Prolog

2.8K 113 28
                                    

Mbylli librin kur ora shenoi 3.41 e mengjesit.
Nje tjeter mbremje kur i premtonte vetes qe do te flinte heret dhe ku krejt padashur humbiste ne faqet e nje tjeter romance. Do te lexoj deri ne mesnate mendonte, por akrepat tregonin 12 gjithmone ne nje pjese interesante. Nuk kishte asgje te keqe nese lexonte edhe per 30 minuta te tjera apo jo? Cfare diference benin ne fund te fundit? Aq do ti duhej per te heshtur mendimet e saj para se ta zinte gjumi, me mire te lexonte. Por serisht koha ishte e pamjaftueshme per te zgjidhur problemet e personazheve te librit.
Nje limit i ri, ora 1; dhe vazhdonte lexonte duke harruar te kontrollonte oren. E dinte qe ishte vone, por nuk mund te linte 100 faqet e fundit per te nesermen, 50 faqet...
FUND! Nje tjeter fund i lumtur, nje tjeter histori epike dashurie qe kurorezohej me nje puthje per te vulosur 'pergjithmonin' e premtuar.
Nuk ishte nje romantike e deshperuar, ne te vertete mund te thuhej qe nuk ishte aspak romantike. Nuk prekej nga deklaratat e dashurise midis personazheve, apo nga zemrat e tyre te thyera dhe as nuk pretendonte te gjente nje princ te kalter ne jeten e saj. Ne te vertete qeshte kur djali 23 vjecar pershkruhej si babai me i perkryer ne bote apo kur nje vajze 19 vjecare krejt aksidentalisht mbetej shtatezane dhe per asnje cast nuk mendonte per nje abort.
Ishte e sigurte qe nje djale ne fillimet e te njezetave ishte po aq foshnje sa edhe femija qe mund te ishte i ti, dhe nje vajze ende adoleshente po aq e afte te rriste nje femije dhe te ndihej plotesisht e kompletuar ne jete sac ishte dhe ajo e afte te gatuante - vinte buzen ne gaz kur mendonte per faktin qe ndoshta ishte e vetmja femer ne bote qe nuk dinte te skuqte as edhe nje veze.
Askush nuk do donte te shkruante nje liber per jeten e saj dhe nese dikush do ta merrte persiper do te ishte libri me monoton ne histori. Zgjohej cdo mengjes, ndiqte leksionet, nje kafe me shoqerine apo me te dashurin, ora e studimit, ndonje liber dhe pastaj cdo gje perseritej serisht. Por ishte e kenaqur me jeten e saj, e kenaqur me rrugen ne te cilen po ecte. E lumtur? Ndoshta jo, ende jo.
Nuk ishte ndonje vajze qe perhumbej ne boten e saj, jetime apo e depresionuar qe krej papritur takonte nje djale perfekt, te pjekur pertej viteve te tij, qe dashurohej me te me shikim te pare.
Ishte thjesht normale. Dhe per shume normalja eshte e merzitshme, prandaj arratisen ne faqet e librave ku djemte flasin sikur te jene rimisheruar nga ndonje pjese teatrale mesjetare, dhe sillen si Romeo apo duken si Brad Pitt.
Shfryu me mendje, si per ti vene kapak mendimeve te shumta qe vazhdonin vershonin ne mendjen e saj mbylli syte, perndryshe do ta kishte te pamundur te zgjohej te nesermen ne realitetin e saj perserites...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now