XXXVIII

770 85 30
                                    

'Dil pak, hiqe mendjen' e kishte keshilluar e ema ate mbremje. Jo, nuk kishte qene nje keshille, nje sygjerim; kishte qene nje urdher, nje prej atyre 'keshillave' qe kurrsesi nuk mund te mos i ndiqje ose perndryshe binte gjema.
'Jam e lodhur' kishte qene justifikimi i Arseles qe qendronte shtrire dhe vazhdimisht kontrollonte kutine postare te emailit te saj. Asnje mesazh prej Eriseldit. Bateria idiote e telefonit qe vendosi te shkarkohej e beri te dorezohej dhe te pranonte qe ate mbremje nuk do te kishte nje email. Po sikur te ishte semure? pyeste veten vazhdimisht dhe sa here ao pyetje retorike kishte ngritur krye e vendosur per ti kthyer nje pergjigje ishte bere gati ti telefononte. Telefoni i tij ishte i fikur.
'Vish kete' kishte vazhduar e ema teksa hidhte fustanin vishnje qe ajo vete i kishte blere disa dite me pare mbi shtratin e Arseles. 'Eshte apo nuk eshte ditelinja e asaj shoqes tende me emrin e komplikuar sot? C'po me thoje ne mengjes' i kujtoi ajo.
'Te thashe qe nuk do shkoja' protestoi Arsela. 'sic te thashe tani q jam e lodhur' genjeu. E merakosur ndoshta po, por kurrsesi nuk ishte ne mendjen e duhur per te dale.
Por e ema refuzonte te dorezohej dhe me insistimet e saj dhe kokefortesine nje femije qe do akullore kishte arritur ta bente te ngrihej nga shtrati ku Arsela qendronte fshehur pas batanijes se rende, mund te thuhej qe e kishte terhequr zvarre per ne dush sikur ajo te ishte nje nga ato djemte harrakate qe zhgryheshin ne pluhur tere pasditen teksa luanin kukafshehti dhe me top dhe refuzonin te laheshin; i kishte krehur floket e saj te dendur duke mposhtur ate tendencen e tyre per tu perdredhur e per te formuar ato ondet e medha; kishte ofruar edhe ti bente tualetin por Arsela nuk kishte pranuar te vendoste me shume se rimelin dhe buzekuqin e lehte e te zakonshem. Fustani vishnje ishte nje makth me vete por nuk mund te kundershtoje zgjedhjet e se emes. Me dembelizem ishte detyruar te dilte ate mbremje, dhe ja ku qendronte tashme, ulur ne ne cepin e tavolines duke ndjekur bisedat e shoqeve te saj, si te ishin nje top ping pong qe hidhej sa nga njera tek tjetra. Fizikisht ndodhej mes tyre por mendja e pabindur e  Arseles fluturonte tek Eriseldi. I kerkoi kamarierit ti sillte telefonin qe vetem pak me pare kishte lene per tu karikuar ne banakun e barit. I mungonte Eriseldi dhe ai send i pajete ishte ura mes tyre. Deshironte aq shume ta perqafonte por i duhej te kenaqej me mesazhet e tij, deshironte ta puthte e etur per butesine e buzeve te tij por mjaftohej me nje telefonate.
Pas shenjes se molles se kafshuar qe i kujtonte ate te Borebardhes, formimit te kodit pin dhe pritjes per shfaqen e pikave qe sinjifikonin valet telefonike ne ekranin e telefonit u shfaq emri i Eriseldit, i preferuari i saj.
'Ku je moj Arsele?'
Nisi ti shkruante 'Ku je ti jo une? :P' por u nderpre nga ato mesazhet e bezdisura te Vodafone qe e lajmeronin per plot 5 thirje te humbura nga ai numer qe e mbante mend permendesh, numri i tij.
Buzeqeshi, nje nga ato buzeqeshjet 36 dhembeshe qe nuk i shpetoi syrit te Ines, shoqes se saj te grupit.
- Shi si na qesh njera shi? Ne per romancat telenovelse te profesorve po flisnim, jo per ndonje yll. - pastaj pasi zhveshi ate cehren tallese te fytyres vazhdoi - Pastaj ti e ke nje te dashur, ate qe te sjell lule gjera. Ndonje mesazh nga burri? - pyeti ajo kurioze. Arsela vetem mohoi butesisht me koke dhe duke kerkuar ndjese u cua per tju arratisur vesheve kurioze te pseudo shoqeve te saj. Ato nuk e dinin per Eriseldin dhe as qe kishte nder mend tjua tregonte. Jo se ndihej e pasigurte per ndjenjat e saj, jo sepse turperohej prej tij. Perkundrazi, sepse ai ishte i cmuar per te, deshironte te ruante te paster e te cilter ate lidhje aq speciale qe ata ndanin, larg duarve dhe gojeve te ndotura te thashethemaxhieve, te kolegeve te saj te ardhshme.

