XLIX

896 80 31
                                    

Nese kishte menduar qe te shkruante ate te mallkuar mesazh ne muret mbytese te tualetit te vogel, te shikonte reagimin e saj, te ndjente dhimbjen e saj si thika qe nguleshin ne zemren e tij, kishin qene gjeja me e veshtire ishte gabuar. Jo, lendimet e asaj dite nuk kishin fund.
Teksa shikonte Arselen qe terhiqte valixhen e saj te vogel permes deres se apartamentit te tij, ta shikonte teksa priste per ashensorin hapesirengushte me kurrizin e kerrusur, me syte e ulur ndjeu zemren e thyer te thyhej serisht, kete here jo me ne copeza por ne cifela, nga ato qe merren nga era per mos tu ribashkuar me kurre. E shikonte teksa ajo largohej, pergjithmone, dhe nuk mundej te zgjaste doren per ta terhequr edhe njehere drejt vetes. E shikonte teksa luftonte lotet tinezare. Qaj Arsele sepse edhe une deshiroj kaq shume te qaj sebashku me ty. deshironte ti rrefente sepse edhe ai si ajo luftonte te njejtat pikeza uji te kripura.
'Mirupafshim Eriseld' peshperiti ajo me zerin e mposhtur perpara se te zhdukej pas deres automatike te ashensorit.
'Lamtumire Arsele.' do te kishte qene pergjigja e tij. Lamtumire... Ajo tashme ishte e lire per te nisur fluturimin e saj, ndersa e vetmja rruge per Eriseldin ishte ajo drejt fundit... Jo, nuk nenkuptonte vdekjen ndonese hija e saj qendronte mbi te me e prekshme, e afert se kurre. Fundi nuk ishte te vdisje, vdekja do te ishte nje shpetim, fundi ishte te ekzistoje nje qenie gjysmake ne kete bote te plote. FUndi ishte te shikonte njerezit qe qeshnin perpara syve tetij, njerez qe vraponin, perqafonin jeten, dashuronin njeri tjetrin. Ti shikonte, te deshironte me cdo qelize ende te gjalle te trupit te tij qe te ishte nje prej tyre. Por ai nuk ishte me nje 'njeri'. Ai tashme ishte trasformuar ne nje kufome, po, nje trup i skaduar mburoje e nje shpirti te lenduar. Jo, ai nuk do te qeshte me si me pare, nuk do te mund te dashuronte me si me pare. Ai ishte i marre fund, dhe vdekja ishte e mirkpritur por e poshtra refuzonte te zgjaste duart e ftohta per ta mberthyer edhe ate. Ishte i burgosur i kesaj vuajtje, i kesaj torture shpirterore, psikologjike, mendore te ciles nuk mund ti shpetonte, i burgosur pa nje limit kohor. Ndoshta deri neser, ndoshta pergjithmone. Ne qeline e tij nuk kishte vend per nje vet te dyte, nuk kishte vend per Arselen e cila me driten e saj engjellore bente erresiren e tij edhe me te tmerrshme pas largimit te saj.
Arsela do te prekte engjejt ndersa ai do te perqafonte djajte e tij.
Kanceri mund ti rrembente gjithcka, mund te shkaterronte edhe ate, por deri ne frymen e fundit do ta dashuronte Arselen, do ta dashuronte me ciltersine e atyre diteve te kaluara ne Tirane. Pergjithmone....

*

Jo, jo, jo ai nuk mund te dorezohej. Jo ai nuk mund te sakrifikonte dashurine e tyre, nuk mund te dorezohej, nuk mund te gjunjezohej perpara frikes se deshtimit, te fundit. Jo, ai ishte Eriseldi i saj i forte, Eriseldi i saj i qeshur. I njejti djale qe lajmin e kancerit e kaperceu me nje buzeqeshje, i njejti djale qe shtrengonte doren e saj i frikesuar ne korridoret e Hygeas por per asnje cast nuk e lejonte friken ta komandonte. I njejti djale me te cilin ishte dashuruar. I njejti qe butesisht e kishte puthur, perqafuar, i njejti qe kishte shtrenguar doren e saj per mos ta lene te rrezohej pas ndarjes me Frenklin. A ishte Eriseldi i dobesuar qe qendronte perballe saj, veshur me patkun e disfates po ai i mashkulli i forte dhe i qeshur? A ishte djali qe priste nje reagim te saj, djali qe nuk kundershtonte lotet po i njejti qe dinte te buzeqeshte mrekullisht?
A ishte i njejti djale qe i kishte premtuar perjetesine ai qe tani po ia rrembente, ai qe tani po e shtynte larg vetes?
Po, ai ishte i njejti...
I kerkonte qe ta urrente, por si mundej ajo te urrente mashkullin qe aq fort dashuronte. I kerkonte qe ta harronte, qe te dashuronte serisht por si mund te mendonte qe do te ishte aq e thjeshte per te qe te vuloste kapitullin me te bukur te jetes se saj. Jo, nuk mundej.
Mund te zgjidhte te besonte qe ai nuk e dashuronte por ajo ishte nje genjeshter e shemtuar qe mundohej ti ushqente vetes per ta bere me te lehte. Jo, ajo ishte nje genjeshter sepse e lexonte ne syte e tij te lenduar te tere dashurine e pafundme ne te cilen i pashprese ai ishte mbytyr.
'Une jam komerdarja. Une dua te jem shpetimtarja jote. Une te dua' deshironte ti thoshte. Kete here tia thoshte ndonese fjalet ishin aq te thata peprara veprimeve, dhe tere veprimet e saj kishin qene te pamjaftueshme per ti bere te kuptonte qe ajo nuk deshironte te dorezohej.
Une jam po aq e forte sac ishe ti dikur. Une jam e forte prej teje Eriseld. Une vajza qe dikur fshihej pas librave dhe nje lidhjeje te deshtuar, une qe me syte ulur menjanoja cdo kontakt njerezoj. Une e dobeta qe lendohesha pas nje kunje te hedhur nga ndonje smirushe, une qe qaja pas nje note te keqe. Fale teje jam e njejta une, por me e forte, me e vendosur. Dhe ti po me perzen, ti po me perzen sepse ke frike te me lendosh me barren tende. Ti zgjedh te me lendosh keshtu, me lendon me shume keshtu. Nuk e kupton qe nese largohem prej teje do te humbas jo vetem ty, do te humbas forcen time te rigjetur. A e kupton qe te dashuroj? Te dashuroj fort, pafund. Te dashuroj dhe ti me refuzon sot ndonese e di?'

