XXXVII

830 85 21
                                    

21 dite me pas qendronte serisht ulur ne te njejten poltrone lekure, e njejta ore e perqeshte nga muri djallezisht. Cdo gje ishte e njejta pervec atij vete.
21 dite boshe, te vetmuara. Kafja e mengjesit nuk shijonte aq shume nese nuk shoqerohej nga ai vrapi per ne pune, pasditja e lire s'ishte vecse nje stergjatje e diteve monotone. Jetonte per ato castet kur perhumbej ne bisedat me Arselen, apo mbremjet kur ulur para kompjuterit shkruante emaile te gjata vetem per te. Por ato caste ishin aq te shkurtra dhe dita monstruoze i perpinte ne te.

Shkova ne pune sot. Jo per te punuar, askush nuk do deshironte te paguante sigurimet per dike te semure qe mund te vdese nga casti ne cast. As shefi im qe me respektonte. Me zgjati doren pa te keq, sikur nuk ishte ai qe ne te henen e pare pas rikthimit ne Viene me tha te mblidhja gjerat e mia pa iu dridhur qerpiku. Sot me qeshte dhe me pyeste si isha, sikur sa isha kthyer nga pushime ne Maldive. (Pushime qe do ti bej me ty :D). E genjeva, i thashe qe skam qene kurre me mire, por une dhe ti e dime qe ishte nje genjeshter. Me foli per punen, sikur te isha nje i panjohur dhe jo nje nga ish- punemarresit e tij me te mire. Doja ti thoja qe nuk kisha shkuar per te, por per te takuar miqte e mi qe nuk pata mundesi ti pershendetja pas largimit tim te shpejte.
Ata ishin mire, kujtonin vertete qe kisha shkur ne pushime, qe kisha qene une qe kisha lene punen. Vetem njeri dinte me shume. Une buzeqeshja sic bej se fundmi, shtirshem. E urrej kete buzeqeshje dhe mezi pres te te takoj sepse je e vetmja qe mund ta cjerresh masken e farses time, vetem ti di te me besh te qesh vertete. I dituri nder to me shikonte i zhgenjyer, priste te shpertheja ne lot, te shprehja friken time, ate qe vetem ti e njeh Arsele. Ti me njeh mua, dhe jo ato te panjohur me te cilet kam pire birra ne tere ato mbremje te gjata Vieneze.
Cdo gje duket kaq e huaj, ekzistoj i rrethuar nga e panjohura. Kam frike te pranoj qe jetoj, sepse kjo nuk eshte jeta ime. Ekzistoj si nje parazit dhe me vjen te qesh. Jam bere edhe une si kanceri, hah, nje bashkejetese e suksesshme kjo e jona, kam mesuar te behem si ai. Ushqehem me parate dhe mbeshtetjen e prinderve te mi, vjedh force nga ti. Edhe vete? Vete jam nje i paafte, i deshtuar.
Do doja te te pyesja nese me kupton. Ti do thuash po, sepse ti je e tille, ti mundohesh te kuptosh, por nuk mund te me kuptosh tani kam frike. Ti jeton, shkon ne shkolle, meson, flet me mua, del me shoqerine tende. Ndersa mua jeta me vodhi rutinen e punes, drekes se shpejte. Edhe tani une vjedh pak nga castet e jetes tende per te ushqyer dhe zbukuruar zbrazetiren time. Ndihem keq Arsele, por ti je e vetmja qe me ben te mendoj ndryshe. Ti je endorfina ime (po kam lexuar terminologji mjekesore). Mos hiq dore prej te cmendurit tend te skaduar.
Te lodha koken, kjo dreq monotonie me ka bere te thelle dhe filozof. Tek puna, po te tregoja per punen. E di c'ndodhi? Stomaku im me tradhetoi dhe u dorezua pikerisht aty.
Dhe muskujt per te cilet kam kaluar pasdite te tera ne palester me braktisen dhe u ndjeva i dobet, i paralizuar perpara tyre. Por vazhdova te buzeqesh teksa grushtoja barkun q me dhimbte dhe kerkoja ndjese per tu larguar. Kam nje pune tjeter genjeva. Premtova per nje birre, por c'birre zeza kur nuk me lejohet te pi. Kaq. Per tani.
Mos u ndje keq per mua. Nuk te shkruajta per kete qellim. Por kam nevoje te flas (te shkruaje) dhe ti je e vetmja qe di te me degjoje. Ty te flet shpirti im.
Me mungon! Do te te thoja qe te dua por ajo fjale eshte e thate per te pershkruar ate qe ndjej.
Te Eriseldoj = te dua ne menyren time, nje dashuri e sinqerte qe buron nga thellesia me e thelle e shpirtit tim dhe me ka pushtuar si me magji. Kjo lloj dashurie nuk digjet ne zjarrin e pasionit per tu kthyer ne hi, nuk dobesohet si era. Vetem shtohet...

Rikujtoi email e asaj dite teksa numeronte minutat. Edhe pak dhe do te ishte i lire. Kete here ishte i vendosur per te perqafuar lirine e tij, per ti shpetuar burgut te fjaleve te mjekut plakaruq dhe frikacak. Nese semurem eshte firma e tij ne letrat e mia, gishti drejtohet drejt tij. mendonte. Por nuk mund te semurej prane Arseles, edhe nese do te ishte duke vdekur me krahet e saj do te ndihej i gjalle.
Prandaj ate nate kur mjeku i kerkonte te ishte i kujdesshem, me i kujdesshem se 3 javet e fundit sepse qelizat e tij te bardha, ato luftetaret e organizmit, ishin ulur. Nuk duhet te levizte shume, duhet te mbrohej nga i ftohti. Duhet te bente mijera gjera te cilat as nuk i degjoi sepse me te dale nga spitali do te hipte me taksine qe kishte porositur pak me pare.
Bota kishte filluar numerimin mbrapsht per nderrimin e viteve: edhe 2 dite. Ai vete numeronte per dicka me te rendesishme; edhe 5 ore... Per Arselen!

Nje çast (shqip)Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz