So many X & I now on the chapter numbers 😜
Ju njoftojme qe kemi nisur zbritjen per ne aeroportin e Vienes. Pritet te ulemi per 20 minuta. Ju lutemi te lidhni rripin e sigurimit, te mbyllni tavolinat perpara jush, te drejtoni sediljen ne pozicion vertikal, te hapni dritaret. Gjithashtu qe nga ky moment ndalohet perdorimi i cdo pajisjeje elektronike. Ju faleminderit'
Ishte zeri acarues i stjuardeses bjonde e cila me anglishten e calte kishte lexuar ate lajmerim aq standart nga ai libri i vogel qe fshihnin ne kabinen e tyre me avion. I njejti lajmerim qe lexohej ne cdo fluturim te botes nga njerez aq te ndryshem.
Pa foton me Arselen per nje here te fundit peprara se te fuste celularin ne canten e vogel te shpines qe kishte hedhur poshte kembeve te tij. Padyshim foto e tij e preferuar, ndonese nuk pasqyronte ate shkelqimin e bukur te syve te saj, madje edhe buzeqeshja magjike e Arseles kishte humbur pak nga ajo magjia. Por serisht ishte nje foto e tyre, ku ajo e lumtur ishte mbeshtetur ne supin e tij teksa pozonin per ate selfie. Ia kishte treguar te emes nje nate me pare pasi ishte ndeshur me shikimin e saj kurioz kur ishte kthyer ne shtepi i lodhur, me mushkerite qe i digjnin dhe kraharorin qe refuzonte te bashkepunonte ne ato levizjet e thjeshta e ritmike te frymemarrjes.
- Kjo eshte Arsela, - kishte prezantuar Eriseldi teksa i zgjaste telefonin e tij duke deshiruar qe te ishte Arsela e 'vertete' ajo qe i prezantonte dhe jo vetem ai cast i ngrire ne formen e nje fotoje.
- Qenka goxha goce, - kishte konkluduar e ema pasi kishte studiuar foton gjate.
- Eshte e mrekullueshme, - tha Eriseldi i buzeqeshur si nje femije. - Do ta dashuroje edhe ti nese do e kishe takuar. - shpalli i sigurte ai. E kush ishte ai budalla qe nuk dashurohej me shpirtin e bukur te Arseles? Kush pervecse nje shpirtngushti te verbuar nga mendjemadhesia nuk vleresonte miresine e saj?
- Ndoshta do kem fatin ta takoja, - tha ajo e entuziasmuar.*
Mbeshteti koken ne xhamin e piset te avionit dhe shihte fushat dhe shtepizat e vogla mbuluar nga debora. Ai peisazh i bukur ishte ne te njejten kohe aq i ftohte, i huaj. Nje neuron i cmendur protestonte qe ai, si nje terrorist te shkonte drejt piloteve, - qe gjithmone fshiheshin ne ate kabinen e tyre dhe shijonim pamjen me te bukur te qiejve te pafund - ti detyronte te ktheheshin pas ne Tirane qe ai te zbriste, ndonese per fare pak rrotat e atij avioni do ciklin asfaltin e erret te pistes se aeroportit te Vienes, e vetmja e zeze ne mes te asaj bardhesie te paskaj.
Ishte i cmendur, i cmendur nga dashuria sic nuk kishte menduar kurre me pare se do te ishte. Nje dashuri per jeten, per cdo cast te bukur te jetes, per secilin nga ato momentet qe te linin pafryme, nje dashuri edhe per ato castet monotone te perditshmerise, dhe mbi te tera per Arselen qe ishte cdo gje e bukur qe ai mund te mendonte.Ndjeu ate tronditjen kur me ne fund avioni i rende u ul butesisht mbi piste dhe rreshqiste ne gjatesine e kesaj te fundit.
Mireserdhet ne Viene. Duke ju kujtuar qe mos te zgidhni rripin tuaj te sigurimit deri sa avioni te kete arritur pozicionin perfundimtar ju falenderojme qe zgjodhet te fluturoni me Austrian Airways. Shpresojme tju rishikojme serisht ne bord. Udhetim te kendshem ne vazhdim dhe nese Viena eshte destinacioni juaj perfundimtar, qendrim sa me te bukur ne qytetin e muzikes.Ndjeu doren e te emes qe shtrengoi ate te tij dhe u kthye drejt saj i buzeqeshur.
- Erdhem ma, - shpalli ai ndonese ishte e dukshme. E ema urrente fluturimet dhe lartesite, urrente avionet me ato kabinat e tyre te ngjeshura dhe ndjenjen e boshllekut qe i krijohej.
Zbriten nga avioni dhe pas procedurave te pasaportave dhe pritjes se valixheve ne ate strishon rrotulluese, dolen ne ajrin e akullt te Vienes qe i rikujtonte ndjenjen e nje dimri te vertete, si ai qe po pushtonte pak nga pak zemren e tij tani qe ndodhej aq larg pranveres se tij.