Aq shume fjale per te thene por u mjaftua me nje 'Pse?' te shqiptuar nen ze, nje pse qe ndonese ai e degjoi nuk iu pergjigj.
'Mos e bej kete Eriseld' ishte pergjerimi i saj i fundit teksa ngrihej per tu afruar prane tij. Ai vetem hodhi nje hap pas dhe ajo ndaloi. E padeshiruar, e huaj...
'Te lutem mos me perze. Me ler te te dashuroj. Mos ma rrembe' tha me lotet qe shperthyen nga syte e saj. 'Une nuk dua te te humbas, une nuk do te te humbas. Mos u zhduk nga jeta ime. Te dua.' peshperiste mes ngasherimave qe kishin pushtuar trupin e saj.
Ndjeu krahet e dobet te Eriseldit teksa e terhiqnin, ndjeu ate perqafimin aq te embel qe do ti mungonte pafundesisht si cdo gje e tij. U mbush me fryme, duke deshiruar te vidhte sa me shume nga aroma e Eriseldit te saj. E shtrengoi fort per te kujtuar ndjesine e trupit te tij prane vetes dhe qau, qau deri sa lotet iu thane ndonese deshironte te vazhdonte te qante, nese te qarat do ti siguronin nje tjeter perqafim. Do te te zgjidhte te qante deri ne pafundesi nese kjo perkthehej qe Eriseldo do te ishte prane saj.

'Arsele, shttt, ti e di qe do te te dua pergjithmone apo jo? Ti e di. Vetem ty. Mos qaj. Behu e forte dhe me bej krenare. E forte per mua. Me ploteso kete deshire te fundit. Shko' tha ato fjale fare prane veshit te saj teksa ledhatonte butesisht floket prej shkurreje te Arseles.

'Nuk dua te shkoj. Nuk dua te shkoj vetem. Dua te vete kudo vetem me ty. Jo vetem' tha por cdo lutje e saj kthehej pas nga mburoja e ngurte e vendosmerise se tij.

Mes tyre gjithcka perfundonte aty...

Thau te fundit lote dhe duke u shkeputur prej Eriseldit mblodhi ato pak sendet e saj per ti kycur brenda valixhes se vogel. Veshi te njejtat xhinse te rehatshme si nje dite me pare, te njejten triko te gjere, hodhi siper pallton e trashe dhe teksa shtrengonte shallin rreth qafes pa drejt Eriseldit qe i ulur ne nje prej karrigeve te vogla te kuzhines ndiqte cdo veprim te saj.
'Pse nuk me ndalon?' deshironte te bertiste por heshti, shume e lodhur per te folur, e lodhur per tu lutur me tej...
Terhoqi valixhen drejt deres se vogel dhe serisht ai nuk e ndaloi...
I ofroi ta shoqeronte ne aeroport por Arsela mohoi me koke. E dashuronte, e dashuronte aq shume sa te pranonte edhe deshiren e tij te fundit, ate kerkese absurde te tij per tu ndare. Por sepse e dashuronte deshironte te largohej sa me pare prej tij, te largohej sepse cdo sekond me shume ushqente me tej dhimbjen e saj, ate dhimbje qe ushqehej me qenien e Arseles, ate dhimbje qe e perqeshte e lumtur. 'Ma hodhe heren e pare pas tradhetise se Frenklit, por je e imja tani Arsele dhe di une cdo bej me ty' dukej se kercenonte ajo...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now