asnjehere s'kam gabuar. Epo, mu be qejfi qe as ketu nuk gabova!" Dhe ne fytyren e tij shfaqet nje buzeqeshje e embel dhe e ngrohte. Tani gjithe skuqja e sikleti jane larguar. Ndihem gati per te filluar.
"Ne rregull pra zonjushe. A jeni gati te fillojme?"
"Gati!"
VOUS LISEZ
Aventura e re
Fiction généraleIsha komplet e vetme ne mes te nates. Tani duhej te isha ne shtepi shtrire ne divanin tim te vjeter qe kercet, duke pare "Anatomia e Greit" ose thjesht ne gjum! Por ja ku jam ne kete lagje te ftohte, e rrethuar me te panjohur qe me kallin daten...