Formoi numrin e tij dhe me zemren qe i rrihte fort ne kraharor, rrahje qe ndjente te pushtonin tere trupin e saj, vendosi telefonin prane veshit ne pritje per te degjuar tingullin e saj te preferuar, zerin e Eriseldit te saj.
Ai u pergjigj vetem pas nje zileje me nje Alo plot jete, aq ndryshe nga mbremjet e meparshme kur pershendetja e tij ishte  e larget, e thate, cdo dite edhe me e trishtuar. Vetem para disa netesh pas nje email te gjate te tij ne te cilin ai i referohej vetes si nje barre, i pavlere; pas telefonates se heshtur, ku ai refuzonte ne fliste por i lutej qe Arsela mos te mbyllte telefonin. 'Dua te degjoj frymemarrjet e tua, dua te ndjej qe ti ekziston'. Kishte heshtur, ajo heshtje nje thike qe lendonte zemren e saj. 5 minuta, 10 minuta ishte treguar e forte per Eriseldin, dhe pas nje pershendetjete te zhveshur nga optimizmi dhe shpresa, kishte qare, per Eriseldin e saj me te cilin jeta ishte treguar aq e padrejte.
- Hey, me ne fund. Te telefonova disa here, besoj e ke pare, po prisja per email tend dhe... - ndjeu qe duhej te justifikonte qindra telefonatat e saj per mos te ngjare si nje e dashur e fiksuar, ose me keq e markosur dhe e frikesuar per te. Eriseldi urrente te trajtohej ndryshe, urrente shikimet plot dhembsuri.
- Sot nuk ka email Arsela. - serioziteti e hija e rende e asaj fjalie e tremben.
- Pse? - pyetja me e palogjikshme i shpetoi buzeve te saj.
- Sepse do te te lexoj vete ate cka kisha shkruar sonte per ty.
Cfare? Deshironte te bertiste ne mikrofonin e telefonit teksa pickonte krahun e saj te zhveshur te pushtuar nga ato kokrrizat e vogla prej te ftohtit. Ishte enderr konkludoi e sigurte. Nje, nuk do kishte veshur kurrsesi ne realitet nje fustan kaq te ngushte dhe te shkurter dhe Eriseldi smund te kishte ardhur vertete, diten e trajtimit te tij te 2te, 1 dite para mbremjes se nderrimit te viteve.
- Te telefonova. Zbrit poshte do te te kisha kerkuar por ishe ti ajo qe su pergjigj kete here. Pasi kaluan 3 burra te vrenjtur dhe nje grua e moshuar qe me shikonin shtrembur sikur te isha ndonje hajdut qe prisja te vidhja pallatin tuaj, zonja e katert ishte mami jot. Me njohu, nga foto qe i kishe treguar ti me tha. Me tha edhe qe sonte je ne nje lokal ne bllok, Kripa, dicka e tille. - jo jo smund te ishte vertete aty. Ishte nje shaka bajate per te cilen do tja nxinte jeten mendonte. - Dhe tani vazhdon nuk me beson. Te shkon shume fustani meqe ra fjala, vish me shpesh te tille.
- Ku je? - pyeti me zerin e ulur, te ngjashem me nje peshperime por ishin krahet e tij qe e mbeshtillnin nga pas, ne trotuarin e ngushte te rrugices se bllokut pergjigja e vetme qe mori.
- Pas teje, - i peshperiti fare prane veshit dhe kete her trupi i saj u drodh, jo nga i ftohti i dhjetorit por nga fryma e tij e ngrohte qe perkedhelte qafen e saj te zhveshur.
U kthye per te ndeshur syte e bukur te Eriseldit, per tiu hedhur ne qafe si ne nje nga ato skenat e ritakimeve te filmave. Per here te pare per Arselen realiteti ishte me i bukur se faqet e librave qe lexonte...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now