- Ke ftohte? - e pyeti e ema e merakosur sic dine vetem mamate te jene.
- Jo, c'thua. Jam mesuar edhe me me keq. - zemra ime ka ftohte, trupi jo. Deshironte ti thoshte por ajo nuk do ta kuptonte...***
Mbani abonete ne duar. Mbani abonete ne duar. Bertiste fatorino teksa cante mes turmes se njerezve te ngjeshur me autobusin e Unazes.
I tregoi abonene e saj fatorinos qe e pa shperfillshem perpara se te ndalonte tek gruaja qe qendronte pas saj dhe te griste nje bilete mga tufa qe mbante ne dore.
Zbriti serisht ne stacionin e shkolles duke u mbushur me fryme, me ne fund ajer i paster i pandotur nga ererat e renda te trupave te huaj. Cuditerisht ate mengjes arriti heret, shume heret. Qeshi me veten dhe perpikmerine e saj, dicka aq e pazakonte per Arselen. Ecte ne oborrin e spitalit e qete, dhe shikonte perreth, mjeket me perpareset e bardha poshte xhupave qe mbanin hedhur kraheve dhe filxhanet plastike te kafeve ne duar, njerezit me fytyrat e trishtuara, te afermit e axhituar qe benin ecejake ne hyrjen e urgjences, pastaj ishin edhe te moshuarit e lodhur nga vitet qe mbanin mbi supe qe me letrat e rekomandimeve qe shtrengonin ne duar pyesnin se ku duhet te drejtoheshin.
Per here te pare shikoi, kundroi ate realitet aq mizor te mbushur me dhimbje, pjese e te cilit ishte bere. Une do mundohem ta bej pakez me mire duke ndihmuar pacientet e mi i premtonte vetes teksa shikonte ne syte plot hidherim e nje te moshuari qe ulur ne stolin e shtrembur prane 6kateshit shtremgonte bastunin ne njeren dore dhe ne tjetren nje pecete me te cilen fshinte lotet tinezare.
Si i kishte shpetuar ky portret kaq i zymte me pare? Teksa rende drejt mesimit me syte e permbysur kishte harruar te shikonte. E verber ishte bere pjese e asaj rutines se saj duke refuzuar te shtonte nje dimension te ri ne ekzistencen e saj.
Por ai mengjes ishte ndryshe, ate mengjes ishte zgjuar nje Arsele e re.
Arrita ne Viene. Kalofsh sa me bukur ne shkolle sot dhe mos harro, jam me ty. Me ndjej <3
Kishte qene mesazhi i Eriseldit qe kishte gjetur ne telefonin e saj, miremngjesi me i bukur. E ndjente, ndjente mungesen e tij por mbi te tera prezencen dhe prekjen e tij te ngrohte ne zemren e saj.- Bukuroshe, - ishte zeri babaxhan i gruas nga Berati qe kishte qene me dhomen e saj, e njejta grua e embel me te cilen kishte biseduar sa e sa here ajo qe e zgjoi nga 'rieksplororimi' i realitetit ne te cilin ishte perhumbur.
- Nena si jeni? C'beni ketu? - pyeti Arsela teksa e ndihmonte ate zonje te kerrusur te ecte duke i oftuar krahun e saj.
- Cte beje nena, erdha te marr letrat per rimbursimet. Ne pensionistet keshtu na sorrollasin ne kete shtet. Sa lart e poshte dhe prap asgje. - shfryu ajo.
- Jeni mire? - insistoi te dinte serisht Arsela.
- Top eshte nena. Me sherove ti me ate pozitivitetin tend xhane. - Arsela vetem buzeqeshi perpara se zonja te vazhdonte me tej, - Po ai cuni bukurosh, cu be me te? Aq i ri dhe i semure me zemer.
- Se di nena. - u pergjigj butesisht Arsela teksa ndjente ate shtrengimin ne kraharor kur mendonte per Eriseldin dhe takimin e tij te sotem tek mjeket. Tani duhet te jete atje, duke biseduar me mjekun rikujtoi. Eriseldi i kishte premtuar ate mengjes qe do ta telefononte dhe me padurim priste te ndjente ate vibrimin e telefonit ne xhepin e perpareses. Por perzuri tutje mendimet dhe vazhdoi ti shpjegonte nenes.
- Eshte jashte per tu kuruar.
- A do ja hedhi? Ishte tere ai djale i mire. - tha zonja .
- Sigurisht. Ai eshte nje djale i forte. - tha Arsela e sigurte. Po, Eriseldi do tia dilte, do te triumfonte.
Apo jo Zot? Shpetoje Zot, te lutem. Sille serisht tek une.
YOU ARE READING
Nje çast (shqip)
General FictionTe mesosh te jetosh ndonjehere eshte me e veshtire sec duket. Te jetosh vertete do te thote te hidhesh e sigurte ne te panjohuren dhe mos te lejosh asgje te te vere perfund. Nje jete, nje shans, pafundesisht mundesi...